E Martë, 04.23.2024, 11:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MAFIA E RE E EVROPËS

E Enjte, 10.02.2014, 09:42am (GMT+1)



Sipas një studimi të ri, kriminaliteti i organizuar "realizon" shuma miliardëshe treshifrore në Evropë. Pjesa më e madhe e parave përfundojnë në ekonominë e ligjshme. E prekur është edhe Gjermania.

Ndoshta jo pa shkak një universitet italian mori financimin për studimin: atdheu i mafias ka një përvojë të pasur me krimin e organizuar. Por strukturat mafioze sipas studimit të bashkëfinancuar nga BE, janë përhapur prej kohësh në gjithë Evropën. Londër, Paris, Madrid apo Berlin - janë këto pikat nevralgjike. Autori i studimit, profesor Michele Riccardi nga Universiteti Katolik i Zemrës së Shenjtë në Milano, vlerëson se kriminelët me piraterinë e produketeve, tregtinë e drogës apo kontrabandën e cigareve çdo vit fitojnë më shumë se 100 miliardë euro. Vetëm me produktet e imituara realizohen çdo vit 42 miliardë euro, pra gati gjysma e gjithë xhiros. Riccardi në intervistë me DW e cilëson piraterinë e produkteve një krim "të nënvlerësuar".


Sebastian Fiedler, zv/kryetari i Ligës së Zyrtarëve gjermanë të Kriminalistikës, në intervistë me DW i cilëson shifrat madje "një vlerësim shumë konservator". Vetëm për Gjermaninë OECD llogarit një xhiro prej 50 miliardë eurosh nga burime kriminale. Sepse sipas Fiedler, i gjithë sektori i kriminalitetit fiskal, për shembull problemi i mashtrimeve me taksën mbi vlerën e shtuar, mbetet jashtë studimit të universitetit në Milano.

Pastrim intensiv i parave

Për autoritetet hetuese më e vështira është se të ardhurat nga krimi i organizuar derdhen menjëherë në ekonominë legale. "Krimineli kështu fsheh burimin e vërtetë të mallit të tij dhe i jep atij një pekt të ligjshëm", thotë Fiedler. Një fushë tipike për këtë është biznesi i restoranteve pasi aty përdoren shumë paratë e thata, por edhe sektori i ndërtimit dhe para së gjithash ndërtimet publike. Riccardi e shpjegon kështu: "Ka subvencione, kemi prokurimin publik dhe grupe kriminale që mund të korruptojnë apo shantazhojnë politikanë apo që depërtojnë në fushën e politikës administrative."

Por kriminelët shfrytëzojnë edhe fusha të reja si energjia e ripërtëritshme pasi kontrolli i tyre është shpesh ende i dobët apo në ngritje e sipër, beson Riccardi: "Këtë kriminelët e shfrytëzojnë ose infiltrojnë në këto fusha." Sebastian Fiedler tërheq vëmendjen se pastrimi i parave është një problem i madh edhe për ekonominë e ligjshme "pasi sjell deformime të rënda të konkurrencës", një fenomen që shpesh nuk merr kujdesin e duhur. Për këtë arsye sipërmarrësit duhet të jenë të interesuar në sqarimin e praktikave të biznesit të konkurrencës kriminele.

Duhet arritur tek pasuria e keqbërësve

Studimi përshkruan qytete gjermane si Kölni, Duisburgu dhe Shtutgarti si qendra të mafies italiane, Berlinin si pikëtakimin e njerëzve të dyshimtë nga Rusia që bëjnë biznese të dyshimta me imobilje. A është i tepruar ky vlerësim? Në asnjë mënyrë, thotë Fiedler: "Këtë e konfirmoj në mënyrë absolute por kjo është vetëm një pjesë e vogël e problemeve që kemi." Gjermania për fat të keq nuk është "vetëm vendi i qetësisë por edhe një hapësirë investimi për mafien italiane". I pyetur për zgjidhje të mundshme, eksperti gjerman i kriminalistikës pëmend para së gjithash një gjë: "Masat duhet të prekin pasurinë e keqbërësve." Atje është nervi i kriminalitetit të organizuar, çdo kundërmasë duhet ta ketë atje pikënisjen. Por ai thotë se nuk sheh deri tani një strategji të përgjithshme të qeverisë gjermane.

Michele Riccardi mund të japë mësime nga përvoja italiane me mafien. I sukseshëm ka rezultuar para së gjithash "konfiskimi i sipërmarrjeve të kontrolluara nga kriminelët", ky është instrumenti më i suksesshëm i policisë kundër mafies që prej 30 vjetësh. Këtë duhet ta përdoron edhe vende të tjera. Veç kësaj: një ndërgjegjësim më i madh tek policia dhe shoqëria civile, se kriminelët depërtojnë në ekonominë e ligjshme dhe prej atje mund të bëhen të pavarur.

E vetëkuptueshme është në këtë temë se nevojitet një bashkëpunim më i madh ndërkombëtar. Në rastin e disa vendeve kjo nuk është e lehtë. Me raportin e tensionuar me Rusinë për shembull autoritetet e BE-së për momentin nuk mund të presin shumë bashkëpunim nga Moska. Sebastian Fiedler sheh megjithatë brenda BE një obligim për Komisionin. Kur ishte fjala për ndihma financiare për Qipron ajo u gjend para fenomenit "të papritur" që ishulli ishte një strukturë larje parash për rusët. "Komisioni duhet ta dijë menjëherë se si paraqiten vendet e veçanta në fushën e parandalimit të pastrimit të parave.".

Në këtë kontekst Evropa duhet të bëjë më shumë për të tharë oazet fiskale. Pastrimi i parave dhe oazet fiskale janë të lidhura shumë ngushtë. Michele Riccardi e sheh vlerën e studimit para së gjithash në evidentimin e degëve të ekonomisë veçanërisht të rrezikuara dhe të vatrave të nxehta gjeografike, në mënyrë që policia dhe vendet e veçanta të BE-së të mund t'i identifikojnë dhe vëzhgojnë më mirë këto pika.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMIZ KADRIU - KRIJUESI QË FRYMON ME VENDLINDJEN (10.01.2014)
AT MATI PRENNUSHI O.F.M. PËRBALLË TRADHTARËVE I DËNUEM TRI HERË  ME VDEKJE...Nga FRITZ RADOVANI (10.01.2014)
NGA OLGARKITË PARTIAKE DHE SHTETËRORE, POPULLI DHE SHTETI U 'NDRYDHËN', 'U SKAJUAN' TEPËR SHUMËNga SKËNDER MULLIQI (10.01.2014)
RTSH ME LAKUN NË FYT!Nga ENKELEDA ZEKO (09.30.2014)
PSE PERËNDIMI DUHET T'I KUSHTOJË VËMENDJE KRIZËS NË MAQEDONI?Nga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI dhe ROLAND GJONI* (09.30.2014)
TË ZBULOJMË ZVICRËN: TIÇINO - OSE GJERDANI I PERLAVE TË ZVICRËS JUGALPINE (I)Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (09.30.2014)
LETER E HAPUR PRESIDENTES SE REPUBLIKES SE KOSOVES - VEPRONI VETËM NË INTERES TË POPULLIT, ME NDERSHMËRI, GUXIM DHE VENDOSMËRINga MEJREME AZEMI (09.30.2014)
AS. DR. LABINOT SHAHINI, SHEMBULL I ARDHMËRISË SHQIPTARENga AGIM GASHI (09.29.2014)
FANSAT E PUTINIT NË BE DHE NË NATONga PETRIT HALITI (09.29.2014)
FOTO E DITËS - BILL DHE HILLARY CLINTON, GJYSHËR PËR HERË TË PARË, I GËZOHEN MBESËS SË TYRE CHARLOTTE (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]