E Mërkurë, 04.24.2024, 02:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MEDIAT - FLAMURIN NË BEOGRAD E NGRITËN KOSOVARËT NGA ZVICRA

E Mërkurë, 10.15.2014, 08:38am (GMT+1)



TIRANE - Mediat kosovare shkruajnë sot se flamuri i Shqipërisë etnike që u ngrit mbrëmë mbi fushën e Beogradit, është vepër e shqiptarëve nga Kosova që jetojnë në Zvicër.

Gazetari dhe shkrimtari Faruk Tasholli, rrëfen për Telegrafin se flamurin shqiptar në qiellin e Beogradit e ngritën shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, por për momentin, ata duan të mbesten anonimë.

Ja bashkëbisedimi i tij me një nga autorët e këtij akti:

"Pas mesnatës, pra rreth orës 1 e 30 minuta të ditës së sotme (15.10.2014), mora vesh për akterët që ngritën flamurin kombëtar shqiptar mbi stadiumin e Partizanit ne Beograd, ndërsa po zhvillohej minuta e 42 e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Me njërin prej tyre që e njihja, menjëherë rashë në lidhje dhe bisedova shkurt për ngjarjen. Por, për momentin, ai deshi të mbetet anonim për opinion. Gjithashtu më luti që edhe shokët e tij të mbeten anonimë për momentin, pasi u bie shpesh rruga nëpër Serbi dhe mund të ballafaqohen me pasoja. Kur hyra në lidhje, ata veç ndodheshin ne Kroaci dhe nuk kishin më ndonjë rrezik"


Unë: Mora vesh se ti me disa shokë e ngritët flamurin kombëtar shqiptar mbi Beograd?

Ai:
Po. Ishim dhjetë shokë nga Zvicra dhe atje shkuam me pesë vetura me tabela zvicerane. Ta kalonim kufirin nuk patëm vështirësi, pasi ne kishim pasaporta zvicerane. Por në stadium, pasi e panë se i kemi emrat shqiptarë, nuk na lanë të hymë. Atëherë thamë me vete: Pasi nuk na leni të hymë, do të hyjë flamuri ynë dhe do ta shihni edhe ju edhe ne.

Unë: Do të thotë ju flamurin e lansuat nga pozicionet jashtë stadiumit?

Ai:
Po ashtu bëmë. E përdorëm një dron (mjet fluturimi për lojëra në qiell), si e keni parë, e lëshuam dhe ai fluturoi me flamur i komanduar nga ne. Në ndërkohë i lëshuam edhe dy dronë vëzhgues. Prisnim edhe dy lansime t'i bënim, por për shkaqe sigurie, pasi ndryshoi situata, u desh të largohemi.

Unë: Tash ku ndodheni për momentin?

Ai:
E kemi kaluar kufirin Serbi-Kroaci dhe po udhëtojmë drejt Zagrebit. Tash po ndalemi edhe pak të pijmë nga një kafe dhe vazhdojmë.

Unë: Por unë desha që këtë ngjarje ta bëj publike, a ju prish punë?

Ai:
Nuk na prish punë, por nuk e bëmë të lavdohemi ne, por veç deshëm të tregojmë se me gjithë ndalesat, shqiptarët në një mënyrë i keni në stadium. Ndërsa, sa i përket vërtetësisë së ngjarjes, ne i kemi bërë edhe videoincizimet dhe i kemi me vete, por sonte është vonë dhe nesër kah mesdita mbërrijmë në Zvicër. Të gjitha do t'i bëjmë publike. Disa gjëra i kemi dhënë edhe në Facebook, por me emra përkëdhelës.

Unë : Këtë bisedë po e jap për publik, e pastaj flasim nesër.

Ai:
U bë, natën e mirë!

Pas bisedës, shikova profilin e bashkëbiseduesit në FB, prej nga kuptova se ai me disa familjarë vec kishte biseduar nga Beogradi për ngjarjen. Nga profili i tij i mora edhe fotot. Bashkëbiseduesi im është me prejardhje nga Lypjani dhe doktorant në njërin nga universitetet zvicerane.
(BalkanWeb)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LORIK CANA BESON NË FITORE: PËRSËRIS SUKSESIN E TIM ETI - GËZOJ KOMBIN (10.14.2014)
BATONI MERR NË MBROJTJE KOMPANINË QË ËSHTË PRONARE E 'KLAN KOSOVËS'Dossier nga AIDA NAKO (10.14.2014)
HELIDON HALITIKONSTANDI DHE DORUTINAMuzeu 'Mezuraj' (10.13.2014)
TIFOZËT SHQIPTARË ME QELESHE NË BEOGRAD 48 VJET MË PARË NË NDESHJEN JUGOSLLAVI-SHQIPËRI (10.13.2014)
MOSKA I TUND BULLGARISË TAPITË E SKADUARA SOVJETIKENga PETRIT HALITI (10.13.2014)
DEMIRE XHYDOLLARI-DUROLLARI, NËNËMADHJA QË JETOI KOMBËTARISHT PËR TË GJITHË SHQIPTARËTNga DUKAGJIN HATA (10.13.2014)
POPULLI SLLOVEN FESTON 2000 VJETORIN E QYTETIT EMONA TË THEMELUAR NGA ILIRËT NË LUBJANËN E SOTME!Nga ASLLAN DIBRANI (10.13.2014)
AGIM HUSHI - MË PËRJASHTUAN NGA OPERA SE ISHA RIVALI I SALI BERISHËSIntervistoi: FATMIRA NIKOLLI (10.12.2014)
ALIDA HISKU - PLAGËT E PASHËRUARA TË NJË ARTISTEJE TË MADHEIntervistoi: ALBINA GJERGJI (10.12.2014)
SHQIPËRIA, DUAJE OSE LËRE!Nga GIDEON LEVY, Haaretz, Izrael (10.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]