FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT DO 3 PIKËT, JA 12 PIKAT E MBROJTJES NË UEFA
E Premte, 10.17.2014, 12:35pm (GMT+1)
FSHF-ja do 3 pikët, ja 12 pikat e mbrojtjes në UEFA
Federata
Shqiptare e Futbollit ka barrën e faktimit të pafajësisë së kuqezinjve
në stadiumin e Beogradit, pavarësisht se nga UEFA janë ngritur dy akuza
kundër tyre: braktisje e ndeshjes dhe shpërndarjen e mesazheve politike
përmes flamurit që u ngrit me dron mbi fushën e blertë (në fakt, kjo e
fundit nuk është vërtetuar ende nga autoritetet e sigurisë serbe, se
kush është autori). Ditën e premte, qeveria e futbollit shqiptar ka
vijuar punën për kopsitjen e dosjes me të cilën do të mbrohet në
Komisionin Disiplinor të UEFA-s, por edhe ka reaguar ndaj qëndrimit më
të fundit të homologes serbe.
"Na vjen keq për deklaratën e
djeshme të homologëve tanë të Federatës Serbe. Formulimi dhe mesazhi që
ai përcillte i përngjante thirrjeve fyese që shoqëruan gjatë gjithë
kohës qëndrimin e kombëtares sonë në stadiumin "Partizani" të Beogradit.
Ky tashmë është një mentalitet i vjetëruar, që nuk ka lidhje me
futbollin dhe bukurine e lojës," thuhet në reagimin e FSHF-së.
Kjo
e fundit, po ashtu, ka bërë publike 12 pikat mbi të cilën do të
ndërtojë mbrojtjen në UEFA, duke synuar të vendoset drejtësia në vend,
ose më saktë të marrë 3 pikët në tavolinë.
1. Janë hedhur gurë në drejtim të autobusit që po transportonte kombëtaren shqiptare në stadium. 2.
Në stadium, përpara se skuadra të dilte në nxemje, një copë betoni ka
goditur zyrtarë të lartë të federatës shqiptare. Prova zotërohet nga
delegati i UEFA-s. 3. Në çdo moment, kur lojtarët shqiptarë dilnin nga fusha, shoqëroheshin me një rritim agresiv nga shkallët e stadiumit. 4. Pas nxemjes, lojtarët u goditën me një breshëri monedhash, çakmakësh dhe sendesh të tjera, ndërkohë që largoheshin nga fusha. 5.
Gjatë gjithë nxemjes, lojtarët shqiptarë u shoqëruan nga kori i 30.000
të pranishmëve, të cilët brohorisnin "vritini shqiptarët", ose "vdekje
për shqiptarët". 6. Tifozë të shumtë qëndronin mbi kangjella të pashqetësuar nga forcat e policisë. 7.
Përpara se të ekzekutoheshin himnet kombëtare. banda muzikore luajti
një marsh nacionalist. i cili nuk ishte pjesë e programit. duke i dhënë
udhë një shpërthimi nacionalist në stadium. 8. Himni shqiptar vërshëllehet në masë, duke u bërë i padëgjueshëm për të pranishmit në tribuna dhe ata që e ndiqnin nga ekrani. 9.
Në fushë janë hedhur gurë, sende të forta, çakmakë dhe fishekzjarrë, të
cilat kanë ndikuar për keq në atmosferën e lojës dhe janë evidentuar
nga pamjet filmike. Tre lojtarët që dolën në nxjemje, pas fillimit të
ndeshjes u goditën me sende të forta aq, sa zyrtarët e ndeshjes u
detyruan që të ndërronin pozicionin e zhvillimit të saj. 10.
Huliganë hynë në fushën e lojës duke goditur me karrige, grushta e
shkelma futbollistët e kombëtares shqiptare, ndërsa më pas lojtarët u
goditën edhe nga forca të sigurisë në stadium. 11.
Gjatë rrugës që të çon nën tunelin e dhomave të zhveshjes, futbollistët
shqiptarë, janë goditur vazhdimisht nga tifozë, forca të sigurisë në
stadium dhe policë. 12. Gjithashtu, para se
futbollistët shqiptarë të lejoheshin të dilnin nga stadiumi, me urdhër
të Prokurorit te Beogradit (sipas deklaratës së policisë), i gjithë
stafi dhe lojtarët e ekipit kombëtar u kontrolluan fizikisht një për
një, së bashku me sendet personale.
WWW.VOAL-ONLINE.CH
Other Articles: |
|
FSHF DO 3 PIKËT, JA 12 PIKAT E MBROJTJES NË UEFA (10.17.2014) |
|
'SHKOLLAT SHQIPTARE'VAZHDË E KONGRESIT ANTIKOMBTAR TË 1972... Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa I) (10.17.2014) |
|
PAPA PALI VI (1897-1978)Nga Don LUSH GJERGJI (10.17.2014) |
|
ÇKA THANË BECKHAM, RONALDO, DROGBA E IBRAHIMOVIÇ PAS NDESHJES NË BEOGRAD (10.16.2014) |
|
DEPUTETI GJERMAN STEFAN SCHWARZ - KJO SERBI NË BE? NEIN, NO, JO, NE, NON! (10.16.2014) |
|
GORAN MILETIÇ PYET NË TWITTER - 'KAQ TË OFENDUAR JENI PREJ FLAMURIT, NDËRKOHË THIRRJET 'VRITINI, VRITINI SHQIPTARËT' NUK KANË PËR JU AS EDHE NJË VLERË QË TË PËRMENDEN?' (10.16.2014) |
|
TIFOZËT E 'BESHIKTASH' - DO TA VALOJMË FLAMURIN E SHQIPËRISË ETNIKE MIDIS BEOGRADITMadje do ta valvisim edhe flamurin e Kosovës (10.16.2014) |
|
IBRAHIMOVIÇ - KOSOVA ËSHTË SERBI, NËSE NËNA IME ËSHTË E VIRGJËR (10.16.2014) |
|
FORCAT SERBE KONTROLLUAN KOMBËTAREN PËR TELEKOMANDËN E DRONIT (10.16.2014) |
|
VIDEOJA E 'WASHINGTON POST' - POLICIA SERBE LEJON FUTJEN E HULIGANËVE NË FUSHË (10.16.2014) |
|