VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBRËMJA E FERRIT NË BEOGRAD DHE QASJA E FORMIMIT TË ORGANEVE TË REJA TË SHTETIT NË KOSOVË
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Djelë, 10.19.2014, 06:52am (GMT1)



  Kur ende nuk krejt nuk janë fashitur të gjithë përjetimet e mira dhe të keqija pas ndeshjës  që mori konotacione politike në Beograd ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në futboll, dhe vërshimit me komente ndër më të ndryshme rreth kësaj ngjarje sportive nga shtypi boterorë  dhe shtypi shqiptarë , e që  kjo ngjarje më shumë ishte arenë lufte e kurdisur qëllimisht nga serbët e rebeluar ,vemendja ngadalë po kthehet së si do të formohen institucionet e reja të shtetit në Kosovë. Serbët mirë e shfrytëzuan këtë vakum do të thosha  institucional  për ti provokuar shqiptarët  me grafite  në Manastirin e Deçanit,  e të cilat grafite vet i kan kurdisur siq e kan mësuar këtë punë të ndytë moti, që faji pastaj të bie mbi shqiptarët.Këtë e ka pranuar edhe babai i kombit serb, Dobrica Qosiqi, i cili kishte deklaruar se "Ne serbët nese është novoja do të gënjejem edhe 100 herë deri sa ajo genjeshtër të bëhet e vërtetë".

     Edhe  në Beograd  serbët  e përgaditën skenarin e turpit që të përfitojnë politikisht nga panorama e zymtë që e krijuan në stadiumin e futbollit të  "Partizanit", pikërisht para vizitës së Putinit në Serbi, që ta bindin ate se populli serb është "hyjnor'dhe duhet të përkrahet nga Rusia më fuqishem në planet hegjemoniste karshi shqiptarëve  në Ballkanin Perëndimor. Në anën tjetër që vizita e planifikuar e Edi Ramës nese bëhët, atyre tu sjellë  poena politikë. Kjo u pa edhe nga  akuzat e rënda të kreut të Serbisë pas takimit futbollistik me skuadrën e Shqipërisë . Zbritja e flamurit kombëtar në fushën e futbollit , ishte vetëm një pretekst më shumë , që edhe një herë tjetër të zbrazet shovenizmi i tyre primitiv me  incidente shumë primitive dhe te rrezikshme . Ata edhe në ngjarje sportive dhe kudo tjetër nuk e lënë pa e  zbrazur mllefin e akumuluar të shovenizmit serbomadh karshi shqiptarëve. Por, me gjasë e gjithë kjo e ligë që e përgaditën do tu kthehet  si bumerang, edhe pse po gjejnë ngapak përkrahje nga strukturat më të larta të futbollit evropian. Të shohim rrjedhën e ngjarjeve  , dhe të shpresojmë që serbët do të dënohen për veprimet e tyre makabre në atë mbremje të ferrit.Tash ne duhet kthyer  normalitetit të gjendjës politike  në Kosovë, që  ti formojmë  organet e reja të shtetit. Nese me zgjedhje të mira deri diku e  kemi dhënë provimin e demokracisë ,kësaj radhe  më këtë stërgjatje  kemi ra shumë  në provim. Kjo garniturë politike ka dhënë shembull jot e mirë , duke i shpërfaqur haptazi interesat përsonale para interesave të përgjithshme . ..

Pas vizitës së senatorit amerikan , Cristofepher Murphy ngerqi politik siq po thuhet ka fillur  ndoshta edhe të gjëjë një zgjedhje. Senatori Marfi pas disa muajve i bëri bashkë Thaçin, Ramushin dhe Isën .Ai paraprakisht deklarojë së parititë politike duhet të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e krizës , madje edhe nese ajo krizë nënkupton sakrifica përsonale për të mirën e vendit .Me kërkesën e senatorit amerikan edhe u mbajten tri takime ndërmjet Thaqit,Haradinajt dhe Mustafës. Ata ishin bashkë të pranishem edhe në Darkën e Lamës si festë tashmë tradicionale e inicuar nga  presidenti hitoriik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Shumë ka mundësi dhe po përfolet që do të kemi më në fund koalicion midis PDK-së LDK-së dhe AAK-së.Dhe dihet se ky koalicion i "˜ imponuar" , është koalicion në fakt i vjetër sepse  këto tri subjekte politike edhe më parë e kanë udhëhequr bashkarisht shtetin  me formula pak më ndryshe.  

Presidentja Atifete Jahjaga ka bërë thirrje për përkushtim më të madh në të mirë të vendit. Ajo në fjalimin e saj në shënimin e "Darkës së Lamës", ka thënë se festimi i kësaj ngjarje, duhet të shërbejë për të gjitha subjektet politike, që të bashkëpunojnë në formimin e institucioneve të reja.Stagnacionit në të gjithë fushat e jetës duhet dhënë fund sa më parë, së në të kundertën gjithqka do të vihet në pëshore të madhe si në aspektin  e zhvillimeve politike  , ekonomike dhe të gjendjës së sigurisë. ..

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.