VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MESILA DODA - S'E KEMI OPOZITËN ASGJËKUNDI - KONFERENCAT NUK E ZËVENDËSOJNË GRUPIN PARLAMENTAR

E Enjte, 10.30.2014, 07:57am (GMT1)



Deputetja demokrate Mesila Doda deklaron se grupi që mbështet rikthimin opozitës në Kuvend brenda radhëve të PD është i madh. Në një intervistë për Agon Channel, Mesila Doda thekson se zërat kritikë ndaj bojkotit të opozitës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së janë të shumtë. Sipas saj, opozita aktualisht nuk është askund, ndërsa sqaron se opozita nuk bëhet përmes Facebook-ut apo konferencave për shtyp.

 

I vetmi që kërkon ndërprerjen e bojkotit jeni ju brenda PD-së?


Koncepti juaj nuk është i drejtë. Unë nuk do të përmend askënd nga kolegët e mi, por nëse do të kishe ndjekur median do të shikoje që  në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, unë isha ndër të shumtët, madje jo zëri kryesor në atë kritikë që është bërë. Madje debati i hapur solli shumë argumente të cilat na drejtonin për në përfaqësimin për në institucion. Opozita e sotme ishte qeverisja e djeshme dhe për mua hapi i parë, por ende i paplotësuar ishte mungesa e ndjesës në Kongres. Unë e pata bërë një "˜mea culpa' në shkurt të këtij viti ku i kërkova ndjesë gjithë elektoratit tonë.

Do të ketë ndërprerje të bojkotit?


Unë shpresoj dhe besoj se kthimi duhet të jetë shumë i shpejtë.

Departamentet në hije të PD a po punojnë sepse për hir të së vërtetës nuk kemi mësuar ndonjë...

Unë besoj se konferencat e shtypit që jepen nga PD nuk mundet të ezaurojnë rolin e grupit parlamentar. Grupi parlamentar është arma politike e një partie. E di shumë mirë që sistemi i sotëm elektoral, zërat e veçuar apo zërat  të cilët nuk mbështesin kryetarin në vendimmarrje, siç mund të ketë qenë rasti i grupit të PS-së shumë kohë më parë, anatemohen shumë dhe quhen  sikur janë zëra kundërshtues. Në të vërtetë jo. Në rastin konkret shumë zëra politikë po kërkojnë që të shëndoshin një situatë e cila duket shumë problematike.

Nuk e kemi opozitën asgjëkundi në këto moment. Nëse nuk e kemi opozitën në parlament, jemi të padëgjueshëm, nuk ndihmojmë dot njerëzit tanë.

Keni një kryetar të fortë partie apo keni një kryetar të dobët partie në një parit të dobët?

Unë besoj se koha e heronjve në politikë nuk është më. Besoj se heroi i fundit ka qenë Azem Hajdari, i cili me ikjen e tij, mori edhe një pjesë historike të kohës së PD-së. Do të ishte e udhës që të mendojmë se z. Basha do të arrijë të ketë një qasje të mirë drejt burimeve njerëzore në PD . Askush nga ne mund të të vazhdojë dot të krijojë një lloj dualizmi vetë apo ndokënd tjetër, që thuhej se z. Berisha ishte shumë i fortë dhe z. Basha nuk ishte aq i fortë. Secili njeri ka prerjen e tij, por duhet ta bëjë shumë mirë detyrën e  tij. Vendimet janë vetëm në dorën e Bashës. Nëse heziton të marrë vendimet, nuk është problemi i dikujt tjetër, është problemi vetëm i kryetarit tonë. Nëse Basha është kandidati i ardhshëm i Shqipërisë që kanë zgjedhur të djathtët, ai duhet ta bëjë opozitën të besueshme, të minimizojë problemet që rrjedhin në një ekip dhe nga egot e karrierave.   PD lindi si parti e njerëzve rebelë dhe kështu duhet të funksionojë si një parti e hapur.

A ke komunikim të drejtpërdrejtë me z. Rama?

Jo absolutisht.

Po a do të kishe dashur?

Po sigurisht. Nëse do e kisha përpara dhe më jep dorën, do t'i jap dorën.

Si të duket marrëdhënia e mosdhënies së dorës mes liderit të opozitës dhe kryeministrit? E mbështet?

Shqiptarët i japin dorën edhe hasmit. Unë mendoj që kjo është pjesa jonë qytetare. Në politikë kjo është gjëja më normale. Dhënia e dorës është njerëzore. Besoj se politika do të evoluojë dhe do t'i heqë këto ...

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.