VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TREGON KOSTANDIN GRILLO, KOMENTATORI I NDESHJES SHQIPËRI-SERBI: „SERBËT I KANË VENË EMRIN E PLATINISË NJË KOMPLEKSI TË MADH SPORTIV NË BEOGRAD“ – INTERVISTOI ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 10.23.2014, 09:52am (GMT1)





VOAL:Ju ishit pjesë e ekipit shqiptar në Beograd?
Kostandin Grillo:
Jo,une isha me delegacionin e Radio Televizionit Shqiptar që kishte te drejtat eksluzive te transmetimit te ndeshjes nga stadiumi Partizani i Beogradit. Ishim 8 veta dhe u nisëm të henen ne mengjes me dy autovetura nga Tirana nëpermjet Shkupit.

VOAL:Pra ju nuk fluturuat në një avion me ekipin tonë?
Kostandin Grillo:
Jo s"˜kishim asnjë lidhje me delegacionin e perfaqesueses. Ata u vendosen ne Hotel Crown Plaza në Beogradin e ri, ndërsa ne ishim akomoduar ne Hotel Moskwa m'u ne qender te Beogradit, ngjitur me pedonalen e famshme Knjaz Mihajlov. Në kete hotel sipas te thenave ishte arrestuar patrioti Hasan Prishtina dhe kishte qendruar per nje kohe te gjate Ahmet Zogu

VOAL:Ekipi jonë mbërriti më 13 tetor ?
Kostandin Grillo:
Po në 13 tetor. Edhe ne në 13 tetor. U takuam në stadium në darke kur kreu seancen stervitore dhe trajneri De Biazi dha konferencen e shtypit te programuar nje dite para takimit.

VOAL: Si ishte klima e pritjes ?
Kostandin Grillo:
E kam thene edhe gjate transmetimit, nuk mbante era ndeshje fare. Që në kufi kur u futem me 2 autoveturat e TVSH. Kaluam për 1 minute. As na kontrolluan bagazhet fare. Ndaluam ne rruge para Presheves dhe Bujanocit dhe beme foto me djemte (në autostrade). Nuk u futem ne qytet sepse nxitonim qe te gjendeshim ne stadium per akreditimet dhe ndjekjen e konferencave te shtypit te dy trajnereve dhe ndjekjen e stervitjes se ekipit kombetar ne oren 19:00 ne stadiumin Partizani.

Çdo gje ishte ne nje klime krejt ndryshe nga ajo qe perjetuam ne stadium diten e ndeshjes. Na dukej vetja si ne Tirane, sepse ne mbremje dolem me shoket neper kafe dhe patëm vetem ngacmime per rezultatin e ndeshjes. Dëgjonim (unë komunikoj serbisht) të na thonin do t"˜ju mundim me 2-0 3-0 4-0.

VOAL: Ndeshja do të kryhej pa tifozë shqiptarë dhe pa simbole. Si i kishte pranuar këto kushte Federata Shqiptare e Futbollit ?
Kostandin Grillo:
Kjo eshte nje çeshtje qe ka ne dore UEFA dhe të dy federatat respektive, ka marrevshje qe te dy takimet te luhen pa tifozet e te dyja skuadrave, sepse ne raste te ngjashme ka patur edhe ne te kaluaren per shembull Turqi-Greqi pa tifozet që te udhetojne ne Athine apo Stamboll, keshtu qe mendoj se ky nuk eshte nje problem i rendesishem. E mira eshte qe te kete tifoze, por në të tilla raste edhe UEFA i keshillon te dyja federatat. Asnje tifoz serb nuk do te vinte ne ndeshjen e kthimit ne Shqiperi, ashtu si ne nuk do te shkonim atje.

VOAL: Po djemtë e ekipit tonë ndiheshin nën presion psikologjik një ditë përpara ndeshjes - kur ju jeni takuar me ta dmth në mbrëmjet e 13 tetorit?
Kostandin Grillo:
Aspak, në stadium ishte një qetësi absolute. Isha une vete dhe televizioni yne se bashku me supersportin. Shumë qetë ishte. U takuam me ekipin një ditë përpara ndeshjes. Kishte forca te shumta policie qe ruanin stadiumin brenda dhe jashte dhe s"˜pati asnje lloj incidenti. Deri më 14 tetor në orën 18:00.

Edhe paraditja e 14 tetorit ishte ne kushte te qeta. Diku aty nga ora 16:00-17:00 në qender te Beogradit, takoj se bashku me Edmond Gëzdarin, të cilin e kishim pjese te delegacionit tone te TVSH, Igli Taren dhe 2 ish-futbolliste te kombëtares, Ardian Aliaj qe i ka shenuar gol Greqise në fitoren e 2004 dhe Ervin Fakaj si edhe nje djale me emrin Ëngjell i veshur me kostum qe me duket se punonte në Ministrine e Jashtme tonën. U ulem bashkarisht dhe pime nga nje kafe. Ata sa kishin ardhur nga Roma  me avion dhe ky Ëngjelli se me kë komunikoi në ato çaste dhe i thanë që kanë ndaluar 30 veta qe kane ardhur ne aeroport në atë orë nga Tirana, midis tyre Olsi Rama, i vellai i kryeministrit,Bledi Fevziu,Andi Bushati,Sokol Balla, deputeti Spartak Braho dhe disa te tjerë.

NË STADIUM NA PRISTE NJË FERR I VËRTETË STADIUMI SA HYMË OSHËTINTE "VRITINI, VRITINI SHQIPTARËT"


VOAL: Le t'i kthehemi 14 tetorit orës 18:00 çfarë ndryshoi në atë orë?
Kostandin Grillo:
Ne në orën 18 e kishim lene te niseshim nga hotel Moskwa me 2 taksi(makinat i kishim mbyllur ne garazh qe nje nate me pare)per ne stadium se do të benim edhe prova. U ndamë me Igli Taren dhe shoqeruesit e tij për të shkuar te hoteli...Atje e gjetem hotelin te rrethuar nga forca te shumta policie. Na thane se nuk do shkonim në stadium se ishte e rrezikshme,por do te shkonim tek hoteli i perfaqesueses,Crown Plaza dhe qe atje qe te gjithe lojtarë, drejtues dhe ne do te niseshim te shoqeruar ne stadium.Nga Radio Televizioni Shqiptar bashkë me mua ishin Defrim Metasani,Edmond Gezdari,juristi Sokol Gjoshi, Dritan Mile kryinxhinieri,Kleart Duraj drejtori i maredhenieve me jashte dhe Elton Kadisi i marketingut se bashku me Gjergj Smokthinen,pra kemi qene 8 veta. Te Crown Plaza e kuptuam se gjerat kishin ndryshuar. Forca të shumta policie, speciale të ndërhyrjes  së shpejte por edhe me uniforma ushtarake na kishin rrethuar gjithandej, perveç forcave civile të policisë që ishin të shumtë. Harrova te them se ajo qe me beri pershtypje ishte se ndermjet policive kishte dhe disa qe flisnin paster shqip.

Në  oren 19.30 u nisëm të gjithe per ne stadium: i pari autobuzi i lojtareve dhe stafit drejtues,një autobuz i dyte me 2 kate ku ishin tifoze dhe gazetare dhe një mikrobuz me pak vende nja 20 vende qe mbante mbrapa nje rimorkio me canta dhe valizhet e atyre qe pas ndeshjes do te fluturonin direkt per ne Tiranë.

Nga hoteli në stadium ishte nje distancë me makinë prej 10 minutash, e cila kaloi qetë por rruga ishte boshatisur dhe çdo 50 metra ishte një polic i armatosur.
Në stadum pastaj ishte nje ferr i vertetë. Një frike, nje panik i madh.

VOAL:Nga ana juaj ?
Kostandin Grillo:
Nga të gjithe ne 100-150 veta qe ishim. Kishin ardhur shume biznesmene nga Shqiperia kryesisht

ISHTE SI GJENDJE LUFTE E PAMUNDUR TË LUHEJ FUTBOLL, SHASHKA, FLAKË E TYM NGA DO

VOAL: Tifozët serbë 32 mijë. Ndërsa ju gjithësej jo më shumë se 100-150 veta?
Kostandin Grillo:
Jo. I gjithë delegacioni me futbollista dhe gazetare dhe shoqerues të ekipit. Na akomoduan në tribunat VIP disi te izoluara nga publiku. Ne u futem ne kabinen e transmetimit dhe atje degjoheshin vetem sharje ofendime thirrjet  « ubi ubi shiftari » dhe shume te tjera. Ishte e veshtire të merrej vesh, sepse dëgjohej nje oshetime e pafundme, por ne shprehjet kryesore i kuptuam.

Ishte si ne nje gjendje lufte...dhe une mendoj se ishte e pamundur atje te luaje futboll. Ishte mendimi im kur e pashe atë situatë.

Ne ishim që të tetë nga RTSH në kabinë. Si mund te luhej në ate atmosfere qe vetem për futboll nuk ishte e pershtatshme. Shashka, flakë e tym ngado.

VOAL: Po De Biazi si e pranoi që të luhej ndeshja në ato kushte ?
Kostandin Grillo:
Këto pastaj jane çeshtjet e federates dhe UEFA-s. Kabina jonë ndodhej në anen e kundert te tyre,s"˜kishim asnje lloj kontakti me ata. Ishim në katin e sipërm dhe në të kundërt me ta.

VOAL:Shashkat i hidhnin që në fillim të ndeshjes ?
Kostandin Grillo:
Po, po, shashka, bomba, tym, flakë, sharje qe kur u futem ne ne staidum. Ata do kishin kohe qe ishin futur. Tifozet e tyre do ishin aty qe nga ora 18:00.

VOAL:Po si e pranoi Duka bashkë me De Biazin që ekipi shqiptar të luante në këto kushte? Të luanin në ferr?
Kostandin Grillo:
Prandaj thashe une që kam shkuar ne shume stadiume, por te tille tmerr s"˜kisha perjetuar kurre. Ata janë që vendosin. Ne s"˜mund te nderhyjme. Për mua ata duhej të mos e fillonin lojën, por vetem se eshtë pergjegjese UEFA, se ajo të dënon nëse nuk zbret ne fushe sipas regulloreve

DUKA-DE BIAZI I KANË RREZIKUAR DJEMTË E EKIPIT


VOAL:Ju keni bërë një komentim të jashtëzakonshëm sepse i keni treguar opinionit se si është situata. Unë si gazetare mendoj që as Duka dhe as De Biazi nuk kanë vepruar si duhet sepse kanë rrezikuar djemtë.
Kostandin Grillo:
Në mikrofon nuk kam treguar gjysmen e frikes sepse s"˜doja te perhapja panik,plus qe drejtuesit e TVSH-së na thanë të kishim kujdes ne komente se na monitoronte EBU-ja. Edhe une jam i njejtit mendim me ju

EKIPI SHQIPTAR SHUMË GJAKFTOHTË TIFOZËT SERBË DUKESHIN SI KRIMINELË TË DROGUAR SERBËT E KUPTUAN SE NUK DO TË FITOIN DOT

VOAL: Po ekipi shqiptar në fushë si reagonte ndaj kësaj situate?
Kostandin Grillo:
Shume korrekt, shume te qete, shume gjakftohte ...dhe une mendoja se pasi kaloi vrulli i 20 minutave të para se nuk do te na mundnin kurre.

VOAL: A nuk po luante ekipi nën një presion të paparë psikologjik?
Kostandin Grillo:
Ata ishin te gjithe te perqendruar. Ata jane profesioniste te vertete, plus qe ajo atmosfere dhe sharjet i ngriten nga ana psikologjike duke vene zemren ne rradhe te pare.

VOAL: Një gjë për saktësi sharjet "vritini shqiptarët" dhe shashkat me tym kur filluan ?
Kostandin Grillo:
I gjetem atje, edhe sharjet edhe tymueset. Ata ishin kriminelë tifozet, të shperfytyruar, të droguar, jua shikoja fytyrat dhe kisha frike edhe une qe isha lart.

Ndeshja filloi me hymnin qe s"˜u degjua fare. Ne atje te pakten s'e degjuam. E kendonin vetem me ze, me duket pa muzike fare, lojtaret. Gjithsesi se dhane veten lojtaret tane.

Nja 20-25 minuta serbet bene nje lloj presioni,ndihmuar mendoj pak edhe nga gjyqtari anglez Atkinson,i cili i ndihmoi ne disa raste. Nuk iu dha kartone, që duhej të jepte për ndërhyrje të egra. Nga minuta e 25 ndryshoi çdo gje dhe atëherë mendoj unë se filloi rrëmuja.

Në 3 pika te stadiumit qe une i kisha perballe shikoja qe tifozet filluan të tentonin te futeshin ne fushe. Ata e kuptuan se loja e futbollisteve serbe nuk mund te prodhonte ate fitore te madhe qe ata enderronini(2-3-4 me 0) dhe filluan të gjuanin edhe me sende edhe me fishekzjarre.

Diku aty nga minuta e 30 kur fituam goditjen e pare nga kendi,shkoi Agolli ta egzekutonte dhe ata filluan ta godisnin. Për pak sekonda gjyqtari e nderpreu ndeshjen dhe shkoi me duket kapiteni tyre atje dhe ata e lane Agollin ta egzektuonte.
Këto ishin perpara se te shfaqej banderola. Një gjuajtje ishte rast i Mavrajt e priti portieri,edhe 2 goditje te tjera kendi per ne,pra 3 te tilla ne favorin tone vetem 1 ne favorine tyre,por edhe rasti i madh per gol i Lorik Canes me koke e agravuan situaten.

Atehere filluan te fishkellin edhe tifozet serbe lojtaret e tyre,sepse po ndjenin lageshti. Ne themi nje shprehje jo te mire ne futboll,u rane te mbathurat,i vume perpara

Kjo solli ate situatë qe pastaj si pretekst u perdor banderola qe u shfaq diku afer fundit te pjeses se parë. Erdhi nga jashte stadiumit lart ne erresire deri sa nuk kuptohej se çfare ishte.

Une e pashe dhe e kuptova qe ishte harta e Shqiperisë etnike dhe mendova se shkruhej Kosove bile e thashe edhe ne transmentim. Banderola u shfaq kur në stadium s'ishte lënë gjë pa u bërë. Banderola s'erdhi nga stadiumi. Ajo komandohej nga jashtë, thuhej 2-5 kilometra  larg. Pas takimit, ne pala shqiptare, pa përjashtim u kontrolluam të gjithë nje per nje dhe nuk u gjet asgje.

VOAL: Sepse dyshohej se mos banderolën e kishin sjellë shqiptarët ? U kontrolluan të 150 vetat ?
Kostandin Grillo:
Të gjithë, pashaporta dhe kontroll trupor dhe çantat apo gjithshka qe kishin neper duar. Na mblodhën të gjithëve, jashtë stadiumit, në një vend diku.

VOAL: Bashkë me ekipin ?
Kostandin Grillo:
Jo ekipin e kishin kontrolluar ne dhomat e zhveshjes. I ke pare pamjet besoj ne TV.Edhe vellain e kryeministrit e kontrolluan bashke me te tjeret. Që te gjithe, asnje nuk linin te hypte ne autobuz pa e kontrolluar dhe pa pashaporte

VOAL: A kishte kërkuar arbitri ridaljen në fushë të ekipit tonë ?
Kostandin Grillo:
Më thane që jo arbitri, por përfaqësuesi i UEFA-s. Delegati i UEFA-s kishte pyetur nese ishin ne gjendje te dilnin në fushë lojtarët. Gjithsesi,Federata e ka lene pak ne erresire kete çeshtje kryesore per ne,nuk ka dale zyrtarisht ta pergenjshtrojë atë që eshte thene.

VOAL: Çfarë është thënë ?
Kostandin Grillo:
Sepse ne altoparlantet e stadiumit u tha 2-3 here qe ndeshja do rifillonte dhe nese kryhej edhe nje hedhje me e vogel cigareje apo sendi atehere ndeshja mbyllej pergjithmone. Bile doli edhe trajneri i tyre, avokati dhe rezervat ne fushe e bankine. Ata kane thene se u pyeten nese ishin ne gjendje te vazhdonim por sipas UEFA-s atyre u eshte thene qe te dilnin te vazhdonin, nuk e dime se cili genjen ose nuk thote te verteten.

VOAL: Kur u shfaq banderola:
Kostandin Grillo:
Banderola doli nga minuta 37-38. Por bëri 2-3 minuta ne ajër. Erdhi nga mbrapa portes në cep te stadiumit ku ishte i vendosur portieri serb.

VOAL: Po, por deri atëherë në stadium ishte bërë nami apo jo, ishin sharë shqiptarët, ishte përdhosur hymni, ishin hedhur sende goditëse në fushë, shashka, tym e flakë, ishin goditur shqiptarët tek VIP - Në këto kushte normalisht a luhet një ndeshje sipas standarteve të UEFA-s, kur pala shqiptare kishte respektuar vendimin e UEFA-s që të vinte pa tifozë dhe pa simbole ?
Kostandin Grillo:
Ka rregullore qe ato dënohen me gjoba dhe pezullim fushe ne ndeshjet e ardhshme që të luhen pa tifoze,ndersa sulmi i tifozeve ndaj lojtareve tane eshte automatikisht nderpreje takimi dhe dhenie 3 pike ne tavoline.

RREZIKOHEJ GJAKDERDHJE

VOAL: Dmth ju thoni se ndeshja do të fitohet në tavolinë me gjithë presionin duke filluar nga Platini ?
Kostandin Grillo:
Tashme qe u ngaterruam me kembet tona me banderolat per mua eshte 70 perqind per ne ne tavoline dhe 30 perqind perseritje e takimit ne vend asnjanes pa tifoze.

VOAL: Unë nuk mendoj se ka arsye që do ta penalizonte ekipin tonë për një banderolë që mund ta ketë hedhur gjithkush. A nuk ishte pala serbe përgjegjëse për të garantuar mbarëvajtjen, ndërsa deklarata e Platinisë ishte thjeshtë një marrëzi për mendimin tim.
Kostandin Grillo:
Gjithsesi une jam i mendimit se nese nje futbollist serb do kishte qelluar me grusht ndonjerin prej lojtareve tane ose anasjelltas (vetem pak te shtyra patën)atehere do kishte gjakderdhje. Deklaratat janë kot sepse verdikti jepet nga komisioni. Natyrisht serbet kane lobing me te forte se ne.

VOAL: Po lojtari jonë i qëlluar me stol? Një pyetje tjetër
a mund të toleronte skuadra italiane apo franceze apo gjermane një situatë të tillë ?
Kostandin Grillo:
Asnjehere, kurre.

VOAL: E pra kaq mjafton, ky diferencim diskriminues, sepse standartet janë njëlloj. Kështu duhet t'i ketë UEFA si garantuese.
Kostandin Grillo:
Serbët i kanë vene emrin e Platinisë ne nje kompleks te madh sportiv qe kane ndertuar perpara ca kohesh dhe Duka ka qene prezent ne ceremoni.

VOAL: Po shqiptarët kanë votuar për Platininë.
Kostandin Grillo:
Me këmbë e duar.

VOAL: Avokat Ngjela bënte këto ditë thirrje për largimin e Dukës. Unë mendoj se Duka ka mbajtur një qendrim shumë të papërgjegjshëm ndaj ekipit tonë, përfshi edhe De Biazin.
Kostandin Grillo:
Nuk e largojnë.

VOAL: Çfarë do të thoshe diçka që vlen ta përmendim.
Kostandin Grillo:
Unë them se po te mos ishim marre me banderolen ne fitonim edhe ne fushe edhe ne tavoline me ata njeqind perqind.

KËRCËNIMI I JETËS TË FUTBOLLISTËVE TANË ISHTE ARMA JONË, FEVZIU ME SHOKË MERRESHIN ME BANDEROLËN


VOAL: Jo, unë nuk mendoj kështu, sepse banderolën nuk e sollën lojtarët shqiptarë në fushë. Cili është argumenti kryesor i ekipit tonë?
Kostandin Grillo:
Kërcenimi i jetes se futbollisteve ishte arma jone. Më e forta dhe me e sakte, sipas rregullores të UEFA-s. Ndërsa Fevziu me shokë merreshin me banderolen.

VOAL: Por ne nuk merremi me banderolën, sepse ndeshja është ndjekur nga publiku shqiptar, por edhe nga futbollistë dhe ekspertë. Dhe ti e the shumë bukur se banderola ishte ajo ishte pretekst. Ata edhe kur filluan Luftën e Parë Botërore gjetën një pretekst.
Kostandin Grillo:
Ajo nuk duhej te ishte permendur fare, sepse dhuna erdhi nga paraqitja jo e mire e lojtareve serbe, per mua, dhe jo nga banderola. Këtë po them pretekst që edhe mediat tona jua dhuruan. Gazetaret e politikes nuk njohin rregulloren e futbollit sikurse ata te futbollit nuk e njohin regulloren e politikes

VOAL: Kur u pa se po rrezikohej jeta e ekipit tonë?
Kostandin Grillo:
Filloi qe ne hedhjen e sendeve ne drejtim te Ansi Agollit ne goditjen e pare nga kendi shume minuta perpara se te shfaqej banderola ne stadium aty nga minuta e 28-30 mendoj ne mos gaboj.

VOAL: Diçka për kthimin.
Kostandin Grillo:
Po ju them edhe nje detaj tjeter. Pasi u larguam te shoqeruar me 2 eskorta policie nga stadiumi ne hotel Moskwa ne rreth 10-12 veta qendruam shume afer me hotelin ne nje lokal deri ne oren 3 te mengjesit duke ngrene diçka dhe duke pire nga nje birre, nderkohe qe policia na pyeti te qendronte me ne apo jo, ne u thamë nese kemi problem, hoteli eshte shumë afer dhe ju lajmerojme, keshtu qe u larguan dhe s'na ngacmoi njeri. Të nesermen u nisem ne mengjes ne oren 11-11:30 nga hoteli me dy makinat tona, dhe para nesh edhe Petri Bozo me makinen e tij drejt kthimit, por kete here i rame nga kufiri me Kosovën. Shikonim fytyra te ngrysura por ngacmime nuk patem.

Ndërsa pjesa tjetër, qe te gjithe te tjeret u larguan me aeroplan. Ekipi jonë u kthye me çarter rreth orës 2-3:00 të natës. Vetëm ne 8 pjestaret e TVSH-së dhe rreth 20 veta qe kishin ardhur me kompanine turistike Guliver te Erion Hoxhes ndermjet tyre dhe gazetari Artan Hoxha i News 24 me me bashkeshorten e tij,qendruam bashkarisht ne hotel Moskwa. Ata u larguan 1 dite pas nesh pra me 16 tetor, ne me 15.

VOAL: Ke diçka për të thënë, për të shtuar?
Kostandin Grillo:
Fitoren me 3 pike patjeter!

VOAL: I nderuar Kosta të falenderoj si gazetare, por edhe në emrin e opinionit shqiptar, sepse bashkë me Gëzdarin dhe me Dëfrim Methasanin gjatë komentimit të ndeshjes, përveç profesianlizmit të lartë, keni dëshmuar besnikërisht atë që ngjau në stadium.
Ju flm shumë.

Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.