E Premte, 04.19.2024, 12:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DEMOKRACIA E VETË PARTIVE - PASQYRË E SKAMJES SONË DEMOKRATIKE
Nga BEN ANDONI

E Hënë, 09.29.2014, 07:18am (GMT+1)


Pak orë para ardhjes së Papa Françeskut, disa prej politikanëve shqiptarë bënë një mbledhje të ngutshme. Ishte e ngutshme, pasi për disa orë, e gjithë vëmendja do duhej të zhvendosej me detyrim tek kreu i pontifikatit. Vetëm pak orë pas largimit, mesazhet e tij u harruan dhe egërsia dhe fyerjet e dy kampeve vazhduan njësoj.

Ndërkohë, një lajm i hedhur si shkarazi, i bëri njerëzit të kujtonin edhe njëherë se sa e pandjeshme është politika ndaj tyre. Deputetët e PS-së iu ankuan hapur kreut të tyre të Partisë, se njerëzit e Ekzekutivit, por edhe aparatçikët më të vegjël, nuk denjonin t'u hapin më as telefonin. Që përkthehet se hallet e bazës, tani thjesht arkivoheshin në harrim.

Paçka shpresës së vazhdueshme të një pjese të shoqërisë për demokracinë e brendshme partiake, mënyra e sjelljes së partive nga brenda shtëpisë s'ka ndryshuar. Si dy pika uji, e njëjta situatë ishte përcjellë me PD-në vite më parë, pas fitores së zgjedhjeve. Dhe, nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Në një vend ku gjithçka vendoset nga politika, kjo lloj gjendjeje është normalitet i pranueshëm. Edhe pse në dukje, të duket se gjërat po ndryshojnë në kampin e PD-së me kuvendin e mbledhur pas shumë viteve mungesë dhe paradoksalisht plot një vit pa humbjes. Por kur kujton vonesën dhe frymën, atëherë e kupton se e gjitha është një maskë për të fshehur luftën për marrjen e pushtetit të një fashe të ardhshme politikanësh. PD-ja, ashtu si edhe PS-ja që është në fuqi, nuk i shmangen dot prirjes së tyre të partikracisë, për të sunduar falë shumatores së votave Parlamentin, Ekzekutivin dhe gjithçka munden gjatë mandatit, duke diktuar deri edhe zhvillimin e shoqërisë. Dhe, situata e sotme demokratike e vendit është realisht pasqyrë e mungesës së demokracisë në partitë e mëdha. Kjo e bën Partinë Socialiste që, edhe pse ka të ngritur kinse prej muajsh një grup pune për zgjedhjet e brendshme, nuk jep as edhe shenjën më të vogël se diçka do të zhvillohet. Handikapi qëndron në strukturat që vazhdojnë ende pa mandat deri te kryetari, edhe pse në statut përcaktohet qartë se Asambleja Kombëtare duhej të kishte thirrur kongresin e jashtëzakonshëm, brenda 30 ditëve nga mbarimi i mandatit të kryetarit, për të shqyrtuar kandidaturat për kryetarin e ri. Më të pashpresë e bëjnë fenomenin justifikimet e para disa javësh të Ramës, se janë të panevojshme votimet, pasi është parti fituese! Por, nëse për të s'ka rëndësi, në bazë pasojën e sheh me përcjelljen e dobët të deputetëve të tij në rrethe dhe zbehjen e madhe të besimit. Demokracia e një partie ka rrjedhoja direkte në jetën e një vendi. Pak vite më parë, PD-ja e përdori njësoj këtë kartë, duke thënë se angazhimet dhe detyrimet e shumta të vendit e pengonin, madje me një justifikim edhe më elegant të Berishës, kur tha se: "˜PD-ja do të kthehej në një parti elektorale e modelit amerikan!' Qesharake në thelb, kur kujton sot disproporcionin e pompozitetit të Kuvendit të tyre dhe sesi u bë procesi zgjedhor, i cili nisi pa u mbledhur kryesia, pa u diskutuar fare në Këshillin Kombëtar apo grupin parlamentar, dhe për më tepër pa e ditur askush se kush i propozonte emrat e të deleguarve, edhe madje me një grup emrash fare të pandershëm për bazën e PD-së...

Fenomeni i mungesës së demokracisë të brendshme që vjen si pasojë e arrogancës së sjelljes së krerëve të partive dhe strukturave afër tyre, e ka sjellë direkt impaktin në shoqërinë shqiptare, aq të lidhur me vendimet partiake. Të shikosh kronikat në Tv ose të dish batutat në terren, e kupton sforcimin e politikanëve për të mbledhur votat. Moralisht tejet të sforcuar dhe hipokritë, kurse demokratikisht tepër të pandjeshëm... Janos Kis cilësonte me të drejtë se: "Filozofia politike mbështetet në filozofinë morale: ajo kërkon parime të së drejtës dhe së mirës. Por, megjithatë, në dallim nga filozofia morale, zbatimi i këtyre parimeve nuk kryhet mbi sjelljen vetjake, por mbi institucione jashtëvetjake, te rregullat e shtyra në mënyrë detyruese, mbi konvencione dhe praktika. Ajo nuk na kërkon si të jetojmë e të veprojmë secili prej nesh, por na kërkon të përcaktojmë ato institucione për të cilat do të biem në një mendje të bashkërendojnë veprimet dhe jetën tonë".

Kjo do të thotë pak a shumë se respekti i statuteve të partive do bënte që politika të kishte më ndjeshmëri për demokracinë dhe kur është në fuqi edhe për institucionet e pavarura, për të shtensionuar këtë pseudoluftë mes dy taborëve të mëdhenj politikë. Pasi mosrespektimi i demokracisë së brendshme që manifestohet me konfliktet e brendshme në dy partitë kryesore, ka sjellë pasoja direkt në shoqëri, por edhe në modelet ekonomike, ku njerëzit sot e kanë humbur realisht zërin e tyre përfaqësues. "Ka më shumë të ngjarë që zhvillimi ekonomik të përforcohet dhe të zërë rrënjë në qoftë se njerëzve u jepet mundësia e vërtetë për të pasur një zë në qeverisjen e tyre, dhe si rrjedhim bëhet e mundshme edhe përfitimi nga frutat e progresit ekonomik dhe politik", referonte Ban Ki Moon kur fliste pak ditë më parë për ditën e demokracisë.

Ndaj politikanët e sotëm shqiptarë që e kanë pushtuar skenën politike, janë historikisht personazhet që mbeten përgjegjëse për demokratizimin e politikës, mungesën e një modeli ekonomik, varfërinë që ka kapur segmente të tëra të vendit dhe korrupsionin që e ushqejnë përditë. Kjo na mban të fundit në Ballkan në zhvillimin ekonomik dhe në demokracinë funksionale. Aq sa nuk mund të mbulohet dot dhe me mesazhet pozitive të Papës së të varfërve, që po shfrytëzohet aq shumë...

BEN ANDONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇFARË PAGUAN SERBËT PËR TË ZHDUKUR SHQIPËRINËGruaja e oratorit serb “tradhton” bashkëshortin e saj në Konferencën e Paqes, Paris 1919, duke u kthyer në anën e shqiptarëve (09.28.2014)
SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI SOT (X)Nga BRAHIM IBISH AVDYLI (09.28.2014)
LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT ËSHTË LUFTË KUNDËR APARATIT BUROKRATIKNga SKËNDER MULLIQI (09.28.2014)
FJALA E PLOTË E LULZIM BASHËS SOT NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PD (09.27.2014)
DRITARJA ME HEKRA...Nga FRITZ RADOVANI (09.27.2014)
CHELSEA CLINTON ËSHTË BËRË NËNË - E BIJA QUHET CHARLOTTE CLINTON MEZVINSKY -E shpall lajmin në Twitter - 'Unë dhe Marc jemi plot dashuri' (09.27.2014)
ENVERIZMI ANGLISHTFOLËS RREZIKSHMËRI PËR SHOQËRINË SHQIPTARE!Nga BESIM NDREGJONI, Studiues i krimeve të komunizmit (09.27.2014)
MAQEDONIA AS ME SERBINË, AS ME PERËNDIMINOpinion nga HADI OSMANI (09.26.2014)
16 VJET NGA MASAKRA E ABRISË SË EPËRME (09.26.2014)
NASER RUGOVA BOTON GJENEALOGJINË E TIJ DHE TË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]