TIFOZËT E 'BESHIKTASH' - DO TA VALOJMË FLAMURIN E SHQIPËRISË ETNIKE MIDIS BEOGRADIT Madje do ta valvisim edhe flamurin e Kosovës
E Enjte, 10.16.2014, 10:16am (GMT+1)
ANKARA - "Turqit kërcënojnë Serbinë se do ta valojnë flamurin e Shqipërisë Etnike midis Beogradit."
Kështu bëjnë të ditur tifozat e klubit turk të futbollit "˜BESIKTAS Turkey' të cilët parashikojnë që flamuri kuqezi të shpaloset në po të njëjtin stadium ku do të luhej ndeshja Shqipëri-Serbi.
Turqit janë shprehur të mahnitur nga ideja gjeniale e tifozëve kuqezi, teksa premtojnë se të njëjtën gjë do e bëjnë në përballjen e 23 Tetorit, Partizan i Beogradit-Besiktas, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League.
Mediat serbe e kanë cituar bujshëm këtë fakt dhe madje shtojnë se tifozat në këtë ndeshje do të valëvisin dhe flamurin e Kosovës. bw
www.voal-online.ch
|