VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

17 TETOR 2012 - KUR CAMERON PERSONALISHT I KËRKONTE UEFA-s SANKSIONE KUNDËR SERBISË
Pas thirrjeve raciale ndaj futbollistëve britanikë nga fansat gjatë ndeshjes për moshat nën 21 vjeç

E Shtunë, 10.18.2014, 08:21am (GMT1)




17 tetor 2012

Qeveria britanike i shkruajti Presidentit të UEFA-s, Mishel Paltini të mërkurën duke i kërkuar "sanksione të rënda" kundër Serbisë pas thirrjeve raciale ndaj futbollistëve britanikë nga fansat gjatë ndeshjes për moshat nën 21 vjeç. Futbollistët britanikë u targetuan përmes sharjeve raciste gjatë ndeshjes së të martës në qytetin serb Krusevaç, me sharje që oshëtimin në kor dhe mbushnin gjithë stadiumin.
Pas fitores së Anglisë 1-0, e cila i siguroi kualifikimin për Europianin e 2013 për ekipet nën moshat 21 vjeç shpërtheu një përleshje mes tifozëve, lojtarëve dhe stafit drejtues.
Hidhërimi midis dy skuadrave u shpreh përmes deklaratave reciproke, përmes Shoqatës së Futbollit në Angli, e cila sugjeronte se nuk do të dërgonte më ekipe në vendin ballkanin në të ardhmen, ndërsa serbët në mënyrë të prerë mohuan racizmin dhe denoncuan lojtarët vizitorë.
Tifozët e futbollit serb kanë shkaktuar probleme në shtëpi dhe jashtë vendit në të kaluarën dhe Serbia u paralajmërua nga Platini vitin e kaluar se problemet e vazhdueshme të turmës së tifozëve nëpër ndeshje, por rrezikonin që ekipeve të tyre t'u ndaloheshin garat europiane.
Federata e Anglisë, e cila mori një ekstra siguri për në Serbi, fillimisht raportoi abuzimin racist gjatë ndeshjes tek UEFA dhe dorëzoi kërkesën e saj zyrtare të mërkurën. Ministri i Sporteve, Hugh Robertson i ka shkruar tashmë Mishel Platini-së duke dënuar se, "provokimi ekstrem dhe racizmi" me të cilin u përballën lojtarët britanikë duhet të hetohet.
Douning Street (Zyra Qendrore e KM britanik) është shprehur se Kryeministri britanik, David Kamerun është "tmerruar nga skenat" dhe kërkon që UEFA të vendosë "sanksione të ashpra" kundër trupit të futbollit serb.
"Ne jemi të vendosur për të zhdukur racizmin kudo jashtë vendit, por dhe në shtëpi dhe ne jemi duke i dhënë mbështetjen tonë të plotë ankimit të Federatës së Futbollit", tha zëdhënësi i Kamerun, Steve Field. "Nëse ne do të zhdukim racizmin nga futbolli atëherë s'do të ketë më nevojë për sanksione e gjoba siç është bërë në të kaluarën".
Duke iu referuar një qëndrimi të Presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter vitin që shkoi, qëndrim që është kritikuar shumë, Field tha: "Nuk është mirë që t'u thuash lojtarëve që të shtrëngojnë duart dhe të harrojnë ç'ka ndodhur".
Blatter tha më vonë në Tuiter se ai është "i trishtuar sa herë që dëgjon për incidente raciste në futboll".
Por Federata serbe e dënoi këtë përmes një deklarate ku u shpreh se "para ose gjatë ndeshjes" nuk kishte asnjë thirrje raciste që targetonte lojtarët anglezë.
Federata serbe fajësoi për incidentin e fishkëllimës finale mbrojtësin Deni Rose, duke pretenduar se "ai u soll në mënyrë të papërshtatshme, jo sportive dhe vulgare ndaj mbështetësve, gjë për të cilën ai mori karton të kuq".
"Për fat të keq ky ishte shkaku i incidentit", thoshte deklarata e Federatës serbe.
Por Serbia premtoi se do të ndëshkonte autorët e incidentit dhe i kërkoi falje "mysafirëve tanë anglezë dhe publikut për sjelljen e papranueshme të stafit dhe lojtarëve".
Federata angleve insistoi me një deklaratë duke këmbëngulur se lojtarët dhe stafi i saj kishin qenë objekt i abuzimit racial, ashtu si edhe dhunës dhe fishkëllimave gjatë gjithë ndeshjes.
"Zyrtarët e Federatës angleze janë të vetëdijshëm se thirrjet raciste nga turma e tifozëve kishte të bënte me një numër lojtarësh me ngjyrë të Anglisë, që luajtën në pjesën e parë të ndeshjes së të martës mbrëma", tha sekretari i Përgjithshëm i Federatës angleze, Alex Horne. "Kjo çështje është diskutuar sërish gjatë një takimi me UEFA pas atyre skenave fatkeqe që u ndoqën nga rënia e bilbilit të fundit.
"Asnjë ekip futbolli nuk i duhet kërkuar të luajë në një mjedis ku është i përhapur abuzimi racor, dhuna dhe sjelljet kërcënuese. Ne duhet të rishikojmë vlefshmërinë e vendimit për të dërguar ekipet tona drejt Serbisë në të ardhmen.
Ndaj dhe Horne theksoi se: "Ne duhet të mbrojmë Deni Rose, i cili është nxjerrë jashtë loje për shkak të frustrimit dhe ishte target i abuzimeve raciste.
Rose deklaroi se kishte patur probleme gjatë gjithë mbrëmjes.
Ai u nxor jashtë pas rënies së bilbilit dhe pas provokimeve të dukshme që vinin nga turma e tifozëve, ai realisht u abuzua.
"Këndimi në kor i këngës së majmunëve filloi para se unë të përjashtohesha", tha Rose për gazetarin britanik nga "Sky Sports". "Pas 60 minutash mendja ime nuk ishte më tek loja. Këto gjëra duhet të ndalohen. Unë nuk e kuptoj se çfarë mësojnë ata nga këto gjëra. Ata duhet të ndalohen".
Rose tha se ishte ankuar tek asistenti i trajnerit, Steve Uigli për problemet.
"Ata filluan të këndonin në kor këngën e majmunit. Pyeta djemtë nëse e dëgjonin edhe ata, të gjithë po e dëgjonin", tha Rose. "Në mes të pushimit unë shkova tek asistent-menaxheri dhe i thashë se çfarë po ndodhte. Ai më tha se do të përpiqej që të bënte më të mirën e tij për këtë situatë dhe se do të adresonte çështjen menjëherë pas ndeshjes.
"Në gjysmën e parë unë shkova poshtë për të marrë topin dhe për ta hedhur në fushë kur tifozët serbë nisën sërish me himnin e majmunëve. Por gjysma e parë nuk ishte gjë, në krahasim me atë që ndodhi në pjesën e dytë. Në gjysmën e dytë ata më goditën me gurë në kokë në momentin që unë shkova për të marrë topin e për ta hedhur në fushë. Çdo herë që unë prekja topin përsëritej kori me këngën e majmunëve".
Por kapiteni i serbisë, Slobodan Medojeviç ka akuzuar lojtarët anglezë për incidentin në fund të lojës. "Shokët e mi dhe unë u provokuam nga gjestet e lojtarëve anglezë drejtuar tifozëve tanë në stadium", tha ai. "Unë nuk mendoj se është vetëm faji ynë për incidentet, por edhe i lojtarëve anglezë.....edhe nëse ka pasur himne raciste ato mund të jenë bërë nga pesë ose gjashtë njerëz".
Në vitin 2007, UEFA gjobiti Serbinë me 24 000 euro (dhe 32,600 USD) pasi lojtarërt dhe tifozët serbë kryen sërish abuzim racist gjatë një tjetër ndeshjeje për ekipet nën moshën 21 vjeç kundër Anglisë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.