VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

USHTRIA KANADEZE - PRÉ E AKTEVE TERRORISTE
Nga AJET NURO, Montreal, Kanada

E Mërkurë, 10.22.2014, 08:55pm (GMT1)


Në një hapsirë kohe prej 48 orësh, ushtria kanadeze ka rënë pre e sulmeve që mund të konsiderohen terroriste. Kështu, në datën 20 tetor 2014 në Saint-Jean-Sur-Richelieu, province e Kebekut, Martin « Ahmad » Couture-Rouleau, 25 vjeç, godet me makinë dy ushtarakë kanadez, njëri prej të cilëve vdiq në spital nga plagët e mara në parkingun e një qendre tregëtare jo shumë larg nga kolegji ushtarak. 25 vjeçari I konvertuar para një vitit në islam, ishte radikalizuar dhe kishte tentuar të udhëtonte në Turqi për të shkuar mandej në Siri ku do të luftonte në krah të xhihadistëve që luftojnë atje. Por Xhandarmëria Mbretëroi, duke e patur nën vëzhgim i konfiskoi pasaportën dhe madje u përpoq edhe t'a ndryshonte duke kontaktuar njerëz që mund të ndikonin tek ai dhe para datës 20, datë që ai kreu aktin e dhunshëm, policia mendonte se ai kishte ndryshuar ...
Pa u mbylluar ende kjo ngjarje, sot në Ottawa, brenda parlamentit Kanadez, dhe në dy vende të tjera jo larg parlamentin, tre qitje me armë nga të cilat ngelën të plagosur një roje i parlamentit dhe një ushtarak i cili edhe vdiq më pas në spital. Ndonëse nuk është hedhur dritë mbi ngjarjen më të fundit, gjithçka të lë të mendosh se edhe ky akt është i lidhur me ngjarjen e para dy ditësh dhe se ushtarakët kanadez janë objektivi i tyre.
Siç dihet Kanadaja është rreshtuar në krah të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë në luftën kundër terrorizmit dhe konkretisht kindër Shtetit Islamik. Ngjarjet tragjike në Kanada vijnë pas thirrjeve të Shtetit Islamik për të dëmtuar interesat e të gjitha shteteve aleate që janë angazhuar në luftë kundër tyre.

Kanadaja, një vend me paqe dhe sigurie ku jetojnë në paqe komunitetete me prejardhje nga të gjitha këndet e botës, tash gjendet para një situate dhune. Deklaratat e para të drejtuesve federal e provincial janë se Kanadaja nuk do të tërhiqet nga akte të tilla dhe se jeta politike do të vazhdoj si më parë.

Ajet Nuro
anuro@albemigrant.com
Montreal, 22 tetor 2014


AJET NURO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.