VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AKADEMIK MARK KRASNIQIT I UROJMË DITËN E LINDJES
E Mërkurë, 10.22.2014, 08:38am (GMT1)


Akademik Mark Krasniqi mbushi më 19 tetor 94 vjet. Ai është libër i gjallë i historisë të Kosovës në luftën për liri, pavarësi e demokraci. Njeri i dritës, i letrave, i dijes, i kulturës, i lirisë, bashkëpunëtor loyal i Ibrahim Rugovës.

Akademik Mark Krasniqi bashkëpunëtor dhe aleat i pandarë i Ibrahim Rugovës është dalluar për integritetin dhe trimërinë, të cilën nuk e ka këmbyer kurrë me asgjë. Ai është një nga përkrahësit e pandarë dhe të paepur të fjalës së lirë.

Akademik Mark Krasniqi është Veterani i Kosovës, i Lëvizjes Kombëtare të Kosovës për liri e pavarësi, veterani i pluralizmit të Kosovës, veterani i letrave, veterani i inteligjencës iluministe të Kosovës, është njëri nga Njerëzit e Mëdhenj të Kosovës, veteran i tolerancës dhe jetës.

Zoti i dhëntë jetë!

Në librin autobiografik "Kujtime e Përjetime, Shënime biografike 1920-2012", unë jam e nderuar. Sepse Baca Mark ka përfshirë në librin e historisë së jetës së tij heroike një shkrimin tim kushtuar Atij, kur pas vdekjes të Rugovës, LDK-ja e përjashtoi nga koalicioni. A ju kujtohet ndopak, ju që rrihni gjoksin se jeni rugovista!

Ne jemi krenarë që që kemi qenë bashkëkohës dhe bashkëpunëtorë me Akademik Mark Krasniqin, nuk jemi takuar shpesh, por që herën e pare që u pamë, na u duk se jemi pas njohur prej gjithë jetës! Dhe kështu kemi mbetur - Miq të pandarë në kudhrën e kohës, e cila vë në provë njerëzit, ua vë në provë karakteret, a janë me personalitet apo shiten e blihen për pushtet. Akademik Mark Krasniqi i ka kaluar të gjitha këto këto prova vështirësish dhe ka hyrë në histori.

Bacës Mark i urojmë ditën e lindjes! Zoti i dhëntë ymër sepse mendja e tij shpërndan dritë, në dallim nga dritshkurtërit që po e lënë Kosovën në tunel e terr. Elida Buçpapaj


ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.