VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEPUTETI GJERMAN STEFAN SCHWARZ - KJO SERBI NË BE? NEIN, NO, JO, NE, NON!

E Enjte, 10.16.2014, 12:30pm (GMT1)


BERLIN- Deputeti gjerman Stefan Schwarz në një koment të tij në rrjete sociale shprehet se ajo çfarë ndodhi në Beograd nuk ndodhi për shkak të flamurit, por për shkak të racizmit dhe urrejtjes së madhe. Sipas tij, një Serbi e tillë nuk vend në Bashkimin Europian.

"Kjo nuk ishte për flamujt. Ishte një racizëm i dukshëm dhe urrejtje lakuriqe. Në stadiumin thërrisnin dhjetëra e mijëra, "Vrisni shqiptarët!", "Masakrojini, vritini, rrjepini derisa të mos mbetet asnjë!", ndërkohë që në stadium nuk kishte tifoza shqiptarë. Kurse Ministri i jashtëm serb Daçiç tha: 'Flamuri në lojë ishte një provokim i planifikuar i Perëndimit'.

Kjo të çon deri në pikën që për një Serbi të tillë nuk ka vend në Bashkimin Evropian. Ne nuk duam të importojmë as urrejtje dhe as racizëm. Mjaftoi ajo që bëri Millosheviç. Ne nuk kemi nevojë për këtë klasë pasardhësish në BE",
shkruan deputeti gjerman, koment që është mirëpritur nga shumë fansa.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.