E Enjte, 04.18.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BIÇIKLETAT E SHKODRËS - NJË ATRAKSION TURISTIK
Mbahet për herë të parë “Critical Mass”. Flasin ekspertë të turizmit dhe aktivistë

E Enjte, 10.30.2014, 08:05am (GMT+1)




Turizëm me biçikleta?!

Pse jo.

Nisma vjen nga një grup të rinjsh të qytetit me traditën më të konsoliduar të përdorimit të biçikletave: plot 29% - çka është ndër më të lartat jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin dhe në Europën Juglindore.

Ata mendojnë ta çojnë më tej këtë traditë, duke mos e parë biçikletën vetëm si një mjet transporti në respekt të ambientit, në kohën kur botës po i merret fryma nga gazi karbonik i makinave, por duke e shfrytëzuar këtë trashëgimi të kulturës jomateriale të Shkodrës në funksion të turizmit të qëndrueshëm.

Prej kohësh, të rinjtë e "GO2" organizojnë guida turistike me biçikleta, duke e ndërthurur pedalimin me atraksionet e shumta turistike të këtij qyteti. Kështu, grupet e organizuara të pasionantëve vendas e të huaj, thuajse çdo javë kanë pedaluar drejt Kalasë së Drishtit, Kishës së Shirqit, vendbanimit të Mjedës në Kukël, por edhe drejt Velipojës, Shasit, Gajtanit, Jubanit, etj.

Ata ia kanë dalë të bëhen koordinatorë të projektit europian Eurovelo, që përbëhet nga 14 korridore rrugore me gjatësi totale prej 70.000 km tej për tej kontinentit të vjetër, duke përfshirë edhe Shqipërinë në rrugën Mesdhetar të këtij projekti të mbështetur fuqishëm nga vetë Komisioni Europian.

Këtij qëllimi i shërbyen dy ditët e aktiviteteve të "Turizmit me biçikleta" që GO2 mbajti në Shkodër, me pjesëmarrjen e ekspertëve të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrisë së Kulturës, GIZ-it gjerman, institucioneve më të larta lokale, por edhe të vendeve të rajonit që nuk kanë mundur të përfshihen në Eurovelo, si: Mali i Zi dhe Kosova. Përveç ekspertëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, si z.Genc Metohu, z.Kujtim Onuzi, z.Elton Noti, znj.Saranda Shala dhe z. Gëzim Çoboviç në workshop-in kombëtar u prezantua edhe përvoja daneze e biçikletave, nëpërmjet pjesëmarrjes të z. Jens Erik Larsen, që solli në Shqipëri punën e kompanisë "Frie Fugle" me 32 vjet traditë në këtë drejtim. Nga ky workshop doli edhe rezoluta që do t'u shpërndahet qeverisjeve lokale, institucioneve pjesëmarrëse, Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës dhe shoqërisë civile - një qasje që e rendit Shqipërinë në mesin e 42 vendeve europiane që dinë ta ndërtojnë vetë të ardhmen.

Në të vërtetë "Dita e Biçikletave" mori jetë prej një serie aktivitetesh brenda një ansambli muzeal, si rruga "Gjuhadol" në Shkodër, që synoi përfshirjen e të gjitha moshave, qysh nga fëmijët e kopshteve e deri te të moshuarit e pasionuar pas biçikletave. Ekspozita me foto të Fototekës "Marubi" që dëshmojnë marrëdhënien shekullore të shkodranëve me biçikletën ishte pika kulmore e "Ditës së Biçikletave". Ndërkaq, për herë të parë në Shkodër u organizua "Critical Mass", një lëvizje globale për sensibilizimin e komunitetit dhe politikës për të drejtat e pedalimit. Të prirë nga artistë, sportistë e specialistë të fushave të ndryshme, për dy orë, qindra shkodranë vërshuan nëpër rrugë me biçikleta, duke filluar nga sheshi "Nënë Tereza" drejt pedonales së Urës së Bunës, për të vazhduar më pas në lagjet e brendshme të qytetit të Shkodrës.

Kështu, përveçse lehtësojnë jetën duke mos u bllokuar në trafikun e modernizmit kaotik shqiptar, shkodranët, të cilët besojnë se qyteti i tyre është qendra, atraksioneve unike të turizmit në Shkodër po u shtojnë edhe "dyrrotaken".

Mirësevini pra, në qytetin e biçikletave!






www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESILA DODA - S'E KEMI OPOZITËN ASGJËKUNDI - KONFERENCAT NUK E ZËVENDËSOJNË GRUPIN PARLAMENTAR (10.30.2014)
ANDI LILA - 14 TETORI MË BËRI TA DUA MË SHUMË KOSOVËN (10.29.2014)
A KA KUSH TA NXJERRË KOSOVËN NGA KRIZA E THELLË POLITIKE?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (10.29.2014)
RITA ORA SFIDON NË MES TË MOSKËS - JAM KOSOVARE (10.29.2014)
Dita, LORIK CANA - BEOGRADI NUK MBYLLET ME KAQ, KOMENTI QË MË LËNDOI MË SHUMË ISHTE AI I MBESËS SË BERISHËS (10.29.2014)
ARTISTI AMERIKAN DANIEL COOK I KUSHTON KËNGË KOMBËTARES SONË TË FUTBOLLIT (10.28.2014)
NE DHE SERBIA!Nga ARIAN GALDINI (10.28.2014)
MIRANDA VICKERS - FUNDI I KOMUNISTIT TË FUNDIT (Intervistë) (10.28.2014)
FOTO E DITËS - BËN SHQIPONJËN EDHE MIKE TYSON! (10.28.2014)
FOTO E RRALLË E HASAN PRISHTINËS ME BASHKËSHORTEN (10.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]