VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHTYHET PËR VITIN 2015 CEREMONIA E RIVARRIMIT TË ISA BOLETINIT

E Martë, 11.18.2014, 06:46pm (GMT1)


Prishtinë, 18 nëntor - Kosova dhe Shqipëria do të përgatisin bashkë ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, në fshatin Boletin, në veri të Mitrovicës.

Kjo ceremoni e paralajmëruar për datë 28 nëntor u shty për 16 janarin e vitit 2015, ditëlindjen e Heroit Kombëtar.

Këtë e deklaroi për Radio Dukagjinin, Gazmend Boletini, duke cekur se një nga arsyet e shtyrjes së ceremonisë është koha e shkurtë për përgatitjet.

"Ishte paralajmëruar 28 nëntori, Dita e Flamurit kombëtar që të dy shtetet Kosova dhe Shqipëria të organizojnë një ceremoni, mirëpo kemi qenë pak me kohën shkurt. Tjetra është se Shqipëria në agjendën kryesore e ka 70 vjetorin e Çlirimit nga fashizmi."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.