E Enjte, 04.25.2024, 02:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NËNA E ANDI LILËS - TMERRI NË STADIUMIN E BEOGRADIT (Intervistë)

E Djelë, 10.26.2014, 07:37am (GMT+1)


Hava Lila, nëna e lojtarit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit rrëfen tmerrin që i kanë parë sytë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Sipas saj, nëse do të ketë drejtësi, gjithçka do të vihet në vend:

Ngjarjet e pakëndshme që ndodhën në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri janë ende të freskëta. Ndër të paktët tifozë që janë lejuar të marrin pjesë është edhe ajo, zonja Hava. Nuk është një tifoze e thjeshtë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, por edhe nëna e një prej lojtarëve, Andi Lilës, qëndrimi i të cilit në ndeshjen në fjalë ka bërë popullin shqiptar të ndihet veçanërisht krenar për të. Si një nënë e përkushtuar, ajo e ka ndjekur Andin në çdo ndeshje, që ai ka luajtur me Kombëtaren, qysh nga mosha 15-vjeçare e deri më sot. Ajo vendosi që të shkonte edhe në Serbi, për të parë Beogradin dhe të ndiqte nga afër ndeshjen, me dëshirën dhe shpresën që Kombëtarja jonë të fitonte. Si gjithmonë me vete kishte marrë edhe flamurin tonë, por tifozëve tanë nuk do t'u lejohej asnjë simbol kombëtar me vete. Ajo e ka pasur të pamundur ta ndajë nga vetja flamurin tonë, ndaj për t'iu shpëtuar kontrolleve vendosi ta fshehë poshtë bluzës, që kur të arrinte në stadium ta ngrinte si në çdo ndeshje tjetër. Mirëpo, kjo do të ishte një ndeshje ndryshe nga të tjerat. Tifozët dhe lojtarët e palës tjetër do të ishin ndryshe, duke provokuar në sytë e një nëne një tmerr të vërtetë. Atje, ajo do të shikonte qindra flamuj të Serbisë, të Greqisë, vetëm flamuri shqiptar mungonte.

"Edhe një flamur shqiptar që ishte përballë meje, e grisën dhe e ndanë përgjysmë. Ishte gjithçka pa asnjë organizim. Në stadium ishim vetëm 40 persona, ku në fakt kanë qenë rreth 4000 policë, që gjatë gjithë kohës na ruanin ne". Zonja Hava tregon se, ulërima e klithma të tilla nuk i ka dëgjuar në asnjë stadium tjetër. Rusishtja që ka bërë në shkollë do të bënte të habitet dhe të tronditet me thirrjet plot urrejtje të serbëve, si: "Vdekje shqiptarëve" apo "Kosova është Serbi". Ato ishin klithma të frikshme, tregon ajo ende me emocionet e atyre çasteve. "Vetëm brohoritje futbolli nuk mund që t'i quash. Gjatë momentit që është shfaqur banderola, kanë ardhur policët që të shtinin tmerrin duke bërtitur: "˜Dilni, dilni, dilni', por ne po shikonim flamurin. Teksa rrëfen të gjitha këto, me fjalët më të sinqerta të një nëne, zonja Hava i jep përgjigje në mënyrë të pafajshme dhe jo të qëllimshme të gjitha replikave, që janë bërë këto ditë në dëm të Shqipërisë. "Kurrë nuk kam parë aq shumë urrejtje, frika ime për atë që mund të ndodhte ishte e madhe. Ne nuk kemi asgjë me ta. Nëse do të ketë drejtësi, do të vihet gjithçka në vend".


Zonja Hava, djali juaj, Andi Lila është shprehur se ju kishit dëshirë ta ndiqnit ndeshjen në Beograd. Ishte thjesht kurioziteti për të parë nga afër këtë vend, apo pikërisht se reagimet e tifozëve serbë nuk janë të panjohura për ne, dhe zemra e nënës i trembej diçkaje tjetër?

Gjithmonë e kam ndjekur Andin, në çdo ndeshje që ka luajtur, qysh nga mosha 15-vjeçare me Kombëtaren, deri më sot. Vendosa që të shkoja në Serbi, të shikoja Beogradin, por edhe ndeshjen, sepse kudo që shkon Andi, shkoj edhe unë. Kur u nisëm, kisha dëshirë dhe shpresë që skuadra jonë ta fitonte atë ndeshje.

Ju gjithashtu keni pasur një flamur me vete? A mundët ta nxirrni atë në ndonjë moment?
Në fillim doli një tifoz me flamurin e Shqipërisë, mirëpo ne nuk na lejohej që të mbanim asnjë simbol. Unë kisha marrë me vete flamurin shqiptar, ashtu sikurse kam bërë në çdo ndeshje. Djali tjetër, Eraldi që ishte me ne, më tha: "Mami këta do të na kontrollojnë të gjithëve, si do t'ia bëjmë me flamurin?". Unë iu përgjigja: "Kurrë nuk e lë flamurin, por të lutem, mbama pak çantën". U futa në tualetin e aeroportit dhe e palosa mirë flamurin. E kam futur poshtë bluzës, derisa arritëm në stadium. Mendoja se kur të shkoja atje do ta ngrija.

Ndër tifozët e paktë shqiptarë, ishit edhe ju. Ata janë shprehur se sjellja raciste serbe u vu re qysh në aeroport, ku ju lanë të prisnit për një kohë të gjatë, përpos kësaj ju vendosën në një kontroll të rreptë duke ju përcjellë nota urrejtjeje... A mund të na e përshkruani udhëtimin nga aeroporti për në stadium?
Unë jam 55 vjeçe dhe nuk di çfarë të them nga e gjithë kjo situatë. Qysh në aeroport erdhi ambasadori, kreu i Federatës Shqiptare dhe më pas shkuam në stadium. Ishim vetëm 40 persona, por në fakt tërë kohës na kanë ruajtur rreth 4000 policë.

Jeni ulur mes tifozëve dhe skuadra shqiptare hyn në fushë. Si ishte sjellja e tifozëve serbë? Vjen momenti që lojtarët këndojnë Himnin e Flamurit, tensioni shtohet, fyerje kërcënime dhe fishkëllima i shoqërojnë djemtë. Kush më mirë se sytë e sinqertë të një nëne mund të na i përcjellë ato çaste. A u ndjetë të kërcënuar nga sjellja e tyre?
Shkuam në stadium dhe filloi ndeshja, por o Zot nuk di se çfarë të them. Unë kam qenë në gjithë ato stadiume, por kurrë nuk kam dëgjuar ulërima, klithma dhe kurrë nuk kam parë aq shumë urrejtje. Nuk di se si ta përshkruaj. Mendoni vetëm se, kur filloi Himni i Flamurit, ne nuk dëgjonim asgjë. Unë kam bërë rusisht në shkollë, por edhe kuptoja disa fjalë. Ata gjithë kohës thoshin: "Vdekje shqiptarëve, vdekje shqiptarit". Kisha Blendi Fevziun aty afër, i cili më porositi që mos ta ngrija flamurin, sepse të gjithë tifozët ishin vetëm duke sharë.

"Vetëm brohoritje futbolli nuk mund t'i quash ato klithma të llahtarshme"

Nga skuadra shqiptare, gjatë këndimit të Himnit, Andi përpiqet t'i këndojë vargjet e tij sa më fort. Ashtu siç është shprehur dhe vetë ai përpara tyre ishte një tifoz serb gjysmë lakuriq, i cili përpiqej të kafshonte grushtin, ndoshta në formë kërcënimi. Andi si pasojë, ashtu siç duket edhe në video e këndon Himnin me zë edhe më të lartë... Si e përcollët ju këtë moment?

Ne e kishim të vështirë që ta dëgjonim, sepse britmat e tyre ishin shumë të forta. Por Andi është shumë patriot. Ai e ndjen interpretimin e Himnit të Flamurit me gjithë forcën e shpirtit të tij.

Gjatë kohës që keni qenë në stadium, a keni vërejtur sjellje dhe akte të dhunshme ndaj jush nga tifozët e palës tjetër?
"Vdekje shqiptarëve" apo "Kosova është Serbi", i thoshin në një mënyrë shumë të frikshme, sa nuk u shkulej nga shpirti klithma që nxirrnin. Nuk e di, por na kanë tromaksur. Ne nuk kemi asgjë me ta.

Arrijmë të momenti kulminant... Banderola me simbolet shqiptare "zbret nga qielli", me Isa Boletinin e Ismail Qemalin në të. Çfarë menduat fillimisht se ishte? Në momentin që arritët ta kuptonit, si jeni ndierë? Emocionet, gëzimin ndoshta, frikën për atë që mund të ndodhte...
Në atë kohë që po vinte banderola me simbolet shqiptare, vijnë edhe policët, që të shtinin tmerrin. Më i shkurtri ishte 2 metra. Ne i dëgjonim vetëm teksa na thoshin: "Dilni, dilni, dilni". Por ne po shikonim banderolën me simbolet shqiptare. Në atë kohë vjen Eraldi, e më thotë: "Nënë, çunat po futen njëri pas tjetrit, për të marrë flamurin, por në stadium kanë hyrë edhe tifozët". Të them të drejtën aty u tremba pak, sepse britmat e tyre më kishin trembur qysh në fillim. Vetëm brohoritje futbolli nuk mundet që t'i quash ato klithma të frikshme. U tremba, edhe pse Andi është i fortë fizikisht, frika ime për atë që mund të ndodhte ishte e madhe.

Më pas situata del jashtë kontrollit lojtarët serbë kërcejnë e kapin banderolën për ta ulur, ndërhyjnë lojtarët tanë, tifozë që zbresin në fushë dhe sulmojnë fizikisht futbollistët tanë. Të tjerë tifozë godasin me çfarë të mundnin... Si i përjetuat ju këto momente, teksa shikonit djemtë, Andin të rrezikuar dhe tifozët serbë nga ana tjetër?
Kur e mendon ngjarjen më pas, ka qenë një situatë shumë e rrezikshme. Por megjithatë ka dalë shumë mirë. Andi është shumë patriot. Jo se e them unë, por Andi ka shpalosur flamurin tonë, para një viti e gjysmë, në stadiumin e Janinës. Sikurse ju thashë, unë shkoj në çdo stadium që luan Andi. Kishte ndeshje me Korfuzin, dhe më tha: "Mami, merre flamurin dhe fute në çantë". "'Mamë', mos bënë ndonjë provokim", i thashë. "Kaq të them. Merre flamurin dhe kur të fillojë ndeshja, zbrit poshtë edhe ma jep", më tha. Dhe unë ashtu bëra. Mbaroi ndeshja, fitoi Janina. Zbres poshtë dhe vjen Andi, te hekurat i jap flamurin. Andi e hap flamurin. Për momentin tifozët grekë bënë: "uuuu", por pastaj duartrokitën. Dolën shqiptarë që jetojnë atje, bënë fotografi, përqafonin njëri-tjetrin dhe asgjë nuk u ndodhi. Andi është shumë patriot, shkojmë edhe vijmë nga Janina dhe ai gjithë kohës interpreton vjershat e shkrimtarëve tanë të mëdhenj për Shqipërinë. Andi ishte i pari që shkoi për të kapur flamurin dhe pse ishte me rrezik, por falënderojmë Zotin, që nuk ndodhi asgjë.

"Nënë, atë veprim do ta bëja edhe sikur 100 herë të tjera të kthehesha mbrapsht"

Nëse rikthehemi në kohë, çfarë keni shkruar në mendje kur turma u revoltua?
Kanë qenë edhe Andi Bushati e Blendi Fevziu, të cilët më thoshin që të mos kisha merak sepse futbollistët hynë brenda, por mua së bashku me të tjerët na tërhoqën policët serbë dhe më pas më tregonin për çdo gjë që po ndodhte.

Cilat kanë qenë fjalët e para që i keni thënë, kur u takuat me të, pasi ndeshja u anulua?
E përqafova edhe i thashë: "Po si o "˜mamë' ndërhyre ashtu, aty bëhej fjalë për jetën". Më ka thënë këto fjalë: "Nënë, atë veprim do ta bëja edhe sikur 100 herë të tjera të ndodhsha në atë situatë, përsëri unë do të ndërhyja. Flamurin tonë nuk do ta lija kurrë, që ata ta shkelnin me këmbë. Kjo më detyroi më tepër, që të futesha me vrap, nga momenti që vura re se lojtari serb do ta shkelte me këmbë".

Do të vazhdoni përsëri që ta ndiqni në ndeshjet e ardhshme?
Unë do të jem kudo që të jetë ai. Në çdo lojë që të jetë djali, do të jem me të.

Andi si ndihet pas gjithë kësaj?

Mirë, i qetë, por ende nuk e di se çfarë do të ndodhë. Për momentin po jetojmë atë që na ndodhi atje, sepse ne nuk kishim asnjë faj. Atje ishin tërë ata flamuj të Serbisë, të Greqisë, vetëm flamuri shqiptar mungonte. Edhe një flamur shqiptar që ishte përballë meje, e kanë përgjysmuar, e grisën dhe e përgjysmuan. Ishte gjithçka pa asnjë organizim. Shpresojmë që të paktën të shpallen fitues. Nëse do të ketë drejtësi, do të vihet gjithçka në vend. Ne jemi duke e mbajtur veten me shpresë, por të shohim vendimin që do të merret.

Po si lojtar i skuadrës në Greqi a do të vazhdojë të luajë më?

Andi ka bërë një deklaratë në greqisht, shpresojmë që çdo gjë të vihet në vend.

Marrëdhënia juaj me Andin?

Unë nuk e di se çfarë të them, por kushdo që ndodhet në shtëpi kur është edhe Andi, ai është shumë i dashur. Apo nëse unë shkoj diku, më thotë: "Mama hajde këtu". Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, jemi shumë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Ndonjëherë i them: "Të keqen mami, nuk duhet që të jesh kaq i lidhur pas meje". Andi (jo se e kam unë bir) është shumë i edukuar dhe i sjellshëm. Unë për sportin i kam ndenjur përherë gati, e kam ndjekur dhe i kam shërbyer me gjithë shpirt, sidomos nga ana psikologjike, kur ka qenë keq i kam dhënë kurajo qysh i vogël. Ai ka filluar të luajë qysh në moshën 15-vjeçare. Nuk e harroj asnjëherë kur luante me Besën e Kavajës. Ka pasur një ndeshje kundër Lushnjës, dhe dy ditë para i kishin thënë shokët, se ishte një lojtar shumë i fortë. Ai dilte nga një dhomë, hynte nga një tjetër duke më thënë se nuk e dinte a do ta përballonte dot ndeshjen. Ka qenë i vogël, faktikisht. I kërkova që të ulej pranë duke i thënë se: "Nëse e shikon se ai ka brirë, mos ju afro. Nëse nuk ka luaj. Lojtar ai, lojtar dhe ti".

Një mesazh për Andin

Unë ndihem krenare në çdo gjë që bën Andi, por atë ditë jam ndierë më shumë se kurrë krenare për tim bir. Bravo u qoftë të gjithë lojtarëve të Kombëtares sonë, që nuk e lanë flamurin tonë ta shkelnin me këmbë apo ta grisnin. Kanë vepruar shumë mirë. U uroj vetëm fitore.

Andi Lila, futbollisti i Kombëtares, aktualisht lojtar i Janinës

Andi Lila (1986) ka lindur në Kavajë. Ai është futbollist shqiptar që luan me skuadrën greke PAS Giannina, në superligën greke dhe me Kombëtaren Shqiptare si mbrojtës. Lila karrierën e tij e filloi në klubin e lindjes, KS Besa. Debutimin e tij me klubin në sezonin 2002-03 e bëri në Kategorinë Superiore në një ndeshje jashtë fushës, kundër KS Teutës. Ndër të tjera, në vitin 2007 ai u transferua në klubin grek Iraklis FC. Në vitet 2007-08 ai rikthehet përsëri te KS Besa. Në vitin 2008-11 u transferua te KF Tirana. Nga viti 2011 deri më sot, është pjesë e PAS Giannina.

VALERIA DEDAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR AKTET TERRORISTE SERBE SHPËRBLEHEN NGA MISHEL PLATINIVështrim nga SKËNDER MULLIQI (10.26.2014)
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian (10.25.2014)
NJË ZHVENDOSJE 'DEMOKRATIKE' E QYTETIT SUEDEZ KIRUNANga SOKOL DEMAKU (10.25.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - 'PEIZAZHE NGA VALBONA' NGA HELIDON HALITI (10.25.2014)
Pse Evropa iu beson gënjeshtrave të Serbisë?KUR MATHIAS RUST ULTE AVIONIN NË MOSKË - RUSIA E ATËHERSHME ISHTE MË DEMOKRATIKE SE SERBIA E SOTSHMENga XHAFER LECI (10.25.2014)
KUR SERBIA KËRKON TA KTHEJË TOPIN NË GLOB E GLOBIN TA KTHEJË 100 VJET PAS, NË NJË LUFTË TË TRETË BOTËROREOpinion nga RAMIZ LUSHAJ (10.24.2014)
RACIZMI E DHUNA - UEFA SAPO I VURI NJË MINUS TË MADH VETVETESNga EDI RAMA (10.24.2014)
TOGETHER AGAINST RACISM - KLU-UEFA-KLAN - PIKTORI AVNI DELVINA ME GRAFIKËN E TIJ DËNON DISKRIMINIMIN E SHQIPTARËVE NGA RACIZMI I UEFA-S (10.24.2014)
PAJTIM KASAMI FLET PËR GOLIN NDAJ JUVES (10.24.2014)
MEMO NATO-s DHE BE-së PËR PUTININ NË BEOGRADNga PETRIT HALITI (10.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]