E Shtunë, 04.20.2024, 04:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KORRIDORI JUGOR I GAZIT DHE FAKTORËT E RREZIKUT
Nga PETRIT HALITI

E Hënë, 09.22.2014, 11:35am (GMT+1)


Politika dhe strategjia e madhe e BE për diversifikimin e burimeve energjetike dhe sigurimin e një pavarësie energjetike nga Rusia.... mund të thuhet se arriti një sukses të madh në datën 20 shtator, kur në Baku të Azerbajxhanit u zhvillua ceremonia e përurimit  të ndërtimit të gazsjellësit ndërkombëtar "Korridori Jugor i Gazit". Rëndësia e kësaj ngjarjeje apo hopi nuk provohet vetëm nga pjesëmarrja zyrtare e nivelit të lartë me presidentë dhe kryeministra, të vendit mikpritës, të Turqisë, të Greqisë, të  Gjeorgjisë, të Bullgarisë, të Malit të Zi, dhe dinjitarë të lartë nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Maqedonia etj. Rëndësia e nisjes së Korridorit Jugor të Gazit qëndron në dimensionin gjeostrategjik të tij dhe duhet theksuar se ky projekt është një nismë e Komisionit Europian.

Presidenti i Komisionit Europian, Manuel Barroso,  duke përshëndetur këtë ngjarje, deklaroi se Korridori Jugor i Gazit është më shumë se një gazsjellës: është një projekt i vërtetë  gjeostrategjik. Presidenti i Azerbajxhanit e cilësoi 20 shtatorin si një datë historike, sepse ne po fillojmë projektin e shekullit të  21-të. Historike e vlerësoi edhe kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, kurse kryeministri Turqisë, Ahmet Davutoglu, theksoi vizionin e ri, që projekti i Korridorit Jugor të Gazit do të ndryshojë perceptimin e rajoneve të Ballkanit dhe të Kaukazit si rajone konflikti dhe do t'i lidhë ato si rajone paqeje. Fakti që të gjitha vlerësimet e udhëheqësve dhe zyrtarëve të lartë të shumë shteteve europiane dhe aziatike kanë emërues të përbashkët rëndësinë gjeostrategjike të këtij projekti, e bën Korridorin Jugor të Gazit një kthesë të madhe në raportet ndërkombëtare të energjisë dhe të  sigurisë.

Korridori Jugor i Gazit do të jetë faza fillestare e ndërtimit të gazsjellësit ndërkombëtar, që do të furnizojë vendet europiane  me gazin e detit Kaspik. Për herë të parë në histori, gazi nga rajoni i detit Kaspik do të hyjë në tregjet europiane. Faza e dytë do të jetë ndërtimi i gazsjellësit Transanatolia, TANAP, ndërtimi i të cilit nis në 1 prill 2015, dhe TANAP do të lidhet në kufirin turko- grek me gazsjellësin Transadriatica TAP, që do kalojë edhe nëpër Shqipëri. Do të jetë një investim, që do të kalojë 45 miliardë dollarët. Gazi azer do të arrijë Turqinë në 2018- ën dhe Europë në 2019-ën. Sikurse deklaroi presidenti i kompanisë së madhe shtetërore azere të naftës dhe gazit, Rovnag Abdullajev, "ne po zgjerojmë Korridorin Jugor të Gazit dhe po ndërtojmë TANAP dhe TAP si  pjesë e fazës së dytë të pellgut Shah Deniz. Sot u vendosën bazat e Korridorit Jugor të Gazit dhe ai ka qëllim të sigurojë sigurinë  energjetike të Europës".

Në këtë mënyrë, Korridori Jugor i Gazit mori tani jetë dhe ai bashkon interesat e shumë shteteve, si të atyre që do të furnizojnë, të atyre që do të tranzitojë, edhe të atyre që do të furnizohen në destinacionin e fundit europian. Por projekti i Korridorit Jugor të Gazit tërheq në interesin e tij edhe shtete të tjera, që nuk përfshihen tani për tani në listën e mësipërme. Jo rastësisht, në ceremoninë e nisjes së projektit merrnin pjesë presidenti i Bullgarisë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë apo presidenti i Malit të Zi. Projekti ka rëndësi të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe presidenti malazez përmendi në Baku se Korridori  Jugor i Gazit u theksua në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor si projekti më i rëndësishëm për Europën. Kjo do të thotë se Korridori Jugor i Gazit, që do të kalojë nëpër Ballkan, ka hapësirën, mundësinë dhe planifikimin të ketë rrjete më të gjera të shtrirjeve, të cilat mund të mbulojnë pothuaj të gjithë gadishullin e Europës Juglindore. Në një perspektivë të tillë, as Rusia dhe as ndonjë shtet aleat i saj në Ballkan si Serbia, nuk do të arrijnë të bëhen instrumente presioni energjetik në rajon. Me interes është se në planifikimet e ardhme përfshihen edhe degë drejt Bullgarisë  apo degë drejt Greqisë dhe Italisë, të cilat më parë kanë qenë parashikuar në projektin e gazsjellësit rus "South Stream".

Në të njëjtën kohë, projekti i Korridorit Jugor të Gazit planifikon edhe furnizimet e mëvonshme me gaz nga Turkmenistani, Iraku dhe Irani. Realizimi i Korridorit Jugor të Gazit vjen si një projekt energjetik dhe gjeostrategjik i BE për të siguruar një nga bazat e sigurisë dhe pavarësisë ekonomike, që është sigurimi i energjisë. Është e njohur se Europa në afro 40 për qind të nevojave të gazit varet prej gazit rus, furnizimet e të cilit në disa shtete europiane arrijnë deri 80 për qind të nevojave. Pas përpjekjesh prej disa dekadash për projekte dhe gazsjellës, që diversifikojnë burimet e energjisë, më së fundi nisi Korridori Jugor i Gazit, i cili do të sjellë raporte të reja në fushën e marrëdhënieve energjetike ndërkombëtare. Rëndësia e këtij projekti bëhet edhe më e madhe në dritën e zhvillimit të ngjarjeve të reja negative në kontinentin evropian dhe të krizës ukrainase. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, me aneksimin e dhunshëm të Krimesë dhe pushtimin e disa rajoneve ukrainase si Donjecku dhe Lugansku, tregoi se në politikën e madhe të Rusisë në fushën e jashtme ka një ndërlidhje dhe bashkëpërdorim të instrumentit energjetik me instrumentin ushtarak. Rusia i ndërpreu gazin Ukrainës në qershor dhe pak më vonë ia ndërpreu edhe Polonisë. Presioni ushtarak u shoqërua me presionin energjetik, me qëllimin e nënshtrimit të Ukrainës dhe të  pranimit të kushteve të pushtuesit. Ndërhyrja ruse në Ukrainë ia kujtoi edhe njëherë BE-së se cilat mund të jenë pasojat e varësisë  energjetike nga gazi rus, në rrethanat e një politike agresive apo ndërhyrje të Rusisë në shtete të tjera të Europës, anëtare ose jo të  Bashkimit Europian. Korridori Jugor i Gazit pakëson shanset e Rusisë për të luajtur intrigat energjetike me shtetet e ndryshme europiane. Pakëson mundësitë e Rusisë për të përdorur presionin energjetik me qëllim të sigurimit të kontrollit energjetik në vendet europiane. Janë të njohura lojërat energjetike, që ka luajtur Kremlini në funksion të strategjisë së shtrirjes së influencës së tij në vendet e tjera.

Në kohën që në Ukrainë në fuqi ishte qeveria properëndimore e revolucionit të portokalltë, Rusia ndërmori projektin e gazsjellësit "South Stream", me qëllim të anashkalimit të Ukrainës si shteti kryesor i tranzitimit të gazit rus në Europë. Gjatë tratativave për projektin e gazsjellësit "South Stream", Rusia herë premtonte dy degë të tij, njërën nga Bullgaria dhe tjetrën nga Greqia për në Europë, dhe premtonte startin tokësor të tij herë nga Bullgaria dhe herë nga Rumania. Taktikat ruse synonin të rrisnin varësinë e çdo shteti pjesëmarrës nga gazi rus dhe pranimin e kontrollit të plotë energjetik rus në territorin e atij shteti. Kjo shpjegon këmbënguljen e Rusisë për të firmosur marrëveshje shtetërore të nivelit të lartë për gazsjellësin e saj "South Stream" me gjashtë shtete anëtare të BE dhe një shtet kandidat të BE, duke shkelur si legjislacionin e BE, ashtu dhe politikën energjetike të BE. Ndaj dhe BE i cilësoi të pavlefshme marrëveshjet e shteteve anëtare për gazsjellësin rus. Në këtë situatë, kur ende vazhdojnë  bisedimet e BE me Rusinë për këtë çështje, nisja e projektit të Korridorit Jugor të Gazit, jep një garanci për furnizimet të tjera dhe ecjen drejt pavarësisë energjetike të vendeve të BE.

Natyrisht, rëndësia gjeostrategjike e Korridorit Jugor të Gazit qëndron në lidhjen dhe bashkësinë e interesave afatgjatë të shteteve dhe rajoneve të ndryshme, të cilat nuk i përkasin një organizate apo një kontinenti të vetëm. Kjo bashkësi interesash ka të bëjë me gazin, që nga furnizimi, tranzitimi e deri tek destinacioni i fundit, por ka të bëjë dhe me sigurinë e rajoneve të përfshira në këtë projekt gjeostrategjik. Në këtë mënyrë, prioritet do të marrin zgjidhjet e problemeve dhe të konflikteve mbi bazën e rregullimit paqësor dhe në gjithë këtë gjerësi gjeografike, ulja e tensioneve pritet të jetë një produkt i këtij projekti të madh. Kur nisin projekte të tilla madhore, është e kuptueshme se nuk mund të lihen jashtë shqyrtimit faktorët e riskut, që mund ta shoqërojë në planin global. Dhe faktori i parë i riskut rezulton Rusia, e cila nuk ka interes që të ndërtohet Korridori Jugor i Gazit, që ia paralizon asaj armën energjetike ndaj vendeve europiane. Në këtë kuadër është e logjikshme të parashikohet se Rusia mund të ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të bërë të mundur pengimin, sabotimin dhe bllokimin e këtij projekti, i cili rivalizon jo vetëm gazsjellësin rus "South Stream", por gjithë politikën energjetike ruse në Ballkan  dhe në Europë. "Në dritën e krizës ukrainase, realizimi i Korridorit Jugor të Gazit, - vinte në dukje agjencia azere "˜Trendaz' në 20 shtator, - është për BE rrugëdalja nga situata e pasigurisë dhe rreziqeve rreth furnizimeve të gazit rus". Analiza e kompleksit të rrethanave dhe historisë së marrëdhënieve të Rusisë me shtetet përkatëse, e strategjisë dhe e taktikave energjetike ruse, të çon në dy drejtime kryesore rreziqesh: Së pari, Rusia mund të përpiqet të krijojë probleme të sigurisë në linjën e Korridorit Jugor të Gazit.

Kjo ka të bëjë sidomos me vendet e Kaukazit, ku shteti rus mund të provokojë tensione dhe konflikte, të cilat mund të pengojnë konkretizimin e projektit madhor të jugut. Kaukazi ka shumë vatra tensioni, por mjafton të përmendim rajonin e Nagornij Karabakut, një territor azerbajxhanas, që mbahet i pushtuar nga Armenia, për të kujtuar që një vatër konflikti të ngrirë ndodhet në hartën e ndërtimit të Korridorit Jugor të Gazit. Por jashtë strategjisë ruse të provokimit të tensioneve dhe konflikteve nuk është as Ballkani.  Së dyti, Rusia mund të krijojë probleme në planin gjeopolitik, që do të thotë se ajo mund të përpiqet që, në pamundësi të bllokojë vetë projektin e Korridorit Jugor të Gazit, të realizojë ndërrime qeverish në njërin apo tjetrin shtet të projektit dhe të sjellë në fuqi qeveri proruse, e cila të tërhiqet nga projekti. Një metodë të tillë e përdori Rusia në Ukrainë në vitin 2010, kur për të arritur qëllimin e saj të mbajtjes së bazave ushtarako-detare ruse në Krime, arriti të përmbysë qeverinë demokratike të revolucionit të portokalltë, e cila kishte kërkuar largimin e bazave ruse dhe solli në pushtet një qeveri proruse, që i mbajti këto baza. Çdo projekt, i vogël ose i madh qoftë, ka faktorë rreziku për t'u mbajtur në konsideratë.

Dhe është e natyrshme që, edhe projekti i Korridorit Jugor të Gazit ka faktorët e tij të rrezikut. Pas asaj që ndodhi në Ukrainë, qoftë BE, qoftë shtete të veçanta europiane dhe aziatike, janë më të ndërgjegjshme për këta faktorë rreziku, që do të thotë se janë më të përgatitur për të mbrojtur interesat e tyre dhe Korridorin Jugor të Gazit. Ndaj shpresat dhe dëshirat janë që ky Korridor, i cili do të  kalojë edhe nëpër Shqipëri, të materializohen sa më shpejt, duke sjellë siguri energjetike dhe siguri gjeostrategjike.

PETRIT HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBRËMJE E SUKSESSHME, TAKIM MBRESËLËNËS I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË (Sh.Sh.Sh.A) (09.22.2014)
HAKI LATIFI, Kryetari i LDK Zvicër - LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË KOLONEL AHMET KRASNIQIT! -Në kujtim të 16 vjetorit të vrasjes tinzare të ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi (09.22.2014)
NA ËSHTË BËRË NJË MOZAIK I KEQ I SKENËS SONË POLITIKEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.22.2014)
HISTORIA E KISHËS NË SHQIPËRI (09.21.2014)
TË LUMTË, SHQIPËRIA IME!Skicë nga Prof MURAT GECAJ (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU NË SHËN MARINË E MADHE LUTET PËR SHTEGTIMIN E TIJ NË SHQIPËRI (09.20.2014)
DON SHAN ZEFI - PAPA FRANÇESKU I DO SHQIPTARËT, PASARDHËSIT E DISA PAPËVE! (09.20.2014)
SI MË PAGËZOI GJYSHJA NË SHKODËR - KRYEMINISTRI EDI RAMA RRËFENTE MË 2004 SI U PAGËZUA KATOLIK (09.20.2014)
NË VIGJILJE TË VIZITËS SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI (09.20.2014)
MIRË SE VJEN PAPA FRANÇESKUNga AGIM GASHI (09.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]