E Enjte, 04.25.2024, 02:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KADRI MORINA - SHQIPTARI QË SHTROI DREKËN PËR PAPA FRANÇESKUN NË TIRANË

E Enjte, 10.23.2014, 08:36am (GMT+1)


 
Filantropia e Kadri Morinës, biznesmenit shqiptar që shtrojë drekën për Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Tiranë, meriton më shumë vëmendje.
Vizita e Papës Françesk në Shqipëri u transmetua gati në çdo detaj të saj nga mediat lokale e ndërkombëtare. Nuk pati moment që nuk u ndoq me vëmendje gjatë transmetimeve direkte, që nga mbërritja në aeroport në mëngjes e deri tek përshëndetja e fundit dhënë nga kryeministri shqiptar Edi Rama, kur avioni me të cilin Ati i Shenjtë po udhëtonte u ngrit në ajër për tu kthyer në Itali.

Emocionet filluam t'i ndiejmë që gjatë përgatitjeve. Dhe mëngjesi i asaj të diele ishte i bukur, gati i bekuar në qendër të Tiranës, ku për të rrallën herë ndieje kënaqësinë e të ecurit të të gjithë në këmbë. Emocione që filluan të shtonin rrahjet e zemrës me mbërritjen e Papës, përshëndetjet e tij në bulevardin Dëshmorët e Kombit, mesazhet që dha gjatë meshës dhe përkëdheljet e fëmijëve.

Por në fund të ditës, ndërsa montonim kronikat e gjithë aktiviteteve të tij, m'u kujtua se pati një periudhë, kur Papa "u shkëput" nga radarët e transmetimeve direkt. Ishte periudha e drekës, e normalisht kjo ishte koha për t'u ushqyer.

Ku e hëngri drekën Papa, kush gatoi për të?! Kjo ishte një pyetje që i parashtrova dhe bashkëshorti tim gjatë mbrëmjes ndërsa komentonim vizitën e tij. Dhe, ai si një gjysmë italian (për shkak të qëndrimit të tij 15 vite në Itali) tha se zakonisht në rrugëtimet e Papës, dreka shtrohet në vendet e kishës dhe me siguri do të kenë gatuar "motrat".
Për hipotezën e parë ai kishte të drejtë, por për të dytën jo. Papës Francesk iu ofrua dreka nga një sipërmarrës. Kadri Morina, pronar i një kompanie sigurimi, por edhe i restorantit "Piazza" në qendër të Tiranës, shërbeu gatimet e restorantit në ambientet e ambasades së Vatikanit në Tiranë.

Morina ka dërguar prindërit e tij në Mekë për 12 vite radhazi dhe ka ndërtuar 10 xhami të reja në fshatrat pranë vendlindjes, në veri të vendit por edhe në qendër të Shqipërisë. Filantropia e Morinës gjithashtu ka ndihmuar në rikonstruksionin e xhamisë së E'them Beut në qendër të Tiranës për një vlerë prej 250 mijë dollarë, por edhe në restaurimin e dy kishave në Han të Hotit dhe në Mirditë.

Babai i katër fëmijëve, Morina gjithashtu ka mbështetur financiarisht kurimin e disa fëmijëve, të sëmurë me leucemi apo të aksidentuar. E ndonëse bamirësia nuk matet dot në vlerën monetare, ai vetëm për botime librash (në kulturë dhe enciklopedi) ka financuar 15 milionë lekë.

Morina thotë se është si çdo shqiptar tjetër, të cilit i mbushen mushkëritë me frymë kur bën gjëra të mira. Kadriu nxiton të kujtojë thjeshtësinë e Papës Françesk, i cili pas drekës fiksohet në foto me stafin e restorantit dukë dhënë shenjën "˜OK'.

Është diskutuar shumë për bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe vizitën e Papës Françesk në Tiranë. Në gjithë jehonën pozitive që ka rrethuar këtë vizitë puna filantropike e Kadri Morinës zë vendin e saj.

Marrë nga www.reporteri.al

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DIKTATURA, DEMOKRACIA APONga SALI BOLLATI (10.23.2014)
GRIDA DHE JOZEFINA MOLLË SHERRI - PD NUK I ZGJEDH DOT FORUMETNga viti 2004 kjo parti nuk zgjedh dot forume të reja (10.23.2014)
FAHRI MUSLIU - E VËRTETA PËR ATËSINË E VUÇIÇIT (Intervistë) (10.23.2014)
USHTRIA KANADEZE - PRÉ E AKTEVE TERRORISTENga AJET NURO, Montreal, Kanada (10.22.2014)
SOKOL BALLA - BATON HAXHIU SPIUNOI TEK SERBËT PËR OLSI RAMËN (10.22.2014)
AKADEMIK MARK KRASNIQIT I UROJMË DITËN E LINDJES (10.22.2014)
GJAKU GJUHËSOR I SHQIPESNga RRUSTEM GECI (10.22.2014)
“JUP  KASTRATI  KY  BIR (K...)  I  MADH  I  SHKODRES !Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nëse dishroni me pa një popull pa t’ ardhme, “shkatrroni shkolla (10.22.2014)
NDËRHYRJA GREKE NË TEKSTET SHQIPTARENga HALIL RAMA (10.21.2014)
MIRKO KOVAÇ - SERBËT, TË PAAFTË PËR PAQE ME FQINJËT (10.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]