E Premte, 04.19.2024, 07:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
CILI ËSHTË FAJI SHQIPTAR, SPORTIV APO ZYRTAR?
Nga SAIMIR LOLJA

E Shtunë, 10.18.2014, 08:31am (GMT+1)


Më 14 Tetor 2014 filloi në Beograd të Serbisë ndeshja e futbollit midis skuadrave serbe dhe shqiptare, e vlefshme për hapat për të shkuar në kampionatin europian të futbollit që do të luhet në Francë pas dy vjetësh. Afër fundit të pjesës së parë ndeshja e futbollit u ndërpre përfundimisht për shkak të dhunës që së vazhdueshme në stadium kundër lojtarëve shqiptarë e cila arriti pikën e shpërthimit kur një zog me një flamur me përmbajtje shqiptare fluturoi mbi stadium.

Ana shqiptare

Edhe në rastin se ai që e bëri zogun të fluturonte qe shqiptar, edhe sikur ai të ketë qenë aq tepër i aftë me kaluar fshehtas materialet dhe shmangur kontrollet e imta të policisë serbe për në stadium, ai ishte një tifoz, një individ.

Ana sllave

Në anën tjetër, pa filluar ndeshja, gjatë ndeshjes dhe mbas saj në stadium tërë tifozat serbë kishin me mijra flamurë e parrulla kundra shqiptare, brohorisnin në kor "vrsini shqiptarët" dhe duke gjuajtur me shishe e fishekzjare lojtarët shqiptarë. Biles, albitri e ndërpreu ndeshjen pak për ato goditje pa dalë zogu me flamur.

Kur fluturoi zogu me flamur, atë e kapi një lojtar serb, ia mori një lojtar shqiptar, ia dha përfaqsuesit të UEFAs - mëse normale. Duhej të mbaronte këtu dhe me kaq dhe ndeshja të vazhdonte.

Të tjerat mëpastaj ishin fillim e mbarim rrugaçëri kriminele bandisteske nga ana e serbëve: lojtarë, tifoza, roje, policë, shërbim i fshehtë, të gjithë bashkë. Të tërë këta u sollën kundra sportistëve shqiptarë ashtu si sillej ushtria serbe 100 vjet më parë kundër popullsisë shqiptare të pambrojtur gjatë luftrave ballkanike.

Cili është atëhere faji shqiptar, sportiv apo zyrtar?

Dikush mund të thonte se ndoshta shqiptarët kanë faj se nuk dijnë të urrejnë.

Serbët edhe me këtë rast treguan se nuk janë Europianë, se krenohen duke qenë bisha të egra stepash sllave, se mburren se janë janë sllavë të egër dhe barbarë, se kryerja e krimit është e mira e tyre, se genocidi, përzëniet e popullsive janë vetë egzistenca e tyre. Kjo është një sjellje e tyre të cilën e shfaqin të gjithë: injorantet, të pashkolluarit, të paedukuarit, profesorët, studentët, ushtarët, mbretnorët, artistët, sportistët, politikanët; nuk ka serb që te ketë pranuar dhe jo më të ketë kërkuar falje për krimet e kryera në Kroaci, Bosnje, Kosovë.

Pse? - vazhdon të përsëritet kjo pyetje e pyetur edhe më 1878 kur kryhej genocidi masiv dhe përzënës ndaj shqiptarëve në Sanxhak, Njish e më sipër. A mos edukohen dhe urdhërohen ato prej një kishe sllave apo bizantine e cila nuk nuk ka në bosht paqen e Jezusit por idhuj luftëtarësh që kanë kryer krime e genocide ndaj popujve te tjerë?

Pse urrejtja e tyre, sidomos kundër shqiptarëve, është e pakufijshme dhe e vazhdueshme? Ashtu si grekërit, pse serbët t'i friksohen pamasë egzistencës shqiptare-arbërore dhe rrjedhimisht t'i urrejnë pa kufi shqiptarët? Çfar shkaku apo emocioni i shtyn ato të kenë këtë urrjetje?

Meqenëse krijimi i tyre si grup shoqëror është i lidhur vetëm me një histori kishtarë disa qindra vjeçare, a mos lindja dhe egiztenca e tyre lidhet drejtpërsëdrejti me mohimin e kombësisë shqiptare-arbërore?

Në Konferencën e Ambasadorëve më 1913 në Londër, më shumë se gjysma e popullsisë dhe tokave shqiptare u lanë jasht shtetit foshnjor shqiptar mbi bazën e "të drejtave historike" imagjinare të serbëve dhe grekërve. Pra më shumë se 100 vjetësh serbët krijuan Jugosllavinë Nr. 1 dhe para rreth 20 vjetësh i sulmuan të tërë në Jugosllavinë Nr. 3 të shtyrë prej "të drejtave historike" të tyre imagjinare. E njëjta sjellje i përket edhe grekërve: pasi fuqitë europiane krijuan shtetin grek rreth 190 vjet më parë, Greqia zmadhoi sipërfaqen e saj të tokave dhe popullsinë gjashtë herë duke u mbështetur në "të drejtat historike" të saja imagjinare; natyrisht jo të grekërve të sotëm.
Serbët dhe grekërit i hynë rrugës së masakrave, përzënieve, genocideve ose përndryshe shndërrimeve të arbërorëve-arbanasve -ilirëve-shqiptarëve pasi u krijuan si njësi feudale dhe fetare për të ndjekur "të drejtat historike" e tyre imagjinare. Pra ata e bëjnë veten të besojnë në "të drejta historike", në rrëfime historike imagjinare për periudha që nuk iu përkasin atyre. Sepse, për shembull, një hartë e vitit 395 e.s. e cila paraqet Europën Juglindore të sotmen Prefekturë të Ilirisë (Prefecture of Illyricum), çfar të drejte historike do krijonte kjo sot dhe për kë?

http://en.wikipedia.org/wiki/Stridon#mediaviewer/File:Roman_Empire_about_395.jpg

Ç'domethënë e drejtë apo rrëfenjë historike? Ç'kuptim mund të ketë ajo? Mbi të gjitha dhe në përgjithësi, nëse "të drejtat apo rrëfenjat historike" do merreshin parasysh, atëhere të gjithë kanë të drejtë t'i kërkojnë të gjitha; në mënyrë të veçantë në fillimët e Biblës (Genesis 6:4).


SAIMIR LOLJA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
17 TETOR 2012 - KUR CAMERON PERSONALISHT I KËRKONTE UEFA-s SANKSIONE KUNDËR SERBISËPas thirrjeve raciale ndaj futbollistëve britanikë nga fansat gjatë ndeshjes për moshat nën 21 vjeç (10.18.2014)
PIKTORI AVNI DELVINA GRAFIKA MIQËSORE POR EDHE IRONIKE PAS DEKLARATËS BOMBË TË SHEFIT TË UEFA-S (10.18.2014)
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT DO 3 PIKËT, JA 12 PIKAT E MBROJTJES NË UEFA (10.17.2014)
FSHF DO 3 PIKËT, JA 12 PIKAT E MBROJTJES NË UEFA (10.17.2014)
'SHKOLLAT  SHQIPTARE'VAZHDË  E  KONGRESIT  ANTIKOMBTAR  TË  1972... Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa I) (10.17.2014)
PAPA PALI VI (1897-1978)Nga Don LUSH GJERGJI (10.17.2014)
ÇKA THANË BECKHAM, RONALDO, DROGBA E IBRAHIMOVIÇ PAS NDESHJES NË BEOGRAD (10.16.2014)
DEPUTETI GJERMAN STEFAN SCHWARZ - KJO SERBI NË BE? NEIN, NO, JO, NE, NON! (10.16.2014)
GORAN MILETIÇ PYET NË TWITTER - 'KAQ TË OFENDUAR JENI PREJ FLAMURIT, NDËRKOHË THIRRJET 'VRITINI, VRITINI SHQIPTARËT' NUK KANË PËR JU AS EDHE NJË VLERË QË TË PËRMENDEN?' (10.16.2014)
TIFOZËT E 'BESHIKTASH' - DO TA VALOJMË FLAMURIN E SHQIPËRISË ETNIKE MIDIS BEOGRADITMadje do ta valvisim edhe flamurin e Kosovës (10.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]