VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANDI LILA - 14 TETORI MË BËRI TA DUA MË SHUMË KOSOVËN

E Mërkurë, 10.29.2014, 06:18pm (GMT1)


TIRANE - Për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila, nuk është hera e parë që viziton Kosovën. Por, vizita e së martës, u vlerësua më e veçanta nga vetë ai. Lila shëtiti çdo cep të kryeqytetit, takoi miqtë e tij dhe u prit ngrohtë nga shumë qytetarë të Prishtinës. Bëri shumë foto, e disa edhe u postuan në "Facebook".

"Gjithmonë kam kaluar mirë në Prishtinë, por kësaj radhe ishte diçka e veçantë për mua. U prita ngrohtë si gjithmonë. Këtu kam miq shumë dhe u erdha për vizitë, vetëm për qejf", ka thënë Lila të martën për "Kohën Ditore".

28-vjeçari thotë se dashuria për Kosovën i është shtuar "pa kufij" pas përkrahjes që mori Kombëtarja shqiptare nga Kosova pas incidentit të shkaktuar më 14 tetor në Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Në fakt, Lila së bashku me Taulant Xhakën ishin të parët që vrapuan për të mbrojtur flamurin me trojet shqiptare dhe disa simbole të tjera në të, që u lëshua në fushë përmes një droni.

"Dukej si të ishte një ditë lufte. Nuk kisha përjetuar asnjëherë diçka të tillë, edhe pse kam luajtur mbi 400 ndeshje. Si kjo situatë nuk më ka ndodhur asnjëherë. Gjithçka mund të ishin, vetëm tifozë jo. Tani e preka dhe e kuptova se çfarë injoranti është populli serb me gjithë atë mllef të tij". Zhgënjim më të madh se në Beograd thotë se ka përjetuar para pesë ditësh, kur UEFA zbuloi vendimin për këtë ndeshje të ndërprerë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.