VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANSA PASQYRON GJERËSISHT MAKTHIN - KTHEHET 'IVANI I TMERRSHËM' KAPOJA I ULTRASËVE
Ivan Bogdanov kishte kryesuar ultrasët më 2010 në ndeshjen Itali-Serbi, për çka kishte bërë një vit e 11 muaj burg

E Mërkurë, 10.15.2014, 10:33am (GMT1)


Voal-online.ch - Agjencia ANSA ka dhënë disa lajme të tjera mbrëmë dhe sot në mëngjes për ndeshjen e luajtur në Beograd dhe atmosferën që e shoqëroi atë. Në lajmin "Serbi-Shqipëri" përfundon me shqelma. Kryeministri në Tiranë: Një spektakël i turpshëm", Ansa shkruan: "Një spektakët i turpshëm, fqinjët tanë kanë bërë një figurë të shëmtuar para gjithë botës." Ky është reagimi në  Twitter i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj incidenteve të rënda në stadiumin e Beogradit ndërsa luhej ndeshja e futbollit Serbia-Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet evropiane, e cila më në fund u ndërpre. Kryeministri, vëllai i të cilit Olsi u arrestua në Beograd, ku po shikonte ndeshjen, me akuzën se se kishte qenë ai ideatori i gjetjes së fluturakes me flamurin e Shqipërisë së dhe shkrimin për autoktoninë e shqiptarëve, i uron pastaj lojtarët e kombëtares shqiptare të trajnerit Gianni De Biasi.

"Serbi-Shqipëri: kthehet 'Ivani i Tmershëm' - kapoja i ultrasëve, protagonist i incidenteve në Gjenovë. Ishte liruar nga burgu në prill" është titulli i lajmit tjetër, ku thuhet: "Mes ultrasëve të Serbisë që kanë pushtuar fushën mbrëmë në Beograd, duke shkaktuar ndaljen e ndeshjes kundër Shqipërisë, ishte edhe Ivan Bogdanov, i quajtur 'Ivani i Tmerrshëm', një prej kapove të tifozëve që kishin kryesuar incidentet që, në Gjenovë, bënë që të dalet ndeshja Itali-Serbi e vitit 2010. Pikërisht për këtë Bogdanov kishte vuajtur një vit e 11 muaj në burg, prej nga ishte liruar në prill. Në tratativat për rifillimin e ndeshjes në Beograd ka marrë pjesë edhe  'Ivani i Tmerrshëm'.

"Serbi-Shqipëri: De Biazi, përvojë shokuese- trajneri italian, 'lojtarët e mi janë goditur nga forcat e rendit'" është lajmi tjetër i ANSA-s: "Një përvojë traumatike. Kështu e përshkruan trajneri i Shqipërisë, italiani Gianni De Biasi, mbrëmjen e makthit në stadiumin e Beogradit ku luhej ndeshja kundër Serbisë. Por që u ndërpre në 41' të pjesës së parë për shkak të incidenteve të rënda që ndodhën brenda e jashtë fushës. "Ajo që ndodhi, me pushtimin e fushës nga tifozët, ka qenë gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhte. Një situatë me rrezik të madh." Lojtarët shqiptarë "u goditën edhe nga forcat e rendit," ka treguar trajneri.

"5000 veta presin Kombëtaren në Tiranë - Lojtarët priten si heronj, nënkryeministri Peleshi: "Jemi krenarë për ju" është lajmi i mëngjesit të sotëm i transmetuar nga ANSA: "Të sapokthyer nga ndeshja kundër Serbisë, pezulluar për shkak të incidenteve në fushë dhe në shkallët e stadiumit, kombëtarja shqiptare është kthyer me një avion charter në 3.25 të mëngjesit. Në aeroportin e Tiranës ishin 5 mijë tifozë, shumë prej të cilëve të ardhur nga Kosova për t'i pritur lojtarët, të konsideruar "heronj të vërtetë".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.