E Premte, 03.29.2024, 07:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Deutsche Welle - VAZHDIM PA PILOT I TENSIONEVE SHQIPTARO-SERBE

E Mërkurë, 10.15.2014, 02:37pm (GMT+1)


Ngjarja në stadiumin Partizan është e paparë deri tani në ndeshjet e futbollit e përfaqëson një fazë të re të përplasjes së nacionalistëve nga të dyja palët. Bashkëbiseduesit e DW thonë se këtu asgjë s'është kaq e lehtë.

Sulmi i teknologjisë së lartë me telekomandë dhe flamur është një risi në stadiumet sportive dhe siç thotë për DW analisti politik-ushtarak, Aleksandar Radiç: "Është e qartë se tek shqiptarët ka një brez të ri, që për qëllime politike mund të shfrytëzojë njohuritë në informatikë, siç është parë në shumë sulme hackerësh në faqet me rëndësi për prestigjin e serbëve dhe të Serbisë. Tani shkohet një hap më tutje dhe përdoret quadcopteri për aksione provokative. Kjo është diçka krejtësisht e re, rast precedent, që mund të tërheqë vëmendjen edhe të të tjerëve, që të provokojnë incident në një situatë, kur një gjë e tillë as që mund të pritet", thekson Radiç.

Megjithatë ky ekspert shton se incidenti ka ndodhur në mes të Beogradit dhe se shërbimet serbe të sigurisë është dashur ta parandalonin një zhvillim të tillë të ngjarjeve. "Duket e pabesueshme që një tollovi kaq e madhe ka ndodhur në vendngjarje. Është e qartë se diçka nuk funksionon, sepse janë përsëritur incidentet e natyrave shumë të ndryshme në intervale disaditëshe, dhe tani kemi një kompromentim të ri të shërbimeve të sigurisë. Nëse do të donim të bënim shaka, mund të thonim se disa MIG 29 në shërbim, që po përgatiten për paradën ushtarake, kanë lënë pa kryer detyrën", thotë Radiç. Ai shton, se askush nuk ka mundur ta imagjinojë skenarin, që një objekt në hapësirën ajrore mund të gjendet mbi stadiumin me turma njerëzish në qendër të qytetit."


Për këtë arsye shumë komente në rrjetet sociale në Serbi kanë paralajmëruar se ky provokim, sado i padëmshëm dhe i sofistikuar të duket, nuk duhet marrë lehtë, sepse mund të ndodhë që në vend të flamurit, në balonën e telekomanduar mund të gjendet diçka shumë më e rrezikshme.

Përkeqësim diplomatik

Përveç asaj që tani duhet të konstatohet se kush është përgjegjës për lëshimet sa i përket sigurisë, e gjithë ngarkesa politike në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Serbi është rritur nga lajmet për arrestimin në stadium të vëllait të kryeministrit të Shqipërisë, i cili është qytetar amerikan. Dhe e gjitha kjo shtatë ditë para vizitës së paralajmëruar të kryeministrit shqiptar në Beograd, e para e këtij lloji pas 70 vjetësh.

Analisti i çështjeve të politikës së jashtme, Boshko Jakshiç, thotë për DW se e gjitha kjo, që ka ndodhur, është një situatë trishtuese, por me shumë pasoja serizoze diplomatike dhe politike: "Aq më keq që ka ndodhur në momentin, kur ishte paralajmëruar vizita e kryeministrit shqiptar në Beograd. Tani duhet hetuar seriozisht se kush e ka organizuar provokimin. E qartë është se tani do të pasojnë akuzat e ndërsjella, që do të thotë vetëm se tensionet do të vazhdojnë. Sepse nuk mendoj se ky është ndonjë kontribut drejt normalizimit, e me këtë rast duhet kujtuar se kryeministri serb kohët e fundit e ka identifikuar Shqipërinë si të vetmin vend, që nuk ka ofruar ndihmë për përmbytjet. E gjitha kjo tregon se tensioni është i lartë e në asnjë mënyrë nuk premton që marrëdhëniet në rajon në relacionin Beograd-Tiranë do të përmirësohen. Dhe ne e dimë sa të rëndësishme janë marrëdhëniet mes Beogradit e Tiranës për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës", thotë Jakshiç.


Aleksandar Radiç është i mendimit se beson se çështja serbo-shqiptare në Ballkan nuk është as afër zgjidhjes, dhe se pala serbe është nën një ngarkesë shumë më të madhe. "Shqiptarët i kanë afirmuar me shumë sukses ambiciet e tyre dhe pala serbe është ajo, e cila gjithmonë duhet të ndjekë lëvizjet shqiptare dhe që të bëjë kompromise, që të përmbushë kushtet politike, që vijnë nga jashtë. Prandaj pavarësisht se çfarë është ky incident, që me sa shihet e kanë shkaktuar shqiptarët, në fund kam megjithatë frikë se barra për të dëshmuar konsekuencë në gjetjen e zgjidhjes politike do të bjerë përsëri në shtetin serb. Prandaj tani nevojitet shumë urtësi dhe komunikim dinamik me vendet perëndimore, që ata të binden, se si një provokim i tillë mund të ndikojë mjaft në ngjarjet e vërteta."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANSA PASQYRON GJERËSISHT MAKTHIN - KTHEHET 'IVANI I TMERRSHËM' KAPOJA I ULTRASËVEIvan Bogdanov kishte kryesuar ultrasët më 2010 në ndeshjen Itali-Serbi, për çka kishte bërë një vit e 11 muaj burg (10.15.2014)
USHTRIA SERBE IA FIKU CELULARIN DE BIAZIT (10.15.2014)
SHENJAT E DHUNËS MBI LOJTARËT SHQIPTARË (Fotogaleri) (10.15.2014)
MEDIAT - FLAMURIN NË BEOGRAD E NGRITËN KOSOVARËT NGA ZVICRA (10.15.2014)
LORIK CANA BESON NË FITORE: PËRSËRIS SUKSESIN E TIM ETI - GËZOJ KOMBIN (10.14.2014)
BATONI MERR NË MBROJTJE KOMPANINË QË ËSHTË PRONARE E 'KLAN KOSOVËS'Dossier nga AIDA NAKO (10.14.2014)
HELIDON HALITIKONSTANDI DHE DORUTINAMuzeu 'Mezuraj' (10.13.2014)
TIFOZËT SHQIPTARË ME QELESHE NË BEOGRAD 48 VJET MË PARË NË NDESHJEN JUGOSLLAVI-SHQIPËRI (10.13.2014)
MOSKA I TUND BULLGARISË TAPITË E SKADUARA SOVJETIKENga PETRIT HALITI (10.13.2014)
DEMIRE XHYDOLLARI-DUROLLARI, NËNËMADHJA QË JETOI KOMBËTARISHT PËR TË GJITHË SHQIPTARËTNga DUKAGJIN HATA (10.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]