VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LETER E HAPUR PRESIDENTES SE REPUBLIKES SE KOSOVES - VEPRONI VETËM NË INTERES TË POPULLIT, ME NDERSHMËRI, GUXIM DHE VENDOSMËRI
Nga MEJREME AZEMI

E Martë, 09.30.2014, 07:47am (GMT1)



Shumë e nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga,

Ju, shumë e nderuara Zonja Atifete Jahjaga, jeni Presidentja e Republikës së Kosovës për të cilen dhjetëra mijëra shqiptarë kanë dhënë jetën gjatë njëqind viteve të fundit.

Ne u takuam me 16 shkurt 2013 në një ceremoni të veçantë dhe keni shprehur mirënjohjen e Republikes së Kosoves për kontributin e bashkëshortit tim, Diplomati dhe Veprimtari Gani Azemi, për pavarësinë e vendit tonë duke e nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Ju falenderoj nga zemra.

Unë doja të ju tregoj historinë e bashkëshortit tim, por ishin shumë ate ditë duke pritur mirenjohen e Republikes së Kosoves dhe nuk ishte rasti.

Sot, shumë e nderuara Zonja Presidente, dua të ju flas për presidencen, si pozitë.

Dikur, mbretërit u kurorëzoheshin. Diten e kurorëzimit, mbreti mbante një pelerinë të madhe dhe shumë të bukur. Por pelerina ishte edhe shumë e rëndë dhe pesha e saj mund të arrijë deri 50 kilogramë.

Pelerina simbolizonte jetën e mbretit. Ishte e bukur si jeta e mbretit, i cili jetonte në një pallat madhështore dhe ishte i respektuar nga të gjithë. Pelerina ishte e rendë si puna e mbretit i cili mbante mbi kurrizi fatin e popullit tij. Mbreti bente paqe ose luftë.

Ketë e mendova duke shikuar Presidentin i parë të Kosovës, i madhi Ibrahim Rugova, gjatë vizitave të tij të shumta në Bruksel në vitet '90. Presidenti Rugova kryesonte Kosoven gjatë vitet më të rënda të historisë së saj. Ai shpesh dukej sikur të mbante një peshë të rendë mbi kurriz. Kjo peshë ishte fati i popullit të tij. Presidenti Rugova dinte se gabimi më i vogël nga ana e tij mund të shkaktojë gjenocidin e popullit të tij.

Sot, presidentët e vendeve demokratike nuk kurorëzohen. Funksioni është në thelb të përfaqësimit të vendit. Por, nganjëherë presidenti - si mbreti i dikurshëm - mbart peshën e fatit të popullit të tij.

Presidenti historik i Kosoves mori përgjegjësitë e tij me guxim të madh dhe dinjitet shembullor deri në fund të jetes së tij.

Sot, shumë e nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, vendi po përballet me një krizë institucionale të rendë. Dhe fati i tij është në duart tuaja.

Të jeni e frymëzuar nga shembulli i Presidentit Rugova.

Veproni vetëm në interes të popullit. Me ndershmëri, guxim dhe vendosmëri.

Ju lutem pranoni, Zonja Atifete Jahjaga, përshëndetjet e mia më të respektueshme.
MEJREME AZEMI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.