VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AS. DR. LABINOT SHAHINI, SHEMBULL I ARDHMËRISË SHQIPTARE
Nga AGIM GASHI

E Hënë, 09.29.2014, 03:40pm (GMT1)



 Ass. Dr.Labinot Shahini

Jemi dëshmitarë të shumë gjërave makabre që po ndodhin te ne, në Kosovën e pasluftës..Tranzicioni disi po zgjatet, dhe po na duket shekujt i kemi para vetes sonë. Disi na duket se asgjë më nuk funksionon në atdheun tone të lashtë e si shtet, më i riu në botë.

Të kqijat e mbuluan çdo të mire, si në shkencë, kulturë, mjeksi...dhe ngulfaten çdo pore jete.

Nganjëherë pyesim veten: vallë, ku mbeten bujaria, besnikria dhe vyrtyti njerzor i popullit tone.

Por shpresat akoma nuk i kemi humbur. Nga gjeneratat e reja po fillojnë të rrezojnë njerz që na e kthejnë shpresën e buzqeshjen për ardhmëri.

Një rreze e drite e ardhmërisë, duket edhe te një mjek i ri i cili premton shumë, për një kuader të mjeksisë kosovare që do të na bëj të krenohemi para botes.

As. Dr. Labinot Shahini nga Lipjani, aktualisht asistent i Patologjisë në Fakultetin e Mjeksisë të UP-së, është para doktortures në Universitetin e Zagrebit. Djaloshi shqiptar, mjek i shkëlqyeshë, patolog shembullor e mbi të gjitha njeri me plot dashuri ndaj profesionit e me Betimin e Hipokratit, është shpresë e Kosovës.

Ass.Dr. Labinoti, duke e pare nevojen që ka mjeksia kosovare, sidomos për Patolog, iu përvesh punës, kreu studimet me shumë sukses, studjoi me zell për profesionin e tij, dhe arriti të ketë edhe publikime me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për Patologjinë kosovare por edhe atë botrore.

Tani Ass.Dr.Labinot Shahni, me sjelljet dhe sukseset e tij prej mjeku, sukseset e arritura në Universitetin e Prishtinës si dhe publikimet shkencore që i bëri, ai u ftue nga Universiteti i Torinos në Itali, për një hulumtim shkencor me rëndësi të vaçnt rreth kancerit të gjirit,ku do ta përfaqson Kosovën në mesin e shumë Patologëve nga e mbarë bota.

Me fjalë tjera, Kosova është e etur për një mjeksi profesionale e cila deri tani lëngonte nga joprofesionalizmi dhe korrupcioni në shëndetësi.

Gjeneratat e reja janë shpresa e vetme për kthes të mëdha.

Ky shembull i vlerav të larta njerëzore, i bindet me mire se askush Betimit te Hipokratit që në Kosovë pothuajse ishte vetëm si emër.

Ky njeri i ngritur si ne aspektin personal njashtu edhe në atë professional, duke punuar ndershëm, do bëjë shumë për mjeksinë kosovare, sepse ai e di me mire se askush tjeter se ç'eshte etika mjekesore.

Disa nga publikimet e Ass.Dr.Labinot Shahinit

Titulli I publikimit:
Clear cell variant of diffuse large B cell lymphoma a case report
Emri i revistes: med Case Reports: viti 2001

Hepatobiliary neuroendocrine carcinoma case
Emri I revistes:med case reports
viti:2010

E shumë studime tjera në Revistat profesionale të Ballkanit dhe Evropës.
Na mbetet ti Urojmë suksese të reja, e dhashtë Zoti të na ndrinë shpresa tjera me mjek si Dr.Labinoti.

28.09.2014
Düren

AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.