VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARJA EGZONITA ALA SHPALLET 'MISS GJERMANIA 2014'
Vendin e dytë në garë e merr shqiptarja tjetër, FJOLLZA AVDIU

E Martë, 09.23.2014, 03:10pm (GMT1)


Sukseset e vajzave shqiptare nëpër konkurse bukurie në botë tashmë nuk janë risi.
Spektakli "Miss Gjermania 2014" i cili është mbajtur në Dortmund ka dhënë çmimet kryesore për dy vajza shqiptare.

Egzonita Ala është bukuroshja shqiptare që është zgjedhur "Miss Gjermania 2014", çmimi i dytë i ka takuar një tjetër vajze shqiptare. Fjala është për Fjollza Avdiun nga Mitrovica për të vijuar me çmimin e tretë të fituar nga Sabrina Nennemann.

Më këtë fitore Egzonita ka përfituar kontratë njëvjeçare me kompaninë "Emmi Nail", pastaj 15 mijë euro para të gatshme, ndërsa do të përfaqësojë Gjermaninë në spektaklin botëror "Miss Bota 2014" që do të mbahet në nëntor në Londër.

Menaxherja e Egzonitës, njëherësh artiste e njohur për make -up në Gjermani, zonja Nazlije Sadrija e cila është prej vitesh pjesë e stafit të këtij spektakli, është ndarë shumë e lumtur me fitoren e vajzave shqiptare.

Egzonita, e cila mban titullin edhe si fituese e spektaklit "Miss Diaspora 2014" është 17 vjeçare nga Peja, banon në Shtutgart ndërsa vijon mësimet për ndihmësdentiste.




www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.