VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIQENI I OHRIT MË I VJETRI NË EUROPË, 1 MILION VJEÇ I ËSHTË LLOGARITUR MOSHA
E Shtunë, 10.11.2014, 02:54pm (GMT1)


VOAL - Edhe një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm produkt i kërkimeve bërë në Itali. Fjala është për Liqenin e Ohrit, më i vjetri i Europës, që ndodhet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Përfundimi u arrit pas llogaritjeve bërë nga një team me shkencëtarë nga e gjithë bota, të cilin e udhëhoqi departamenti i Shkencave të Tokës në Universitetin e Pizës, nga ekspertë të Institutit CNR-IGAG të Romës dhe INGV, Instituti Kombëtar të Gjeofizikës i Romës dhe Pizës, Universiteti i Barit dhe La Sapienza e Romës. Studimi nisi në vitin 2013 dhe përfundimet janë bërë të ditura në vitin 2014 përmes revistës ndërkombëtare EOS.

Është hera e parë që përcaktohet mosha e një liqeni, duke rindërtuar historinë biologjike dhe klimatike të liqenit, prej ku ka dalë përfundimi se Liqeni i Ohrit është më tepër se 1 milion vjeçar. Në nivelin shkencor, Liqeni i Ohrit posedon numrin më të madh të specieve endemike në nivel botëror, të cilat gjenden vetëm në këtë liqen. Jo më kot një pjesë e bregut të Liqenit së bashku me qytetin e Ohrit është deklaruar nga UNESCO si Trashëgimi Botërore e Njerëzimit.EB/Italiaglobale.it/Online international News






www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.