VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FORCAT SERBE KONTROLLUAN KOMBËTAREN PËR TELEKOMANDËN E DRONIT

E Enjte, 10.16.2014, 09:28am (GMT1)



Ekipi kombëtar shqiptar është kontrolluar së bashku me stafin e kombëtares, nga forcat policore serbe, me qëllim gjetjen e telekomandës që komandonte dronin që solli flamurin e Shqipërisë së madhe në stadiumin "Partizani" të Beogradit.

Sipas "Top Channel", dhoma e zhveshjes është një ambient i shenjtë dhe nuk lejohet të hyjë kushdo, madje as drejtuesit e federatës, pasi ka një protokoll që respektohet.

Por ky kontroll u krye në momentin kur u vendos që përfaqësuesja jonë nuk do të dilte më në fushë.

Si një veprim që nuk shfaqte gjë tjetër veçse një akuzë ndaj kuqezinjve, pala serbe urdhëroi policinë të bënte këtë kontroll që u quajt "fyes" nga kombëtarja.

Forcat serbe kontrolluan gjithçka që kishin dhomat e zhveshjes për të gjetur diçka që kishte lidhje me incidentin.

Sipas "Top Channel", vetëm pasi u sigurua se lojtarët dhe stafi ishin të pastër, atëherë u dha urdhër që ata të liheshin të lirë për të dalë nga stadiumi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.