VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIFOZËT E 'BESHIKTASH' - DO TA VALOJMË FLAMURIN E SHQIPËRISË ETNIKE MIDIS BEOGRADIT
Madje do ta valvisim edhe flamurin e Kosovës

E Enjte, 10.16.2014, 10:16am (GMT1)



ANKARA - "Turqit kërcënojnë Serbinë se do ta valojnë flamurin e Shqipërisë Etnike midis Beogradit."

Kështu bëjnë të ditur tifozat e klubit turk të futbollit "˜BESIKTAS Turkey' të cilët parashikojnë që flamuri kuqezi të shpaloset në po të njëjtin stadium ku do të luhej ndeshja Shqipëri-Serbi.

Turqit janë shprehur të mahnitur nga ideja gjeniale e tifozëve kuqezi, teksa premtojnë se të njëjtën gjë do e bëjnë në përballjen e 23 Tetorit, Partizan i Beogradit-Besiktas, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League.

Mediat serbe e kanë cituar bujshëm këtë fakt dhe madje shtojnë se tifozat në këtë ndeshje do të valëvisin dhe flamurin e Kosovës. bw

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.