VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VIDEOJA E 'WASHINGTON POST' - POLICIA SERBE LEJON FUTJEN E HULIGANËVE NË FUSHË

E Enjte, 10.16.2014, 09:23am (GMT1)



Një video, e publikuar më parë nga Washington Post, zbardh 2 minutat më vendimtare të "Trillerit të Beogradit". Në video duket haptazi se si tifozët-ultras serbë kanë kaluar perimetrin që u lejon "bileta e sportdashësit", duke hyrë në fushë, pa u trazuar e pa u ndjekur si nga stjuartët privatë, por edhe nga forcat speciale të policisë.

Objektivi i telekamerës që ka filmuar këtë video ka fushëpamjen më perfekte për të raportuar ngjarjen e rëndë të se martës, atë të ultrasit.

Qysh në sekondat e para të videos vihet re ekzaltimi i tifozëve serb gjatë kohës që Mitrovic ka kapur në ajër flamurin e "Shqipërisë së Madhe".

Por jo vetëm kaq, në momentin kur tensioni mes lojtarëve në fushë rritet për shkak të flamurit, zbardhet dhe "trillimi" i palës serbe.

Fillimisht një e nga një e më pas me grupe, tifozë ultras serb, janë lejuar të futen në mes të fushës për të dhunuar djemtë e kombëtares shqiptare.

Gjithashtu në video shihet se si fillimisht droni u tërhoq në mes të fushës nga një tifoz si të ishte plaçkë lufte, dhe më pas, në një moment të dytë, shfaqet Bogdanov tek hyn në fushë me bandën e tij.

Ky i fundit gjatë gjithë qëndrimit të tij në fushë nuk është shqetësuar nga asnjë forcë sigurie apo policore.

Dhe duke folur për forca policore, gjendja bëhet më patetike kur në sekondin e 100-të videos mund të vihet re kur nga anësorja e tifozerisë futen në fushë, të ndjekur nga një polic, dy ultras. Këta të fundit futen në fushë, por polici jo.

http://www.youtube.com/watch?v=AylMtIumN8c

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.