VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NGA OLGARKITË PARTIAKE DHE SHTETËRORE, POPULLI DHE SHTETI U 'NDRYDHËN', 'U SKAJUAN' TEPËR SHUMË
Nga SKËNDER MULLIQI

E Mërkurë, 10.01.2014, 07:29am (GMT1)


  Kjo klasë politike do të ishte korrekte të thoshte " Të largohemi të gjithë nga skena politike".Pse? Per 15 vite kjo  u bë ngarkesë e madhe për popullin, së shumë pak i realizoi premitimet e dhëna.Nga oligarkitë partiake dhe shtetërore populli dhe shteti u "˜ndrydh' , u "˜ skajua' tepër shumë.Dhe kjo u bë jashtë çdo  norme demokratike,  morale dhe ishte jo normale.Ka ardhur koha qysh tash tu lëshohet rrugë forcave të reja politike, për të mirën e vendit dhe kombit përgjithësisht. Trekendëshi-qytetarët-partitë politike organet shtetërore nuk treguan unitet të duhur,nuk u dakorduan si duhet kur është në pyetje fati i shtetit dhe popullit .Kjo e zymtësoi shumë skenën tonë politike pas luftës.

Mosuniteti tepër i nevojshem rezultoi më ndasi të mëdha të cilët u bënë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara. Nuk u shfrytëzua sistemi pluralist , apo ai u keqpërdor.

Pushtetet u formuan duke kaluar nga një koalicion ne tjetrin të formuar nga partitë e mëdha dhe me partiza politike, por shteti gjithnjë e më shumë u varfërua në vend të prosperimit. A ka logjikë që vitët të ecin përpara e ne të stagnojmë apo edhe të kthehemi mbrapa. Kjo është në kundërshtim të madh më shekullin në të cilin këmi hy.

E fituam Republikën pas shumë vitesh të okupimit nga Serbia. Jemi një minishtet i cili edhe po të ishte punuar përfekt  për këto vite në liri, sigurisht do të kishim telashe, e jo që nuk u punua mirë. Askush deri me tash nga kjo klasë politike nuk tha që ka faj në këtë ngecje të madhe, duke e ngarkuar me faj njera- tjetrën, e kështu faji mbeti jetim.

Kaluan ditët, muajit dhe vitët duke pritur që të dalë dikush që vërtetë  do të punojë më shumë  për interesat e popullit.Kjo garniturë politike  arritën  që pas secilës palë të zgjedhjeve ta mashtrojnë popullin më premtime boshe , ose me premtime   vështirë të realizueshme.Të njejtat parti politike me fytyra të njëjta njerëzish kaq gjatë e udhëhoqën shtetin  në kurriz të popullit të cilit po i përkeqësohet gjendja ekonomike dita ditës. As një normë ligjore, as kushtetuta dhe as ndonjë rregull i pa shkruar nuk thotë që mos të mbrohen interesat e popullit.  

Natyrisht që nuk është mirë dhe nuk doli mirë që të gjithë këto që i përmenda të shfrytëzohen për interesa  më shumë përsonale. U thyen të gjitha normat që dalin nga kushtetuta , duke u thirrur pikërisht në kushtetuese. Dhe, gjatë gjithë kësaj kohe dukej së më shumë udhëhoqën partitë politike me shtetin se sa organet e zgjedhura siq janë Qeveria dhe Kuvendi. Natyrisht së kur është puna kështu nuk funksionon as sistemi pluralist. Ne vend të rimkëmbjës së gjithë asaj që trasheguam nga armiqët tanë shekullor,na ndodhi që të degradojmë në çdo hallkë të  sistemit.

Degraduam në të ardhura përsonale në krahasim me vendet në rajon, degraduam në sistemin e arsimimit dhe të kulturës, e që nuk është pritur, degraduam në nivelin e sigurisë, në sistemin e punësimit,  gjysma e popullsisë  të pa punë, më sistem shëndetësor katastrofal do të thosha,   dhe në fund jemi edhe në fund të shpresës që do të bëhët mirë.  Ne anën tjetër kemi një numer që u pasuruan pafundësisht, kemi  të punësuar sipas lidhjeve dhe sipas përkatësive partiake dhe  përmes lidhjeve më strukturat më të larta të shtetit. Kjo është  errësim i të ardhmës ndoshta edhe për shumë kohë.Parti politike kemi me bollëk , por jo edhe shtet me bollëk, kemi një shtet të vogël , një shtet të izoluar jo krejt me fajin tonë .Për këtë gjendje jo të mirë të situatës politike dhe rrjedhave ekonomike dikush duhet të përgjigjet dhe përfundimisht të largohet nga politika. Nese edhe dikujt kjo që po e thëm i duket jo e drejtë, reklamuese, apo populistike , e drejta e popullit dhe e Zotit duhet të vihet në vend.

  Me 2 tetor do të duhej këtij populli ti ngjallën shpresat së në Kosovë ka njerëz që din dhe dojnë të punojnë ndërshmerisht. Të gjithë duhet të reflektojnë pozitivisht karshi  formimit të organeve të shtetit , që kësaj maratone jo të mirë politike ti ipet fund. Ngerçin politik duhet lënë mbrapa duke e harruar sa më parë, për tju përkushtuar punës për të mirën e shtetit dhe gjeneratave që po vijnë...  

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.