VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

19 TIFOZË TURQ TË ARRESTUAR PËRPARA LOJËS NË BEOGRAD

E Hënë, 10.27.2014, 02:04pm (GMT1)



BEOGRAD - B91 - 19 tifozë të klubit turk të Beshiktash u "sollën" të enjten në mbrëmje në policinë e Beogradit, konfirmoi MUP për agjensinë e lajmeve Tanjug.

15 prej tyre janë arrestuar për përdorimin të mjeteve piroteknikë, ndërsa të tjerët sepse kanë shkelur rendin publik.

Huliganët kanë shkatërruar disa autobusë që i përkasin kompanisë të transportit GSP të qytetit të Beogradit, që janë përdorur për transportimin e tyre nga Hotel Jugoslavija.
Ata gjithashtu shkaktuan incidente, sepse në hotel ndezën fishekzjarre. Sipas raportimeve, ata u sollën "dhunshëm" në autobuzë.

Anëtarët e njësisë MUP të Xhandarmërisë "arritën të qetësojnë situatën" duke i çuar tifozët në stadiumin Partizani, ku një pjesë e stadiumit ishte hapur "vetëm për ta, për arsye sigurie"

Ndeshja për Europa League midis Partizanit dhe Beshiktash përfundoi 0: 4.
Burimi: Beta, Tanjug

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.