VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ENKELEIDA SHKOZA NË FILARMONINâ€‹Ë E TIRANËS SOT KONCERT NË UNIVERSITE​TIN E ARTEVE

E Enjte, 10.30.2014, 09:04am (GMT1)



Bashkia e Tiranës ju fton në koncertin e Filarmonisë së Tiranës të enjten dt. 30 tetor, ora 19.00 në Universitetin e Arteve.

Filarmonia e Tiranës të enjten dt. 30 tetor, ora 19.00 jep koncert në Universitetin e Arteve.

Mezzo-sopranoja me një karrierë botërore ENKELEIDA SHKOZA i bashkëngjitet kësaj nisme dhe vjen enkas për të dhenë kontributin e saj duke marrë pjesë në koncertin e të enjtes, suke patur në krah dirigjentin e njohur francez JEAN-MICHEL FERRAN me vepra nga Mozart, Verdi dhe Bizet.

Këtë akvitet e mbështet Bashkia e Tiranës, si një investimin në fushën e artit e të përmirësimit të kushteve të tij në kryeqytet, ku artistë të rinj të cilët janë tashmë në tregun e punës por pa mundësi reale angazhimi profesional të vazhdushëm dhe evolutiv, të mund të gjejnë jo vetem një hapësirë për t'u rritur profesionalisht por dhe një mundësi për të nisur jetën profesionale në mënyrë dinjitoze. Filarmonia e Tiranës do funksionojë me gjithë parametrat profesionalë që duhet të ketë angazhimi i artistëve që në hapat e para të karrierës së tyre, duke u mbështetur dhe në pervojat që do të sjellin gjithë dirigjentet dhe solistët e ftuar nga vende si Franca, Anglia, Italia, Gjemania, Austria... element i rëndesishëm ky, për ecurinë e artit tonë të kultivuar.

Jeni të mirëpritur në koncert.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.