VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PIKTORI AVNI DELVINA GRAFIKA MIQËSORE POR EDHE IRONIKE PAS DEKLARATËS BOMBË TË SHEFIT TË UEFA-S
E Shtunë, 10.18.2014, 08:00am (GMT1)


VOAL - Presidenti i UEFA-s, Michael Platini ka shkaktuar skandal me deklaratën e tij bombastike se minikopteri mund të ishte një bombë. Opinionin shqiptar dhe ai europian e ka ironizuar dhe vënë në lojë shefin e UEFA-s, i cili në vend që të mbajë qendrim për atë që ndodhi në stadium, ku nuk u krijua as kushti minimal për një lojë në stilin europian, "fajëson" shqiptarët, të cilët ishin të penalizuar as të mos merrnin pjesë në ndeshje dhe as mos të tregonin asnjë symbol kombëtar. I bëjmë një pyetje z.President të UEFA-s, nëse Serbia vinte këto kushte Francës dhe e priste ashtu si priti shqiptarët, si do të reagonte Platini! Ndërkohë artisti shqiptar, grafisti i shquar Avni Delvina ka punuar një trio grafikash kushtuar Platinisë. Janë grafika miqsore, por natyrisht ironia nuk përjashtohet.
 


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.