E Premte, 03.29.2024, 02:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A është hero Ismail Morina?
PSE MEDIAT SHQIPTARE BËJNË PUNËN E SIGURIMIT SEKRET SERB?!
Opinion nga XHAFER LECI

E Enjte, 10.30.2014, 12:32pm (GMT+1)


 



A më shumë është në favor të Serbisë të zbulohet autori, apo në favor të Shqipërisë?
Interesant, më shumë u interesuan mediat shqiptare për zbulimin e autorit, se sa Sigurimi Sekret i Serbisë dhe mediat serbe!


Serbët: Droni u ngrit nga Ismail Morina e Olsi Rama


    

Mediat serbe raportojnë se kamerat e shkollës ushtarake në lagjen Humsko, afër stadiumit ku u mbajt ndeshja e 14 tetorit Serbi Shqipëri, shfaqin një mashkull, që dyshohet se e lëshoi objektin fluturues me hartën e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e "Partizanit". Pamjet sipas Blic janë të 15 minutave pas lëshimit të dronit.

A është ky Ismail Morina?



Nuk dua të flas për M.F.Platinin e Francës dhe miq të tjerë të Serbisë, cilët padrejtësisht vendosën ta denojnë Shqipërinë..!

Serbia fitoi pa mund në dy fusha, nuk është aq e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi humbja në futboll, aq sa humbja që do mund të pasoi në tavolinat e diplomacisë evropiane, ku do të zhvillohen proceset e radhës për normalizimin e situatës politike në mes të Kosovës dhe Serbisë,  në Bruksel.

Pse mediat shqiptare nuk përpiqeshin, bile se paku derisa të vendos UEFA,
për rezultatin, me akuzua Serbinë për këtë akt , që shumica e vendeve të Evropës po e quanin provokues fluturimin e Dronit?

 E pamë se Sigurimi Sekret serb ka qenë i përgaditur të veprojë me kohën kur e kërkonte nevoja për interesat serbe.

Nëse, vërtet, Ismail Morina është autor i kësaj vepre, që shumë media shqiptare e quajnë hero, në bazë të rrethanave se si u zhvillua ndeshja, unë vet krijova një dyshim, se Ismail Morina, nuk mund të jetë autori i kësaj vepre, pa ndihmen e autoriteteve serbe! I.Morina ka mundësi tu ketë sherbyer interesave të tij përsonale, për përfitime materiale, dhe atyre politike shtetërore serbe, në bashkëpunim me Sugurimin Sekret serb.

Në këtë formë, Serbia, para Botës, mund ta vërtetojë se autori i Dronit është shqiptar.
Ndoshta, një ditë drejtësia do e thotë fjalën e vet. Kjo mund të ndodhë vetëm, nëse Serbia është e interesuar ta ndjek deri në fund këtë proces, gjë që nuk e besoj.

     Sepse, në kohen kur ekipi serb po ballafaqohej me humbje, vetëm 3 minuta para përfundimit të  pjesës  së parë, serbët duke e pa  me sy humbjen, aktivizuar Dronin, dhe shkaktuan incidentin!

     Si e pamë të gjithë, vetëm pak ditë pas përfundimit të ndeshjes, Ismail Morina u lajmërua vet! Kjo nuk duhej dhe nuk guxonte të ndodhte, për shkak të akuzave.

     Lajmërimi para kohe i z.Ismail Morina, ishte dëmshëm për shqiptarët, por si dukët ka mundësi të jetë bërë, sipas porosisë së marrëveshjes paraprake të skenarit serb.
Po të ishte vepër e shqiptarëve, Droni me Flamurin tonë Kombëtar dhe harten e Shqipërisë Etnike, do duhej aktivizuar në momentin kur të kishte përfunduar loja.
Serbia ka hap një front të ri kundër shqiptarëve, për arritjen e qëllimeve të interesave të veta politike-gjeostrategjike!

     Tash Brukseli, sipas akuzave serbe, fort të besuara për shumicën e vendeve të Evropës, do e hap temën e "Shqipërisë së Madhe" dhe kush e di sa kohë do të zgjasë kjo?

Serbia, në saje të gënjeshtrave në vazhdimësi, edhe kësaj radhe triumfoi si gjithëherë tjera! UEFA vendosi në favor: Serbi-Shqipëri 3:0

Ky rezultat erdh si pasojë e gënjeshtarve serbe. Për ata që e kanë analizuar mirë shpifjen e mjeshtrisë së vjetër serbe, se,  Dronin me Flamurin dhe hartën e Shqipërisë Etnike e telekomandoi Ismail Morina, në bashkëpunim me Olsi Ramën, vëllai i kryeministrit shqiptar, Edi Rama!  E gjithë kjo ngjarje e kurdisur nga Beogradi, kishte për qëllim lidhjen e shtetit shqiptar, më këtë rast, kinse, provokues për
Serbinë. Shumë vende të Evropës e dënuan ashpër, duke e marr si shumë serioze lidhjet e shtetit shqiptar me Dronin, i cili fluturoi mbi stadiumin e "Partizanit".     

Komenti im:
Kurrsesi nuk mund ta besoj se Ismail Morina, apo kushdo tjetër, kishte mundur të dalë jashtë Beogradit, pa u kapë nga policia serbe, e lëre më jashtë kufijve të Serbisë!
Mediat shkruajnë  se,  I.Morina, ka ardhur nga Italia në Beograd, me pasaportë dhe veturë me targa italiane, se ka fjetur në një hotel në Beograd, se ka vëzhguar vendin nja disa ditë para fillimit të ndeshjes, nga ku mund ta aktivizoi Dronin ai! Të gjitha këto për mendimin tim janë gjëra të dyshimta. Sepse, duke pasur parasysh proceset e montuara, dënimet arbitrare ndaj të burgosurëve politikë shqiptarë, masakrat e bëra nga të gjitha luftërat që ka zhvilluar Serbia kundër shqiptarëve, shpërnguljet dhe spastrimet etnike masive kundër shqiptarëve, dhunimet seksuale... Pra, gjithëherë në mes këtyre të këqijave, janë gjetur edhe shqiptarë-shqipfolës të shitur, të cilët kanë bashkëpunuar për interesa individuale, private e personale, me Sigurimet Sekrete Serbe, për interesat strategjike e shtetërore të Serbisë.
Pse pra të mos besojmë se edhe  Ismail Morina mund të jetë manipuluar përmes shërbimeve sekrete serbe, në bashkëpunim me mafian italiane, për të gjetur dhe paguar njeriun e duhur, për ta bërë atë që Beogradi do ta përdorë në Bruksel se, kinse, shqiptarët nuk janë faktor stabilizues në Ballkan, siç deklarojnë publikisht, por janë faktor destabilizues! Pra, Serbia edhe sportin e politizon kur është në pytje interesi i saj nacional...
Asnjëherë deri më sot, nuk më ka rënë të lexoj për ndonjë vepër patriotike të Ismajl Morinës. As për Olsi Rama, nuk dimë për ndonjë histori të tij nacionaliste, e cila flet për veprimtarinë e tij atdhetare. Ne  e njohim mirë politikën dyftyrëshe serbe dhe e dimë se nuk ka shqiptar me emrin Ismail Morina, çfarëdo pasaporte e shtetësie të ketë ai, që mund të flejë në ndonjë hotel në Beograd, e të mos  njoftohet policia serbe, për ta përcjellur çdo lëvizje të tij, e sidomos në raste të këtilla, si rasti i ndeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi.
Serbia kishte siguruar afër 5 mijë policë, në stadium dhe jashtë përrreth stadiumit.
Sigurisht, jo vetëm për nja 50 tifozët shqiptar pjesëmarrës në stadium, por në rast se do të fitonte ekipi shqiptar, kriminelët, banditët dhe huliganët serb, do të vërsuleshin mbi lojtarët shqiptar për eliminimin e tyre fizik.
Me këtë numër të madh policësh, Serbia arsyeshëm do të kishte provuar para Botës, të arsytohej, se kinse, neve kemi siguruar foca të shumta  për ruajtjen e rendit...
Prandaj, e pa besueshme po mos të ishte kjo vepër e kudisur nga Beogradi, që dikush të aktivizonte Dronin në fjalë dhe të ikte pa asnjë therrë në këmbë nga Serbia.
Shumë kush prej nesh e dimë, se Serbia ka policinë shumë të përgaditur, madje vazhdon praktikën e njohur tipike komuniste - staliniste në përgjimin e "armikut të brendshëm dhe të jashtëm".
XHAFER LECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTOGALERI MAHNITËSE (10.30.2014)
ENKELEIDA SHKOZA NË FILARMONINâ€‹Ë E TIRANËS SOT KONCERT NË UNIVERSITE​TIN E ARTEVE (10.30.2014)
BIÇIKLETAT E SHKODRËS - NJË ATRAKSION TURISTIKMbahet për herë të parë “Critical Mass”. Flasin ekspertë të turizmit dhe aktivistë (10.30.2014)
MESILA DODA - S'E KEMI OPOZITËN ASGJËKUNDI - KONFERENCAT NUK E ZËVENDËSOJNË GRUPIN PARLAMENTAR (10.30.2014)
ANDI LILA - 14 TETORI MË BËRI TA DUA MË SHUMË KOSOVËN (10.29.2014)
A KA KUSH TA NXJERRË KOSOVËN NGA KRIZA E THELLË POLITIKE?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (10.29.2014)
RITA ORA SFIDON NË MES TË MOSKËS - JAM KOSOVARE (10.29.2014)
Dita, LORIK CANA - BEOGRADI NUK MBYLLET ME KAQ, KOMENTI QË MË LËNDOI MË SHUMË ISHTE AI I MBESËS SË BERISHËS (10.29.2014)
ARTISTI AMERIKAN DANIEL COOK I KUSHTON KËNGË KOMBËTARES SONË TË FUTBOLLIT (10.28.2014)
NE DHE SERBIA!Nga ARIAN GALDINI (10.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]