E Martë, 04.23.2024, 12:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KONFLIKTI NË KOSOVË
Botuar për herë të parë në Survey (Londër), vëll. 28, nr. 3 (vjeshtë 1984), f. 39-57
Nga ELEZ BIBERAJ

E Mërkurë, 11.19.2014, 09:02am (GMT+1)








Kërkesat  e  shqiptarëve  për  ndryshimin  e  statusit  të  krahinës  së Kosovës tani një pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë në statusin e plotë të një republike të federatës jugosllave, janë kundërshtuar nga lidhja  e komunistëve  të Jugosllavisë (lkJ),  që udhëheq vendin, si keqdashëse dhe të mbrapshta. Beogradi ka mbrojtur pikëpamjen se struktura federale, e krijuar në vitin 1945, mbetet e vlefshme dhe për këtë arsye, ndryshimi i status quo-së as nuk duhet shkuar nëpër mend. Çështja e kosovës, siç shprehen autoritetet jugosllave, është zgjidhur prej kohësh dhe barazia midis shqiptarëve dhe grupeve të tjera etnike është arritur. Megjithatë, shprehja masive e aspiratave të shqiptarëve për një autonomi më të madhe politike dhe shpërthimi i trazirave nacionaliste në mbarë kosovën, në pranverë 1981, dhe vazhdimi i manifestimeve nacionaliste, dëshmojnë se problemi i kosovës nuk është zgjidhur. kundërshtimi që vjen nga shqiptarët, të cilët Beogradi i ka shtypur për shumë vjet, përbën një nga problemet politike më serioze me të cilin përballet Jugosllavia e
pas titos.


Statusi  dhe  trajtimi  që  iu  bëhet  shqiptarëve,  që  përfaqësojnë  një grup etnik cilësisht të veçantë nga gjashtë grupet e tjera kryesore, sllavo jugore, që përbëjnë Jugosllavinë, nuk janë në përpjesëtim të drejtë me numrin e popullsisë dhe dëshirat e tyre të shpallura publikisht. kosova karakterizohet nga shtimi gjithnjë e më i madh i tensioneve etnike, pakënaqësia popullore, ngecja ekonomike, pakësimi i mundësive për të ecur përpara, gjendja e keqe shoqërore dhe rënia e standardeve të jetesës. shqiptarët nuk e durojnë dot dominimin serb dhe ia hedhin fajin për privimet dhe gjendjen e mjeruar në kosovë shfrytëzimit politik dhe ekonomik nga serbia dhe lënies pas dore nga ana e autoriteteve qendrore. ata janë bërë më të vetëdijshëm për interesin e tyre kombëtar dhe janë gati t'i kundërvihen Beogradit që ai ta rishqyrtojë atë që ata e shohin si një rregullim të padrejtë politik si dhe të kërkojnë një shpërndarje më të drejtë të burimeve. vetëdija e tyre etnike është forcuar nga numri i tyre në rritje; lëvizja për krijimin e një republike shqiptare në kuadër të Jugosllavisë përfaqëson një lëvizje masive nga poshtë. refuzimi i kërkesave të shqiptarëve për barazi me grupet e tjera etnike ka minuar besnikërinë e shqiptarëve ndaj lidhjes së komunistëve të Jugosllavisë dhe legjitimitetin e saj në kosovë. si rrjedhojë, autoriteti dhe efektiviteti i regjimit në rajonet e banuara me shqiptarë është dëmtuar.

Rrënjët e konfliktit

Rigjallërimi i nacionalizmit dhe thellimi i armiqësive etnike në kosovë gjatë viteve të fundit janë rrjedhim i drejtpërdrejtë i padrejtësive që iu janë bërë shqiptarëve në Jugosllavi në të kaluarën, i shfrytëzimit të tyre ekonomik, i shtypjes kulturore dhe diskriminimit, si dhe i thellimit të pabarazive të zhvillimit ekonomik midis territoreve të banuara nga shqiptarët dhe pjesës tjetër të vendit.

Pushtetarët jugosllavë janë përballur me dilemën e problemit shqiptar që me aneksimin e kosovës dhe viseve të tjera të banuara kryesisht me shqiptarë, në vitin 1912, dhe përfshirjes së tyre të detyruar në atë që më pas u bë Jugosllavi.

Në trajtimin e problemit të shqiptarëve nga Jugosllavia mund të dallohen të paktën katër qëndrime të ndryshme: 1) shkombëtarizimi i plotë, asimilimi i detyruar dhe mohimi i të drejtave elementare njerëzore dhe kombëtare (1918-1941); 2) varësia koloniale, diskriminimi politik dhe shoqëror (1945-1966); 3) njohja e autonomisë kulturore dhe e të drejtave dhe përgjegjësive më të mëdha për hartimin e politikës (1966-1981); dhe
4) rikthimi te politika e shtypjes dhe persekutimit (pas revoltës së vitit
1981).

Shqiptarët,  që kishin një vetëdije kombëtare të veçantë e mjaft të zhvilluar dhe që nuk e pranuan asnjëherë me dëshirë aneksimin nga Jugosllavia, u konsideruan që në fillim si të huaj, ndërkohë që u bënë përpjekje të mëdha për të prishur strukturën e kulturës dhe shoqërisë së tyre. në procesin e nënshtrimit të kosovës, pas shkëputjes së saj nga Shqipëria  në vitin 1912, ushtritë serbe dhe malazeze kryen mizori të papara ndaj popullsisë vendase.1  Por kosovarët, edhe pas pushtimit të tyre të dhunshëm, ruajtën një ndjenjë të fortë nacionalizmi dhe rezistenca e armatosur kundër serbëve vazhdoi deri në fund të viteve 1920.2 Beogradi ndoqi një politikë kolonializmi dhe shqiptarët iu nënshtruan asimilimit me forcë dhe shkombëtarizimit. kosova dhe viset e tjera kompakte të banuara nga shqiptarët, u ndanë në njësi të ndryshme administrative. shqiptarët  nuk u njohën si një grup i veçantë etnik dhe përdorimi i gjuhës shqipe ishte i ndaluar. autoritetet e përdorën reformën agrare si një mjet për transformimin e kosovës në një krahinë kryesisht serbe dhe i detyruan shqiptarët të emigrojnë në turqi dhe shqipëri.3  aty nga viti 1941, më shumë se një gjysmë milion kosovarë ishin detyruar të iknin nga toka e tyre amtare dhe në viset e banuara nga shqiptarët u vendosën rreth 40,000 kolonë sllavë.4

Megjithatë, pavarësisht nga persekutimi i egër dhe përpjekjet për t'i asimiluar dhe shkombëtarizuar forcërisht shqiptarët, vetëdija etnike dhe vendosmëria e kosovarëve u shtuan. kjo e nxiti diplomatin serb, vaso Çubriloviç, të rekomandonte "një zgjidhje përfundimtare" për problemin shqiptar. në një memorandum për qeverinë mbretërore, në mars të vitit 1937, Çubriloviçi argumentonte se "mjeti i vetëm për t'u marrë me [shqiptarët] është forca brutale e një shteti të organizuar." ai rekomandonte dëbimin e gjithë popullsisë shqiptare të Jugosllavisë Jugore, në drejtim të shqipërisë dhe turqisë.5 Zbatimi i rekomandimeve të Çubriloviçit u pengua nga shpërthimi i luftës së dytë Botërore.

Në rrjedhën e shpërbërjes së Jugosllavisë, në vitin 1941, Kosova u ribashkua me Shqipërinë. Gjatë luftës u organizua lëvizja partizane, e cila u dominua nga komunistët. Partia komuniste e Jugosllavisë (PkJ) premtoi se në fund të luftës, kosovarëve do t'u jepej mundësia të ushtronin të drejtën e tyre për vetëvendosje. Kurse në vitin 1945, Titoja i tha një delegacioni shqiptar nga kosova se në Jugosllavinë e re shqiptarët do të gëzonin barazi të plotë me grupet e tjera etnike.6

Por  siç  zbuluan  më  pas  shqiptarët,  midis  teorisë  dhe  praktikës së politikës kombëtare të PkJ-së ekzistonte një hendek i madh. në përfundim të luftës, shqiptarët u njohën si një grup i veçantë etnik, por atyre iu mohua e drejta e vetëvendosjes. Ata nuk mund të shprehnin dot as pikëpamjet e tyre lidhur me përcaktimin e organizimit të ri politik dhe territorial. Përveç kësaj, ushtria jugosllave filloi të ushtronte terror kundër shqiptarëve. Kjo çoi në shpërthimin e një revolte të përgjithshme. Si rrjedhim, gjatë masakrës së dimrit 1944-1945 u vranë mijëra shqiptarë.7

Territoret  kompakte, të banuara nga shqiptarët, u ndanë përsëri në njësi të ndryshme administrative, pa marrë parasysh dëshirat e popullsisë vendase. kosova u përfshi në republikën e serbisë dhe iu dha statusi i rajonit autonom. Viset jugperëndimore, në kufi me Shqipërinë, iu bashkëngjitën Malit të Zi, ndërsa viset juglindore u përfshinë brenda Maqedonisë. Duket qartë se interesat e shqiptarëve u sakrifikuan për të kënaqur aspiratat nacionaliste të tre grupeve sllave dhe për t'u dhënë qëndrueshmëri territoriale dhe demografike republikave të Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ky organizim i ri i njësive administrative e pengoi procesin e integrimit të shqiptarëve. Nacionalizmi  shqiptar mund të ishte zhvilluar në drejtime të tjera sikur në vitin 1945, shqiptarëve t'iu ishte dhënë barazia me grupet e tjera etnike, të ishin përfshirë në një njësi territoriale dhe sikur kosovës t'i ishte dhënë statusi i republikës.

Gjatë viteve 1945-1948, kur jugosllavët dominonin punët e brendshme dhe të jashtme të Tiranës,  Beogradi shpresonte ta zgjidhte problemin e kosovës me anën e përfshirjes së shqipërisë në federatën jugosllave. Megjithatë, pasi Beogradi u prish me Moskën, shqipëria thelloi lidhjet me Bashkimin sovjetik dhe mbajti një qëndrim armiqësor ndaj Jugosllavisë. kjo armiqësi zgjati deri nga fundi i viteve 1960. Tensionet e pas vitit 1948 midis Beogradit dhe Tiranës u shoqëruan zakonisht me akte shtypjeje të kosovarëve nga jugosllavët.

Teprimet  e  sundimit  komunist  jugosllav  dukeshin  më  qartë  në rastin e kosovës, ku policia sekrete, nën drejtimin e Zëvendëspresidentit (serb) aleksandër  rankoviç,  shtypte të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve. kosova u trajtua thjesht si një koloni serbe dhe shqiptarët u shfrytëzuan politikisht, ekonomikisht, si dhe nga pikëpamja shoqërore. Megjithëse shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë së kosovës, monopolin e posteve të kualifikuara, administrative dhe profesionale, e kishin serbët dhe malazezët, që i përdornin mjetet e tyre politike për të ruajtur statusin e tyre të privilegjuar. autoritetet përdorën si mjete për kontrollin e kosovarëve edhe disa komunistë shqiptarë vendas, që në kosovë konceptoheshin gjerësisht sikur ishin më shumë "jugosllavë" se sa "shqiptarë."

Autoritetet e Beogradit e lanë qëllimisht pas dore zhvillimin ekonomik dhe kulturor të kosovës. Me pak përjashtime, shqiptarëve iu mohuan postet me përgjegjësi të lartë. Përgatitja e ekspertëve shqiptarë u minua rëndë. Qeveria nuk arriti dot të merrej siç duhet me problemet socialekonomike të kosovës apo të përmirësonte mirëqenien ekonomike të shqiptarëve. deri në vitet 1970, krahina ishte e diskriminuar në shpërndarjen e fondeve federale të zhvillimit. Gjatë viteve 1947-1956, investimet e përgjithshme për frymë në kosovë arrinin deri në 36 për qind  të  mesatares  jugosllave,  kurse  gjatë  viteve  1957-1965  deri  në 59.1 për qind.8   investimet  ishin të përqendruara pothuajse vetëm në industrinë nxjerrëse dhe krahina e pasur me minerale shërbente si një burim lëndësh të para për pjesën tjetër të vendit. edukimi me traditat kulturore, letërsinë, folklorin dhe historinë shqiptare ishte i kufizuar shumë dhe vënia e theksit te uniteti i kombit shqiptar në të kaluarën ishte i ndaluar.9  Megjithëse kosovarët vazhdonin të kishin lidhje familjare, gjuhësore, kulturore dhe shpirtërore me vëllezërit e tyre në shqipëri, serbët  e  kundërshtonin  fuqimisht  vendosjen  e  kontakteve  kulturore midis Prishtinës dhe Beogradit, me shpresën se kosovarët do të krijonin përfundimisht një identitet të veçantë kombëtar.

Shqiptarët iu nënshtroheshin presioneve të sanksionuara nga qeveria për të emigruar. Gjatë periudhës së viteve 1953-1966 emigruan rreth 230,000 kosovarë.10 shqiptarët, e në veçanti ata në Maqedoni, Mali të Zi dhe në serbi, gjendeshin nën presionin e fshehjes së përkatësisë së tyre të vërtetë etnike dhe frikësoheshin për ta deklaruar veten "˜jugosllavë', myslimanë' ose "˜turq'. Në disa vise shqiptarët u detyruan të ndryshonin emrat e tyre duke iu shtuar mbiemrave të tyre mbaresa serbe, që të dukeshin sikur ishin pjesëtarë të ndonjë prej kombësive sllave. atyre, që e deklaronin veten sikur nuk ishin shqiptarë, iu jepeshin mundësi më të mëdha për një të ardhme më të qëndrueshme. statistikat e regjistrimit të popullsisë kishin prirje të pakësonin numrin e saktë të shqiptarëve dhe ta vinin theksin te karakteri shumëkombësh i kosovës dhe i viseve të tjera kompakte, të banuara nga shqiptarët.

Kërkesat për një republikë shqiptare

Gjatë viteve 1950 dhe në fillim të viteve 1960, marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve në sipërfaqe dukeshin sikur ishin harmonike. Megjithatë, armiqësia e fshehur e shqiptarëve ndaj serbëve ekzistonte dhe herë pas here dëgjoheshin thirrje për një republikë shqiptare brenda federatës jugosllave.11   Qeveria reagonte me ashpërsi ndaj çdo shenje të rigjallërimit të nacionalizmit shqiptar. në qershor 1964, autoritetet zbuluan një organizatë ilegale, e cila nxiste krijimin e një republike shqiptare. Udhëheqësi i saj, adem demaçi, një intelektual i shquar kosovar, që ishte burgosur më parë për veprimtari nacionaliste, u dënua me 15 vjet. Përveç tij, edhe 56 anëtarë të tjerë të organizatës u dënuan nga 3 deri në 15 vjet.12

Në rrjedhën e euforisë që karakterizonte Jugosllavinë pas përjashtimit të rankoviçit, në vitin 1966, shqiptarët nisën të shprehin aspiratat e tyre për autonomi politike dhe kulturore. ata u bënë gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm për pozitën e tyre të varur në federatën jugosllave. kosova dhe viset e tjera, të banuara me shqiptarë, përjetuan një ripërtëritje kulturore, e cila iu dha kosovarëve një ndjenjë përkatësie, kënaqësie dhe vetëdijeje kombëtare. Përtëritja kulturore shprehej në lartësimin e së kaluarës, në mbrojtjen e motiveve dhe simboleve kombëtare, si dhe në kundërshtimin e interpretimit serb të historisë shqiptare nga serbët dhe gjykimeve të tyre mbi lëvizjet kosovare dhe heronjtë kombëtarë, që ishin shquar në luftën kundër serbëve. studiuesit  kosovarë, duke përdorur materialet arkivore në Jugosllavi dhe në vende të tjera për ta shkruar historinë nga këndvështrimi shqiptar, e vinin theksin te ekzistenca dhe uniteti i kombit shqiptar në të kaluarën. Në fillim të vitit 1968, kosovarët përqafuan gjuhën letrare standarde, që përdorej zyrtarisht në shqipëri, e cila bazohej kryesisht në dialektin jugor (toskërisht) dhe që ndryshonte nga dialekti verior (gegërisht), që përdorej në kosovë. duke njoftuar këtë vendim, ali hadri, një nga studiuesit më të shquar të kosovës, shprehej:

Ne shqiptarët nënvizojmë se jemi një komb; ne theksojmë se kemi një kulturë kombëtare; ne luftojmë për afirmimin e kulturës sonë kombëtare si të tërësishme... ne në atmosferën demokratike postbrione kemi ngritë dhe pa mëdyshje kemi vënë në pah faktin se nuk ka kulturë kombësie [për shqiptarët në Jugosllavi] dhe kulturë kombëtare [për shqiptarët në shqipëri], si dëshironin të na imponojnë forcat regresive dhe shoviniste [rankoviçi], por për çdo popull, pra edhe për popullin shqiptar, ekziston një kulturë kombëtare...13

Ripërtëritja kulturore shqiptare në Jugosllavi u shoqëria me rigjallërimin  e  nacionalizmit  dhe  me  thellimin  e  antagonizmit  etnik në viset e banuara nga shqiptarët. kosovarët kërkonin përmirësimin e gjendjes të tyre social-politike dhe të kushteve ekonomike, t'i jepej fund politikës së diskriminimit, të sanksionuar nga qeveria, në qeverisje, në arsim dhe në aktivitetin ekonomik, përfaqësimin e drejtë në qeverisjen vendore dhe federale si dhe të drejtën për t'i shfrytëzuar pasuritë e tyre natyrore ashtu siç e shihnin ata të përshtatshme. shqiptarët, duke hedhur poshtë pretendimet serbe se ata nuk ishin në gjendje të drejtonin punët e veta, këmbëngulnin se mund ta arrinin barazinë e plotë me grupet e tjera etnike, vetëm në qoftë se kosovës i jepej statusi i republikës.14


Ndërsa shqiptarët po avanconin me kërkesat për reforma, serbët dhe malazezët shprehnin dyshime të thella lidhur me pasojat që kishte dhënia e barazisë së plotë për kosovarët.15  Megjithëse autoritetet e pranonin publikisht shtypjen e egër dhe diskriminimin e shqiptarëve në periudhën e  pas  vitit  1945,16   ato  ishin  të  avashme  në  reagimin  ndaj  kërkesave të shqiptarëve. në fund të vitit 1968, në kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore shpërthyen demonstratat.17 Beogradi i hodhi poshtë kërkesat për të ngritur kosovën në statusin e republikës, duke humbur në këtë mënyrë një rast të shkëlqyer për të qetësuar nacionalizmin shqiptar. Çështja e kosovës nuk ishte politizuar ende dhe me sa duket, publiku jugosllav, në rrjedhën e demaskimit të shtypjes së egër të shqiptarëve nga rankoviçi, ishte më i përgatitur për ta pranuar krijimin e një republike shqiptare më tepër se në çdo kohë të mëparshme apo që nga vitet 1968- 1969. Megjithatë, udhëheqjes jugosllave, përfshi edhe titon, i mungonte vullneti politik për ta kapërcyer apo për ta neutralizuar kundërshtimin serb. Për më tepër, udhëheqësit kosovarë nuk arritën dot ta çonin përpara çështjen apo të siguronin mbështetjen e udhëheqjeve të republikave të tjera.

Pas demonstratave, autoritetet iu dhanë kosovarëve më shumë të drejta kombëtare dhe morën masa për të përmirësuar gjendjen e tyre social-politike. Shqiptarët gradualisht filluan të luajnë një rol gjithnjë e më të madh në punët e përditshme të kosovës. ndihma federale për krahinën u shtua në mënyrë të konsiderueshme. Për herë të parë që nga viti 1945, shqiptarëve iu lejua të përdornin simbolet kombëtare, përfshi edhe flamurin shqiptar. Zhvillimi kulturor i shqiptarëve u stimulua, gjuhës shqipe iu dha statusi i barabartë me serbo-kroatishten dhe u themelua një universitet shqiptar. Përmirësimi i marrëdhënieve midis Jugosllavisë dhe shqipërisë, pas pushtimit të Çekosllovakisë, i hapi rrugën vendosjes së lidhjeve kulturore midis tiranës dhe Prishtinës. kosovarëve iu dha një përfaqësim më i madh në institucionet qeveritare vendore, republikane dhe federale, ndërkohë që u bënë përpjekje për të ngushtuar pabarazitë e thella midis shqiptarëve dhe serbëve në të gjitha sferat e jetës. amendamentet kushtetuese të viteve 1969 dhe 1971, si dhe kushtetuta e vitit 1974, që i njohu krahinat autonome si elementë përbërës të federatës jugosllave, i dha kosovës një autonomi të konsiderueshme administrative dhe kulturore. Megjithatë, asaj nuk iu dha autonomia e vendimmarrjes politike që gëzonin republikat.

Pavarësisht nga arritjet e tyre të konsiderueshme, shqiptarët vazhdonin ta konceptonin veten si të ishin në një pozitë varësie. ky perceptim u fuqizua edhe nga fakti se pakicat serbe dhe malazeze, që në vitin 1971 përfaqësonin vetëm 20.8 për qind të popullsisë së përgjithshme të kosovës, vazhdonin të ishin të mbipërfaqësuara në qeveri, në parti dhe në administratë. serbët dhe malazezët gëzonin një standard më të lartë jetese se shqiptarët, që përbënin 73.6 për qind të popullsisë. kjo situatë, së bashku me shtimin e konkurrencës për punët dhe apartamentet e pakta në zonat urbane gjithnjë në rritje, e acaroi më tej konfliktin etnik.

Ndryshimet e rëndësishme ekonomike, sociale dhe demografike që pësoi Kosova gjatë fundit të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, e stimuluan akoma më shumë vetëdijen e shqiptarëve. Zgjerimi i mjeteve të informimit në gjuhën shqipe i bënte më të lehta krahasimet   midis kushteve të kosovës dhe pjesëve të tjera të Jugosllavisë dhe theksonte ankesat e shqiptarëve, që bazoheshin mbi konceptimin e privimeve politike, ekonomike dhe kulturore.

Gradualisht u krijua edhe një elitë kosovare me besim në vetvete. në qershor të vitit 1971, kreu i partisë së krahinës, veli deva, u zëvendësua nga Mahmut Bakalli, një ish-drejtues 35 vjeçar i komitetit komunal të lidhjes së komunistëve të Prishtinës. shumë  nga zyrtarët e vjetër të partisë dhe të qeverisë u nxorën në gjysmë-pension ose u emëruan si përfaqësues krahinorë në Beograd. si pjesëtarë të strukturës së pushtetit, përfaqësuesit e elitës së re synonin ta maksimizonin autonominë e kosovës brenda sistemit ekzistues. duke u mbështetur mbi bazën kombëtare, si një burim legjitimiteti, Bakalli e përdori çështjen etnike për të shtuar autonominë e kosovës dhe për t'i përdorur parullat e lkJ- së mbi "˜vëllazërimin dhe barazinë' për të mbrojtur njohjen e plotë të të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Megjithëse shqiptarët kishin bërë përparim të konsiderueshëm në procesin e vetafirmimit kombëtar dhe në zhvillimin social, ekonomik dhe politik, Bakalli shkruante se duheshin bërë përpjekje të tjera për të çuar përpara "barazinë e të drejtave të tyre."18  ndërsa  ndiqte politikën e vijës së ashpër ndaj "nacionalistëve dhe irredentistëve" të dyshuar, Bakalli i shfrytëzoi ndjenjat kombëtare si një instrument burokratik presioni për të siguruar një autonomi më të madhe nga serbia.  ai argumentonte se situata në kosovë mund të rrëshqiste nga duart dhe në këtë mënyrë mund të shkaktoheshin pasoja të paparashikuara, në qoftë se shqiptarëve nuk iu jepej një autonomi më e madhe.19  ai u përplas me udhëheqësit e serbisë rreth karakterit dhe shtrirjes së autonomisë së kosovës dhe preferonte t'i ngrinte problemet e kosovës më shumë në rrafshin federal, se sa në atë republikan, duke i zbehur kështu gradualisht lidhjet me serbinë.  në vitin 1977, të dyja udhëheqjet e kosovës dhe vojvodinës me sa duket u ankuan në një mbledhje të lkJ-së se krahinat nuk gëzonin autonomi të mjaftueshme.20

Kosova vazhdoi  të  karakterizohej  nga  pabarazitë  etnike,  kushtet ekstreme të prapambetjes ekonomike dhe nga një politikë investimesh rajonale e papërshtatshme dhe e pabalancuar. në vitin 1974, nga 128,000 njerëz të punësuar në sektorin shtetëror, serbët dhe malazezët zinin 36 për qind, krahasuar me 58 për qind që zinin shqiptarët.21 nga fundi i dekadës, numri i serbëve dhe malazezëve në popullsinë e përgjithshme të kosovës kishte rënë në rreth 15 për qind, ndërsa ajo e shqiptarëve ishte rritur në 77.5 për qind. Gjithsesi, dy grupet sllave vazhdonin të ishin të mbipërfaqësuar dhe në vitin 1982 përbënin rreth 36 për qind të numrit të përgjithshëm të punonjësve, krahasuar me 65 për qind që kishin shqiptarët. nga numri i përgjithshëm i punonjësve në "˜organizatat e punëve ndihmëse', 60.48 për qind e zinin shqiptarët dhe 33 për qind serbët dhe malazezët. shqiptarët përbënin 53.5 për qind të numrit të përgjithshëm të punonjësve me autoritet dhe përgjegjësi të veçanta, ndërsa serbët dhe malazezët 38.79 për qind. nga 2521 kryetarë të agjencive administrative të organizatave politiko-shoqërore, 54.34 për qind ishin shqiptarë dhe 37.79 për qind serbë dhe malazezë.22

Pavarësisht nga ndihma e konsiderueshme federale, krahina mbeti jo vetëm zona më pak e zhvilluar e Jugosllavisë, por edhe hendeku midis Kosovës dhe rajoneve të tjera u thellua akoma më tej. Inflacioni dhe papunësia u rritën shumë dhe standardi i jetesës binte në mënyrë të ndjeshme. aty nga viti 1979, të ardhurat vjetore për frymë në kosovë kishin rënë në 28.7 për qind të mesatares jugosllave. kosovarë të shquar, të tillë si hivzi  islami, argumentonin se ekzistenca e një pabarazie të tillë ekstreme, sociale dhe ekonomike, tregonte se problemi i kombësisë shqiptare nuk ishte zgjidhur ende.23
një nga arsyet kryesore që kosova mbeti prapa pjesës tjetër të vendit, siç pohonte veselin Gjuranoviçi, ish-president i këshillit ekzekutiv Federal dhe aktualisht president i presidencës kolektive, gjatë një vizite në Prishtinë, në vitin 1979, ishin investimet e pamjaftueshme.24  Gjatë gjithë periudhës së pasluftës, investimet e përgjithshme për frymë arrinin vetëm deri në 50 për qind të mesatares së vendit në tërësi.25 Për më tepër, investimet ishin përqendruar kryesisht në industrinë nxjerrëse, ndërkohë që industria përpunuese dhe bujqësia ishin lënë pas dore.

Me shtimin e mungesave të energjisë, autoritetet e intensifikuan shfrytëzimin  e  hidrocentraleve  të  kosovës,  të  rezervave  të  mëdha të plumbit, linjitit, qymyrit, zinkut dhe pasurive të tjera minerare. kosovarët nuk e duronin dot faktin që shumica e prodhimit të lëndëve të para energjetike dhe industriale shkonin për të mbështetur nevojat e industrisë dhe për të plotësuar kërkesat e përgjithshme të serbisë dhe republikave të tjera për energji. kosova, siç pohonin ata, po shfrytëzohej. Për shembull, çmimi i energjisë elektrike që kosova eksportonte në serbi dhe Maqedoni dy nga republikat më të prekura nga kriza energjetike ishte dy deri tri herë më i vogël se çmimi i energjisë që prodhohej në republikat e tjera. edhe rreth 90 për qind e prodhimit të plumbit dhe zinkut nga miniera e trepçes, që eksportohej zakonisht me çmime të ulëta, përpunohej në republikat e tjera.26

Me shkatërrimin e vazhdueshëm të ekonomisë, me rritjen e pakënaqësisë dhe shqetësimeve të popullsisë shqiptare, kosova përjetoi lindjen e një lëvizjeje masive, gjithnjë e më shumë të sofistikuar për një republikë të veçantë, që të përfshinte të gjithë shqiptarët që jetonin në Jugosllavi. Lëvizja përfaqësonte një koalicion të njerëzve të ndryshëm studentë, akademikë, gazetarë, punëtorë, fermerë e madje edhe anëtarë të LKJ-së dhe kishte rëndësi të madhe politike.

Studentët dhe intelektualët, që kishin lindur dhe ishin rritur në Jugosllavinë e titos, u bënë partizanët më të vendosur të një republike shqiptare. të zhgënjyer nga diskriminimi politik, ekonomik dhe etnik, ata e drejtuan aktivitetin e tyre për të hequr nga kosova zgjedhën e serbisë. ata u përpoqën për t'i bindur edhe grupet e tjera etnike jugosllave se krijimi i një republike shqiptare ishte i mundur dhe i dëshirueshëm. një hap i tillë, siç argumentonin ata, më shumë do ta forconte se sa do ta dobësonte federatën. shtypi i fshehtë kosovar shprehej për autonominë politike të shqiptarëve, analizonte problemet social-ekonomike dhe politike, me të cilat përballej kosova, dënonte persekutimin e shqiptarëve dhe sugjeronte alternativa për organizmin aktual politik dhe territorial.27
aktiviteti nacionalist shqiptar i një shkalle të gjerë, pas demonstratave të vitit 1968, u krye për herë të parë në Maqedoninë Perëndimore dhe në kosovë gjatë periudhës së viteve 1973-1975, kur një numër i madh shqiptarësh u dënuan me burgime afatgjatë për "˜veprimtari armiqësore'. në dhjetor 1974 u arrestuan rreth 100 shqiptarë, pasi studentët demonstruan në Universitetin e Prishtinës duke kërkuar që kosovës t'i jepej statusi i republikës.28 në fund të vitit 1975 u zbulua organizata nacionaliste lëvizja kombëtare për Çlirimin e kosovës. organizata, e themeluar nga pasuesit e adem demaçit, kishte qenë aktive gjatë demonstratave të vitit 1968, por me sa duket shumica e udhëheqësve të saj ishin arrestuar. ajo u rishfaq nga mesi i vitit 1973 me një udhëheqje të re. në qershor 1974, demaçi u lirua nga burgu, pasi kishte bërë 10 vjet burg nga dënimi prej 15 vjetësh dhe me sa duket mori drejtimin e lëvizjes. anëtarët e organizatës u akuzuan se "˜po komplotonin kundër popullit dhe shtetit' me synim për ta shkëputur kosovën dhe viset e tjera të banuara nga shqiptarët nga Jugosllavia dhe për t'i bashkuar ato me shqipërinë. demaçi u dënua përsëri me maksimumin e 15 viteve burg, ndërsa 20 anëtarë të tjerë të organizatës u dënuan nga 4 deri në 12 vite burg.29

Me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare e para lëvizje e organizuar kombëtare shqiptare, e formuar në Prizren të Kosovës më 1878 nëpër krahinë u shpërndanë fletushka ku kërkohej që Kosovës t'i jepej statusi i republikës. Në vitin 1979, fletushka të njëjta thuhet se u shpërndanë edhe në disa qytete të tjera të kosovës.30 Gjatë vizitës së fundit të titos në kosovë, në vjeshtë të vitit 1979, në Prishtinë u organizuan demonstrata.31 autoritetet i prishën planet e vitit 1980 për një aksion të gjerë propagandistik, të planifikuar për 28 nëntorin, ditën e pavarësisë së Shqipërisë.32

Që nga viti 1974 deri në vitin 1981, forcat e sigurimit identifikuan 618 kosovarë, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar me "˜qëndrime nacionaliste dhe irredentiste'. 89 prej tyre u dënuan nga 1 deri në 15 vite burg. Gjykatat komunale morën vendime për dënimin e 503 shqiptarëve. Jashtë kosovës, gjatë së njëjtës periudhë, 39 shqiptarë u dënuan me akuza penale, ndërkohë që 76 të tjerë u dënuan nga gjykatat komunale. Forcat e sigurimit thuhej se kishin zbuluar 13 grupe ilegale.33

Gjatë mesit dhe fundit të viteve 1970, sipas zyrtarëve jugosllavë, ishin shfaqur tri organizata kryesore, të cilat përkrahnin idenë e krijimit të  një  republike  shqiptare  brenda  federatës  jugosllave.  anëtarësia  e tyre përbëhej kryesisht nga intelektualë: profesorë, mësues, punonjës shkencorë, ekonomistë, juristë dhe gazetarë. Midis të arrestuarve dhe të gjykuarve kishte edhe shumë studentë, punëtorë dhe fermerë.34
të tria organizatat, me sa duket, bashkëpunonin ngushtë, kishin programe dhe taktika të ngjashme, si dhe shprehnin objektiva të përcaktuara mirë. në botimet e fshehta dhe në letrat dërguar udhëheqjes krahinore, ata shpjegonin objektivat e tyre për "bashkimin e viseve shqiptare në Jugosllavi, nën emrin republika socialiste e shqiptarëve të Jugosllavisë." një republikë e tillë, siç argumentonin ata, "˜do të ishte e pavarur politikisht, ekonomikisht dhe nga pikëpamja e territoriale, prej serbisë,  Maqedonisë dhe Malit të Zi' dhe do t'u jepte shqiptarëve një status të barabartë me grupet e tjera etnike.35

Në fund të vitit 1980, një nga organizatat i dërgoi udhëheqjes krahinore një kopje të "programit" të saj. duke theksuar se shqiptarët në Jugosllavi jetojnë në "territorin e tyre," organizata parashtronte tri kërkesa kryesore: 1) që statusi i shqiptarëve si "kombësi" të ndryshohej dhe ata të njiheshin si "komb," me të drejtën e vetëvendosjes; 2) që të gjithë shqiptarët në Jugosllavi të përfshiheshin në një njësi territoriale, të pavarur nga republikat e tjera dhe 3) që komitetit krahinor të lidhjes së komunistëve t'i jepej statusi i komitetit Qendror të lidhjes së komunistëve të shqiptarëve në Jugosllavi. këto kërkesa, këmbëngulte ajo, mund të plotësohen vetëm me formimin e "republikës socialiste të shqiptarëve në Jugosllavi."36

Reagimi i Beogradit

Me shtimin e pakënaqësisë popullore dhe përhapjen e gjerë të veprimtarive të fshehta në viset e banuara nga shqiptarët, Beogradi nuk mund të rrinte pa parashikuar se sa e gjerë mund të ishte mbështetja e shqiptarëve për republikë. Por autoritetet qendrore u treguan mendjelehta dhe të pandjeshme ndaj kërkesave të kosovarëve. Madje ato nuk pranuan as ta njihnin hapur se problemi ekzistonte, duke këmbëngulur që problemi i shqiptarëve ishte zgjidhur njëherë e përgjithmonë.

LkJ  në pushtet, që dukej qartë se gëzonte një mbështetje të pakët në radhët e popullit të kosovës, nuk arriti dot të merrte nismën dhe të përpiqej për t'u dhënë formë apo për t'i kanalizuar kërkesat e shqiptarëve në drejtime më pak konfrontuese. Madje nuk u krijua asnjë mundësi për zgjidhjen e konfliktit me anën e institucioneve ekzistuese partiake apo qeveritare. nuk u ofrua as edhe mundësia që shqiptarët t'i shprehnin në mënyrë paqësore ankesat e tyre. Zyrtarisht, konflikti etnik në Kosovë po portretizohej gjithnjë e më shumë si një lojë ku ka vetëm fitues ose të humbur, gjë që çoi në politizimin e të gjitha çështjeve që kishin të bënin me statusin e kombësisë shqiptare. Pikërisht, në sfondin e kësaj mungese të fleksibilitetit dhe të kësaj pandjeshmërie, në pranverë të vitit 1981 kosova shpërtheu. ajo që nisi si një demonstratë studentore në Universitetin e kosovës, më 11 mars, nga fundi i muajit ishte shndërruar në një kryengritje të madhe popullore.37 dukej qartë se ajo ishte protesta masive më e fuqishme kundër regjimit komunist jugosllav që nga viti 1945 dhe dhjetëra mijëra shqiptarë u derdhën nëpër rrugë për të kërkuar statusin e republikës.

Beogradi nuk pranoi t'i jepte Kosovës statusin e republikës, e cila kishte potencialin e një stabiliteti afatgjatë. në fakt, kryengritja u shtyp në një mënyre që nuk tregonte asnjë lloj respekti për të drejtat themelore njerëzore  dhe  kombëtare të  shqiptarëve.  Për  të  rivendosur  rendin  u përdorën ushtria, policia dhe tanket. U vendos gjendja e shtetrrethimit, u ndaluan grumbullimet publike, u mbyll universiteti dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Për herë të parë që nga koha e rankoviçit, policisë serbe dhe ushtrisë federale iu la dorë e lirë për t'u marrë me kosovarët ashtu siç iu pëlqente. shqiptarët duhet të kenë pyetur veten nëse edhe demonstratat e grupeve të tjera etnike do të shtypeshin me një forcë të tillë brutale.

Qeveria pranoi se ishin vrarë 9 veta dhe 257 të tjerë ishin plagosur.38

Por njoftimet e shtypit perëndimor tregonin se ndoshta ishin vrarë rreth 1,000 vetë.39 

Meqenëse gjatë këtyre trazirave në kosovë nuk u lejuan as reporterë vendas dhe as të huaj, është e pamundur të përcaktosh me saktësi se sa njerëz vdiqën faktikisht. Mjaft kosovarë, që pohojnë se kanë marrë pjesë në këto demonstrata, më kanë treguar se njësitë e ushtrisë dhe policisë, sidomos ato nga serbia dhe Maqedonia, kanë vepruar me një "˜mënyrë jashtëzakonisht brutale', duke qëlluar gra dhe fëmijë, ndërsa në Prishtinë dhe Podujevë, demonstruesit "˜u shtypën' me tanke. sipas këtyre burimeve, vetëm në Prishtinë u vranë disa qindra shqiptarë dhe më shumë se 1000 të tjerë u plagosën, pasi ushtria lëvizte me tanke dhe mjete të tjera të blinduara.40 në disa vende, midis shqiptarëve dhe forcave të sigurimit pati edhe përpjekje të armatosura.41


Raportet zyrtare mbi kryengritjen shqiptare karakterizoheshin nga shtrembërime të thella. karakteri i kërkesave të shqiptarëve keqinterpre- tohej. shkaqet social-ekonomike të kryengritjes minimizoheshin dhe për këtë gjë fajësoheshin "˜armiq' të brendshëm dhe të jashtëm, të papërcak- tuar qartë. Pozita e varur e shqiptarëve në federatë dhe shtypja që iu bëhej atyre injoroheshin plotësisht. nacionalistët shqiptarë akuzoheshin se po përpiqeshin të krijonin një kosovë "të pastër etnikisht," që për- fundimisht do të përfshihej në "shqipërinë e Madhe."

Në të vërtetë, duke parë qëndrimin e papajtueshëm të Beogradit, disa aktivistë nuk shihnin mundësi për afirmimin kombëtar të shqiptarëve në sistemin politik, ekzistues, jugosllav dhe e ngritën zëri me kërkesa maksimale bashkimin me atdheun e tyre, Shqipërinë, pavarësisht nga politikat shtypëse të regjimit të enver hoxhës. Megjithatë, kjo pikëpamje nuk përkrahej nga shumica e veprimtarëve shqiptarë, të cilët e kishin përqendruar vëmendjen te kërkesa për një ristrukturim të organizimit aktual të federatës jugosllave.

Në një konferencë për shtyp me reporterët e huaj, më 6 prill 1981, një zyrtar i lartë jugosllav tha se "një republikë në kosovë, brenda kuadrit të Jugosllavisë, është e pamundur" dhe këmbënguli se problemi i kombësisë shqiptare  ""˜u  zgjidh  gjatë  luftës  nacionalçlirimtare."42   një qëndrim  i tillë, i ngjashëm u mbajt edhe në mbledhjet e mëvonshme të partisë dhe qeverisë, që iu kushtuan problemit të kosovës.

Arsyeja kryesore e këtij qëndrimi të papajtueshëm të Beogradit ishte kundërshtimi i fuqishëm nga serbët, që e pretendonin kosovën mbi baza historike. Historiografia moderne, serbe dhe jugosllave, e bazuar mbi shkrimet e gjeografit serb, Jovan Cvijiç (1865-1927) dhe kohët e fundit  mbi  shkrimet  e  atanasije  Urosheviçit,43   e  mohon  karakterin autokton të shqiptarëve në Jugosllavi dhe pretendon se serbët e kanë banuar kosovën para shqiptarëve, ndërkohë që shqiptarët emigruan në kosovë me nxitjen e autoriteteve otomane, pas eksodit serb, në rrjedhën e luftërave austriako-otomane të viteve 1689-1690 dhe 1737-1739. sipas tyre, shqiptarët konsiderohen si "të porsaardhur" në kosovën "serbe."

Shqiptarët iu përgjigjen këtyre pretendimeve serbe se ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve dhe në këtë mënyrë, kanë çdo të drejtë për të qenë në kosovë. Mbi baza historike, shqiptarët mund të gjenden në një pozitë më të mirë se sa serbët. ndërsa serbët i bazojnë argumentet e tyre kryesisht te miti legjendar i një periudhe të shkuar historike, shqiptarët e vënë theksin te kosova, si një vend qendror në historinë e tyre moderne. kosova ishte djepi i nacionalizmit shqiptar dhe kosovarët luajtën një rol kryesor në lëvizjet e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, si edhe në luftën që çoi në shpalljen e pavarësisë së shqipërisë në vitin 1912. serbët arritën të vendosnin kontrollin e tyre mbi kosovën dhe ta aneksonin atë vetëm me anën e forcës së armëve dhe me pëlqimin e Fuqive të Mëdha.

Kërkesat për krijimin e një republike shqiptare brenda federatës jugosllave përfaqësonin një zgjidhje të drejtë dhe praktike të problemit të  kosovës, pas  më  shumë  se  70  vjet  pushtimi,  shtypjeje,  dominimi dhe shfrytëzimi nga Serbia. Të dhënat flasin për një mbështetje thuajse të përgjithshme të shqiptarëve për ngritjen e kosovës në statusin e një republike. Përmes veprimeve protestuese të shumëllojshme, shqiptarët e kanë bërë të qartë se ata e shohin status quo-në si krejtësisht të papranueshme.

Shqiptarët manifestojnë tiparet dalluese, të domosdoshme për krijimin e një republike të veçantë. ata dallohen prej sllavëve nga gjuha, historia, kultura dhe traditat dhe banojnë në treva kompakte jo vetëm në kosovë, por edhe në Maqedoni, Malin e Zi dhe serbinë Jugore. regjistrimi i popullsisë i vitit 1981 tregon se në Jugosllavi ka 1,730,000 shqiptarë, prej të cilëve 1,227,424 jetojnë në kosovë (që përfaqësojnë 77.5 për qind të popullsisë së përgjithshme), 377,000 në Maqedoni, 72,432 në serbi dhe 37,735 në Malin e Zi. ata i kalojnë për nga numri i popullsisë maqedonasit (1,340,000) dhe malazezët (577,298). Me një ritëm lindjesh prej 27.4 për mijë ata ndoshta do t'i kalojnë së shpejti edhe sllovenët (1,750,000) dhe myslimanët (2,000,000).

Përpjesëtimisht, në Kosovë ka më shumë shqiptarë (77.5 për qind), se sa ka kroatë (75 për qind), maqedonas (67 për qind) dhe malazezë (68.54 për qind) në republikat e tyre përkatëse.44 Pra, shqiptarët edhe vetëm me numrin e popullsisë kanë të drejtë për të pasur republikën e tyre.

Dhënia e statusit të republikës për kosovën do të përmbushte përfundimisht premtimet e PkJ-së në kohën e luftës se shqiptarët në Jugosllavinë e pasluftës do të gëzonin të drejtën e vetëvendosjes, si dhe barazinë me grupet e tjera etnike. Për më tepër, një zgjidhje e tillë do t'i jepte kosovës statusin autonom, të njohur nga PkJ para vitit 1945. në kongresin e Pestë të Partisë, më 1940, titoja e miratoi kërkesën e komunistëve kosovarë që komiteti krahinor i PkJ-së për kosovën, që ishte krijuar në korrik 1937, të kishte lidhje të drejtpërdrejta me komitetin Qendror të PkJ-së. në një raport të rëndësishëm të këtij kongresi, komunisti i shquar jugosllav, Moshe Pijade, foli për krijimin e një "˜republike të punëtorëve dhe fshatarëve'45  në kosovë. Gjatë periudhës së luftës, dega e partisë dhe lëvizja partizane në kosovë mbanin lidhje të drejtpërdrejta me kQ të PkJ-së dhe nuk vareshin nga partia dhe lëvizja partizane e serbisë. autonomia e kosovës njihej nga titoja në komunikimet me komunistët kosovarë dhe në shumë deklarata të PkJ-së.46

Ngritja e kosovës në statusin e një republike do t'u jepte shqiptarëve një autonomi më të madhe vendore për vendimmarrjen, si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe një zë më të fortë për formulimin e politikave në nivel federal. statusi i republikës do t'i bënte shqiptarët më të interesuar për federatën, duke garantuar një shpërndarje më të barabartë të burimeve dhe pushtetit politik, si dhe duke i dhënë fund shtypjes, diskriminimit dhe shfrytëzimit nga serbët.

Mbrojtësit e republikës i hedhin poshtë akuzat serbe se qëllimi i tyre është krijimi i një kosove "˜të pastër etnikisht', duke ushtruar gjoja presion për emigrimin e serbëve dhe malazezëve dhe frikën që përhapet se dhënia e statusit republikan për kosovën do të çonte në shkëputjen e saj prej Jugosllavisë.47  lëvizja  për krijimin e një republike  socialiste shqiptare në Jugosllavi, e cila u krijua pas bashkimit të tri organizatave të fshehta në fillim të vitit 1982, në një deklaratë të botuar te Zëri i Kosovës pohonte se përpjekjet për të ngrirë organizimin territorial aktual do të çonin në dobësimin dhe destabilizimin e federatës.48  në një deklaratë tjetër argumentohej se

...Krijimi i një republike [shqiptare] do të përbente një faktor shumë të rëndësishëm për stabilitetin dhe forcimin e federatës jugosllave, sepse askush nuk ka për qëllim të ndryshojë rendin social-politik të Jugosllavisë, le pastaj për të shkëputur territore me qëllim që t'i jepen shqipërisë. shqiptarët po kërkojnë disa të drejta, të cilat ata i meritojnë, por që atyre iu janë mohuar... duke iu dhënë [shqiptarëve] statusin  e  një  republike  nuk  preken  as  kufijtë ndërkombëtarë  të Jugosllavisë dhe as socializmi vetadministrues, që janë pranuar nga shoqëria jugosllave.49

Në rrjedhën e ngjarjeve të vitit 1981, Beogradi kishte plotësisht arsye për të gjetur një zgjidhje ndaj problemit shqiptar. Por ashtu si në rastin e viteve 1968-1969, jugosllavët e humbën përsëri mundësinë për të fashitur nacionalizmin shqiptar. Megjithëse terrori masiv nuk duket më një variant i pranueshëm, gjyqet publike dhe spastrimet masive synojnë arritjen e një konformizmi politik, nënshtrimin e kosovarëve dhe eliminimin e mbështetjes nga masat e gjera të një republike shqiptare.

Kontrolli mbi Kosovën u intensifikua me anën e ushtrisë, policisë dhe forcave të sigurimit. krahina iu nënshtrua gjendjes së jashtëzakonshme dhe aty u vendosën një numër i madh trupash nga pjesët e tjera të vendit. Mijëra njerëz u arrestuan dhe nisi një spastrim masiv që u shtri në të gjithë sektorët e shoqërisë. autoritetet pohojnë se nga marsi 1981 deri në dhjetor 1983, në kosovë janë zbuluar 72 organizata ilegale me rreth 1,000 anëtarë. në të njëjtën periudhë, 658 shqiptarë u dënuan me 1 deri në 15 vjet burg, duke u akuzuar për "veprimtari kundërrevolucionare." Përveç kësaj, disa mijëra vetë u dënuan me akuzat e kundërvajtjeve.50  aty nga mesi i vitit 1984, dhjetëra shqiptarë të tjerë kishin marrë dënime të rënda me burg. shumica e të dënuarve ishin intelektualë dhe studentë, përfshi edhe shumë të vegjël në moshë.51  koncepti i përgjegjësisë kolektive u zbatua gjerësisht. Familjet dhe të afërmit e personave të angazhuar me veprimtari "armiqësore" u dënuan, u bojkotuan, u demaskuan publikisht dhe në disa raste u pushuan nga puna.52

Udhëheqja krahinore, e drejtuar nga Bakalli, u zëvendësua me pjesëtarë të "˜gardës së vjetër', të tillë si veli deva, ali shukria, Mehmet Maliqi, kol shiroka dhe sinan hasani, shumica e të cilëve ishin kompromentuar gjatë periudhës së rankoviçit dhe dukej qartë se nuk përfaqësonin dëshirat e shumicës së kosovarëve. Zyrtarët në postet kryesore u caktuan mbi bazën e besnikërisë ndaj Beogradit dhe jo për shkak të aftësive të tyre. aty nga prilli 1983 ishin përjashtuar nga lkJ mbi 1,600 anëtarë, kurse një numër i madh njerëzish ishin pushuar nga puna.53

Gjendja e shqiptarëve po keqësohej me shpejtësi. shtypja  nga ana e qeverisë prekte drejtpërsëdrejti ose tërthorazi një pjesë të madhe të popullsisë, gjë që i forcoi akoma më shumë ndjenjat kombëtare të kosovarëve. autoriteti i Beogradit në kosovë ra, duke minuar në këtë mënyrë besnikërinë e shqiptarëve ndaj Beogradit dhe legjitimitetin e regjimit.

Në përpjekje për ta fshirë identitetin e shqiptarëve, autoritetet, siç shprehej një zyrtar i lartë serb, i shpallën luftë "vetëdijes kombëtare shqiptare."54 Çështje të tilla si arsimi në gjuhën shqipe, tekstet shqiptare, zhvillimi i programeve kulturore dhe shfaqja e flamurit shqiptar, si edhe e simboleve të tjera kombëtare, u bënë objekt debatesh.

Në Maqedoni dhe Malin e Zi, autoritetet e ndaluan mbajtjen e flamurit shqiptar. Pavarësisht nga kundërshtimi i fortë i udhëheqjes politike të Kosovës, Serbia mori masa ligjore për të ndryshuar flamurin shqiptar, duke këmbëngulur që shqiptarët nuk mund të mbanin të njëjtin flamur si ai i shqipërisë. shqiptarët u bënë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për humbjen e atyre që kishin fituar gjatë periudhës së Bakallit,55 si dhe për keqësimin e shpejtë të kushteve në viset që banoheshin prej tyre.

Masat shtypëse në fushën e kulturës, si dhe varësia dhe përjashtimi i  inteligjencies,  çuan  në  një  ngërç  intelektual.  intelektualët  shqiptarë iu nënshtroheshin kritikave të ashpra për "˜indoktrinimin' nacionalist të masave, veçanërisht të rinisë. në Universitetin e kosovës u bë një spastrim i thellë. Gjashtë profesorë, përfshi edhe Ukshin hotin, një ish- zyrtar i lartë krahinor, që kishte studiuar në shtetet e Bashkuara, dhe Muhamet tërnavën, një historian i shquar, u burgosën me shumë vite burg, sepse kishin mbështetur kërkesat për kosovën republikë dhe gjoja sikur ishin marrë me aktivitet "kundërrevolucionar."56 Masa partiake dhe administrative u morën edhe ndaj 20 profesorëve të tjerë të universitetit, duke përfshirë edhe ali hadrin, drejtorin e institutit të historisë, rexhep Qosen, drejtorin e institutit të studimeve albanologjike dhe sociologun hivzi islami, një autor i njohur për problemet social-ekonomike të kosovës.57

Shtypja zyrtare e trazirave të shqiptarëve ndodhi në një kohë kur bota e jashtme ishte e preokupuar me trazirat sindikaliste në Poloni dhe mundësinë e ndërhyrjes sovjetike në atë vend. Për shkak të mosangazhimit të Jugosllavisë dhe pozitës së saj strategjike, Perëndimi tregohej ngurrues për të dënuar shtypjen ndaj shqiptarëve.

Shqipëria  e  kritikoi  hapur  Jugosllavinë  dhe  i  mbështeti  kërkesat e kosovarëve për republikë. serbët,  që e kishin parë me pakënaqësi zhvillimin e lidhjeve të ngushta kulturore midis tiranës dhe Prishtinës, ndoshta i mirëpritën sulmet e tiranës, sepse kjo iu jepte mundësinë ta përdornin regjimin e hoxhës si kurban dhe ta zhvendosnin vëmendjen e opinionit publik larg nga shkaqet reale të revoltës së shqiptarëve.

Beogradi nisi një fushatë mediatike kundër regjimit të hoxhës, duke e akuzuar Tiranën se ajo i kishte nxitur kosovarët. Rifillimi i polemikave midis tiranës dhe Beogradit u shkaktoi dëme serioze marrëdhënieve midis tyre, që gjatë viteve 1970 ishin karakterizuar nga një bashkëpunim i pashembullt ekonomik dhe kulturor.58 të gjitha lidhjet kulturore midis tiranës dhe kosovës u ndërprenë.

Strategjia e Beogradit për konfliktin në Kosovë, duke përdorur ushtrinë, shtypjet, gjyqet dhe spastrimet e inteligjencies, nuk është realiste. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë më shumë vetëm në një konfrontim të mëtejshëm, se sa në qetësimin e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe serbëve. një politikë shtypëse nuk ka gjasa të rivendosë stabilitetin ekonomik dhe politik në viset e banuara nga shqiptarët dhe as nuk mund të vazhdojë për shumë kohë. shtypja  e tanishme është duke nxitur shpërthimin e ardhshëm. terrori mund të ketë funksionuar në të kaluarën, kur autoritetet kishin të bënin me një kombësi shqiptare provinciale dhe të pazhvilluar, e cila kishte shumë pak kërkesa ndaj sistemit. tani,  Beogradit do t'i duhet të merret me një grup etnik më të sofistikuar, më të arsimuar, këmbëngulës dhe të ndërgjegjshëm, të vendosur për të siguruar njohjen e plotë të të drejtave të tij kombëtare.

Aktualisht, interesat e ngushta, nacionaliste, të serbisë, janë vënë mbi interesat e federatës në tërësi. sundimi jugosllav në kosovë bazohet mbi frikësimin dhe aspiratat e popullit shtypen me forcë. shoqëria kosovare është e polarizuar në "˜bashkëpunëtorë', një pakicë me njerëz kryesisht të moshuar apo gjysmë të moshuar, që kanë interesa në sistemin e tanishëm dhe "˜kundërshtarët', shumica e popullsisë, e cila është e zhgënjyer me organizmin politik ekzistues. kostoja e mbajtjes së kosovës nën tutelën e serbisë do të shtohet dhe problemi shqiptar ka gjasa të bëhet akoma më i vështirë për t'u trajtuar. Me kalimin e kohës, më i dëmshëm për interesat e Jugosllavisë mund të jetë vazhdimi i politikës së tanishme, se sa dhënia e statusit të republikës për shqiptarët.

Me gjithë përdorimin e forcës dhe taktikat e egra që thuhet se janë përdorur, shqiptarët e kosovës nuk janë nënshtruar. kthimi te një model më autoritar i sundimit politik që nga viti 1981 nuk ka sjellë pajtimin e shqiptarëve me gjendjen aktuale dhe as ka krijuar nismën, krijimtarinë dhe motivimin që nevojitet për trajtimin e problemeve të tanishme të kosovës. Udhëheqja pas Bakallit, e përbërë kryesisht nga përfaqësues të një epoke tjetër, e ka pasur të pamundur të bëjë për vete ndonjë pjesë të shoqërisë apo t'i bindë shqiptarët se ajo s'është gjë tjetër veçse zëdhënëse e pushtimit serb.

Aktivistët  nacionalistë  shqiptarë  kanë  vazhduar  veprimtarinë  e tyre me demonstrata, lënien e punës, bojkotet e shkollave, sabotimin ekonomik, shkrimin e parullave, shpërndarjen e pamfleteve dhe forma të ndryshme të rezistencës pasive. demonstrata u zhvilluan gjatë gjithë vitit 1981 dhe në pranverë të vitit 1982. Përvjetori i dytë i demonstratave të 11 marsit 1981 u shoqërua me trazira në Prishtinë dhe disa qytete të tjera, megjithëse të një shkalle më të vogël se ato të vitit të kaluar.59 Që nga tetori
1982 deri në mars 1984, në Prishtinë ka pasur nëntë shpërthime bombash.60 thuhet se shumica dërmuese e popullsisë mbetet e panënshtruar. një gazetar jugosllav, që e vizitoi krahinën në tetor 1982, vuri në dukje se qëndrimi dhe sjellja e shqiptarëve karakterizohej nga "mosbindja civile dhe sabotimi, rezistenca kundër autoriteteve shtetërore, pa përdorimin e forcës dhe protesta kundër sistemit ekzistues."61

Nëse kërkohet të shmanget vazhdimi i konfliktit në Kosovë, atëherë ekziston një nevojë e ngutshme për dialog midis autoriteteve qendrore dhe shqiptarëve, si dhe për lëshime të mirëfillta politike. Ka të ngjarë që vazhdimi i këtij konflikti do të çojë në një radikalizim të shqiptarëve, të provokojë dhunë të mëtejshme dhe të fusë një pykë të re mes shqipërisë dhe Jugosllavisë. Shqiptarët e Kosovës kanë qasje të kufizuar te qendra politike dhe pa një zgjidhje të pranueshme në horizont, ata mund të mendojnë se kanë nevojë për mbështetje të huaj për t'u përballur me serbët, të cilët kanë qasje të privilegjuar te pushteti qeveritar. Konflikti mund të inkurajojë gjithashtu forcat prosovjetike si në shqipëri edhe në Jugosllavi, gjë që tani për tani nuk është e dëshirueshme as nga tirana dhe as nga Beogradi. ekziston edhe mundësia që Bashkimi sovjetik, i cili kurrë nuk e ka falur as tiranën dhe as Beogradin për daljen nga orbita e Moskës, të përpiqet ta shfrytëzojë konfliktin e Kosovës, me shpresën për të rivendosur një pikëmbështetje në adriatik.

Autoritetet  qendrore të Jugosllavisë duhet të jenë të vetëdijshme se konflikti etnik në Kosovë duhet të zgjidhet në një mënyrë të tillë që merr parasysh interesat jetike të shqiptarëve. ata duhet të kenë barazi të plotë me serbët dhe grupet e tjera etnike. duhet shmangur mundësia e trazirave të rrezikshme, që mund të shpërthejnë herët a vonë, në qoftë se cikli i tanishëm i shtypjes vazhdon. Beogradi nuk mund ta shikojë si zgjidhje afatgjatë të problemit shqiptar organizimin e tanishëm politik dhe territorial, i cili është i vjetruar dhe kënaq aspiratat nacionaliste serbe në kurriz të aspiratave legjitime etnike shqiptare. Udhëheqja jugosllave, të cilës duket qartë se i mungon vullneti politik për ta zgjidhur konfliktin, po përdor taktikën "ta shtyjmë sa ta shtyjmë." Mirëpo, pa u gjetur një zgjidhje e drejtë e problemit shqiptar, kërcënimi i një konfrontimi më të madh etnik, me ndërlikime të mundshme ndërkombëtare, do të vazhdojë.
--

1  synimet ekspansioniste serbe dhe brutaliteti i ushtrive serbe e malazeze u dënuan nga socialdemokratët serbë. shih dimitrije tucoviq, Serbia e Shqipëria (Prishtinë: rilindja),
1975.
2  liman rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë (1918-1928) (Prishtinë), 1981 dhe ajet haxhiu,
Shota dhe Azem Galica (tiranë: "8 nëntori," 1976).
3   Zbatimi i reformës agrare dhe pasojat e saj mbi kosovarët dokumentohen mirë nga
studiuesi serb Milovan obradoviç, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941)
(Prishtinë, 1981).
4 hajredin hoxha, "Politika e eliminimit të shqiptarëve nga trualli i Jugosllavisë së vjetër,"
Përparimi (Prishtinë), Nr. 5, 1970, f. 432 dhe Hivzi Islami, "Kërkimet antropogjeografike
në kosovë," Gjurmime Albanologjike: Seria Historike (Prishtinë), vëll. 1, 1971, f. 138-144.
shih edhe ali hadri, "Pozita dhe gjendja e kosovës në mbretërinë e Jugosllavisë (1918-
1941)", Gjurmime Albanologjike, nr. 2, 1968, f. 163-191 dhe ramadan  Marmullaku,
Albania and the Albanians (hamden, Conn: arcon Books, 1975), f. 138.
5   vaso Cubrilovic, The Expulsion of the Albanians. Memorandum i paraqitur qeverisë
mbretërore jugosllave, 7 mars 1937 (n.d. ose n.p.), f. 24. shih  edhe hakif  Bajrami,
"shtypja dhe rezistenca e shqiptarëve në kosovë," Studime Historike (tiranë), nr. 2,
1981, f. 132-134.
6 Cituar te Rilindja (Prishtinë), 2 prill 1983, f. 11.
7       Institut za istoriju radničkog pokreta Srbije, Osnivački Kongres KP Srbije (8-12 maj
1945) (Belgrade, 1972), f. 38-39, 72-73 dhe 157-158 dhe Paul shoup, Communism and
the Yugoslav National Question (nju Jork: Columbia University Press, 1968), f. 104-105.
rezistenca e armatosur e shqiptarëve kundër regjimit komunist jugosllav vazhdoi deri
në vitin 1948. Burimet jugosllave japin pak detaje mbi revoltën shqiptare. autoritetet
komuniste të shqipërisë  kanë vlerësuar se gjatë viteve 1945-1948 janë vrarë 36,000
kosovarë. Zëri i Popullit, 9 shtator 1958 dhe 31 gusht 1966. Burimet shqiptare të
emigracionit, nga ana tjetër, pohojnë se gjatë atyre viteve janë asgjësuar rreth 60,000
shqiptarë. abaz ermenji, Albania (Paris, 1968), f. 482 dhe tahir Zajmi, Lidhja II e Prizrenit
dhe lufta historike e popullit shqiptar për mbrojtjen e Kosovës (Bruksel, 1964), f. 55.
8  ali hadri, "nacionalni i politicki razvoj albanca u Jugoslaviji," në Klasno i nacionalo u sovremenom socijalizmu (Zagreb: naÅ¡e teme, 1970) vëll. 1, f. 540-541.
9 Po aty, f. 551.

10 Islami, "Kërkimet antropogjeografike në Kosovë," vep. e cit., f. 141.
11 asllan Fazlija, Autonomija e Kosovës e Metohisë në Jugosllavinë Socialiste (Prishtinë: rilindja,
1966), f. 57.
12  "Adem Demaçi simbol i rezistencës shqiptare," Zëri i Kosovës (organ i lëvizjes për
Çlirimin kombëtar të kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi), nr. 3 (Mars
1982), f. 18-19.

13 ali hadri, "një komb, një gjuhë letrare," Përparimi, nr. 3-4, 1968, f. 323.
14  Politika (Beograd), 18 shtator 1968, f. 6 dhe radio Beogradi, shërbimi i brendshëm në
serbo-kroatisht, 1830 GMt, 23 shtator 1968.
15 shih fjalimet e Joca Marjanovic dhe dobrica Cosic në sesionin e 14-të të kQ të lidhjes së komunistëve të serbisë, maj 1968, në Savez Komunista u borbi za nacionalnu ravnopravnost (Beograd: komunist, 1968), f. 89-116.
16 shih raportin e titos në Kongesin IX të LKS-së (Beograd, 1969), f. 11.
17   Peter r.  Prifti, Kosova in Ferment. Monograph nr  C/69-15 (Cambridge, Mass.: Mit
Center for international studies, 1969).
18 Mahmut Bakalli, "the self-assertion of the Yugoslav nationalities Under self-Management socialism," Socialist Thought and Practice (Beograd), nr. 2, shkurt 1980, f. 39.
19  shih Zivko Milic, "dosje kontrarevolucije na kosovu," Danas (Zagreb), 20 prill 1982, f.
80-84.
20 Tanjug, në anglisht, 1919 GMt, 24 dhjetor 1981.
21 Borba, 8 nëntor 1977, f. 9.
22   Jedinstvo (Prishtinë), 22-25 tetor 1982, f. 7. Më 31 maj 1983, struktura kombëtare e
punonjësve në organet administrative të kosovës ishte si vijon: shqiptarë 448 (61
për qind), serbë dhe malazezë 260 (32.5 për qind) dhe të tjerë 52 (6.5 për qind). shih
Rilindja, 21 mars 1984, f. 7.


23  hivzi islami, "veçoritë ekonomiko-sociale të popullsisë së kosovës sipas kombësisë,"
Gjurmime Albanologjike: Folklor dhe Etnologji, vëll. iX, 1979, f. 94.
24 Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1527 GMt, 16 tetor 1979.
25 Rilindja, 9 prill 1982, f. 6.
26  hivzi islami, Popullsia e Kosovës: Studim Demografik (Prishtinë, 1981), f. 25-26. Programi
afatgjatë i Jugosllavisë për zhvillimin e energjisë e planifikonte Kosovën si burimin më
të madh të energjisë elektrike për vendin. radio Prishtina, shërbimi i brendshëm në shqip,
1800 GMt, 3 dhjetor 1983.
27 Zëri i Kosovës, nr. 2, shtator 1982, f. 19.
28 Reuters në anglisht, 1624 GMt, 13 janar 1975.
29  Borba, 8 shkurt 1976, f. 7 dhe Radio Beogradi, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1110
GMt, 18 mars 1976.

30  shih intervistën me Franjo herljeviç, ministri Federal i Punëve të Brendshme, Tanjug,
shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1350 GMt, 12 maj 1981.
31 Boris susa, "showdown in the Underground," Danas, 15 qershor 1982, f. 84-88.
32 Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1350 GMt, 12 maj 1981.
33 Rilindja, 10 qershor 1981, f. 6-7.
34 Po aty, 24 tetor 1982, f. 10.
35 Tanjugshërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1421 GMt, 7 shkurt 1983.


36 Po aty.
37   ngjarjet  e pranverës 1981 janë njoftuar gjerësisht. shih  Pedro ramet,  "Problems of
albanian nationalism in Yugoslavia," Orbis, vëll. 25, nr 21 (verë 1981), f. 369-388;
Patrick F. r. artisien dhe r. a. howells, "Yugoslavia, albania and the kosovo riots,"
The World Today, vëll. 37, nr. 11 (nëntor 1981), f. 419-427; stevan k. Pavlowitch dhe elez
Biberaj, "the albanian Problem in Yugoslavia: two views," Conflict Studies (londër),
nr. 137/138 (1982) dhe Mark Baskin, "Crisis in kosovo," Problems of Communism, vëll.
XXXii, nr. 2 (mars-prill 1983), f. 61-74.

38 Rilindja, 25 prill 1981, f.4.
39  The Evening Standard (londër), 21 prill 1981 dhe Kurier (vjenë), 17 prill 1981, f. 5. sipas
senatorit të shBa-së, Jesse helms, nga karolina e veriut, ishin vrarë 1600 veta. shih
Congressional Record, vëll. 129, nr 79, 7 qershor 1983, f. s7816.
40  në një intervistë, një anëtar i Presidiumit të lkJ-së i mohonte njoftimet se ishin vrarë
qindra apo mijëra shqiptarë dhe këmbëngulte se "˜nëse kjo gjë kishte ndodhur në një
vend europian si Jugosllavia, do të ishte e pamundur të fshihej për një kohë të gjatë.'
shih Le Soir (Bruksel), 29 korrik 1981, f. 3.
41  Më 14 maj 1981, në një fshat afër Mitrovicës, u vranë katër policë dhe tre të tjerë u
plagosën, në momentin kur ata u përpoqën të kapnin një shqiptar "˜të arratisur', tahir
Mehaj, që me sa dukej nuk kishte pranuar t'i dorëzohej policisë serbe, duke mbrojtur
veten dhe familjen e tij. në një shkëmbim zjarri midis familjes Mehaj dhe forcave të
sigurimit, u vranë të dy, Mehaj dhe i ati i tij. Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-
kroatisht, 1629 GMt, 14 maj 1981.

sipas  burimeve kosovare të informacionit, në sulmin kundër shtëpisë ku mbrohej familja Mehaj morën pjesë njësitë e ushtrisë dhe u përdorën tanket. thuhet se u vranë dhjetëra njerëz. Pesë javë pas kësaj ngjarjeje, autoritetet njoftuan se u ngritën padi penale ndaj disa zyrtarëve shqiptarë të policisë vendase dhe fshatarëve, që thuhej se i kishin ardhur në ndihmë familjes Mehaj, gjatë përplasjes me armë me forcat e sigurimit. shih Reuter, 12 qershor 1981; UPI, 12 qershor 1981; Rilindja, 13 qershor 1981, f. 4 dhe Ilustrovna Politika (Beograd), 16 qershor 1981, f. 22. kosovarët me sa duket i vlerësonin Mehajt si "heronj kombëtarë" dhe qyteti i Mitrovicës i quajtur "Mitrovica e Titos" pas demonstratave quhej gjerësisht "Mitrovica e Tahirit," në nderim të Tahir Mehajt.
42 shih intervistën me stane dolanc, Vjesnik (Zagreb), 7 prill 1981, f. 1,4.
43  Jovan Cvijić, Osnove za geografiju i geologiju Makedonie i Stare Srbije (Beograd, 1919), dhe
Balkansko Poluostrvo i južno-slovenseke zemlje (Beograd, 1922); dhe Atanasije Urošević,
Kosovo (Beograd, 1965).

44 Radio Beogradi, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1400 GMt, 16 shkurt 1981; Tanjug, në anglisht, 1900 GMt, 17 shkurt 1982 dhe Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht,
1130 GMt, 8 mars 1982.
45 kurtesh saliu, "tito dhe autonomia," Përparimi, nr. 1, 1978, f. 53.
46  Fazlija, Autonomija e Kosovës e Metohisë në Jugosllavinë Socialiste, f. 38-39 dhe hajredin
hoxha,  "Procesi  i  vetëvendosjes  së  nacionalitetit  shqiptar  gjatë  revolucionit  dhe
ndertimit socialist," Kosova/Kosovo (Prishtinë), vëll. 2, 1973, f. 68-80.
47  Liria (organi i Grupit Marksist-leninist të kosovës), nr. 4-5, gusht 1981, f. 5-6. në një
transmetim të pashembullt pikëpamjesh në mbështetje të një republike shqiptare, radio
Beogradi intervistoi dy shqiptarë të dënuar politikë, në janar 1984. Bajrush Xhemajli, një
student nga Podujeva, i dënuar me 14 vjet burg, tha: "Besoj se duke e shpallur kosovën
republikë, vendi ynë nuk humbet asgjë nga integriteti i tij, sepse ne nuk sulmojmë apo nuk dëshirojmë të minojmë sistemin aktual....  ne [shqiptarët] nuk themi se ky është një sistem i keq apo ndonjë gjë të këtij lloji, por themi se dëshirojmë të jemi të barabartë [me grupet e tjera etnike] të Jugosllavisë." i dënuari tjetër, ramadan veliu, një ish- sekretar organizate partie, pohonte se "nga vetë fakti që ne po përpiqemi të krijojmë një republikë socialiste brenda rsFJ-së, e cila do të udhëhiqet nga vija ideologjike e lkJ-së, unë nuk shoh ndonjë tendencë që rrezikon sistemin politik dhe integritetin tonë territorial. t'i japësh kosovës statusin e republikës besoj se do të ishte një hap në drejtimin e konfirmimit vetadministrues të shoqërisë e madje edhe të forcimit më të madh të sistemit të vetadministrimit." Radio Beogradi, shërbimi i brendshëm në serbo- kroatisht, 0900 GMt, 8 janar 1984.
48 Zëri i Kosovës, nr. 1, qershor 1982, f. 2.
49 Po aty, nr. 2, shtator 1982, f. 19.
50 Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 0954 GMt, 10 mars 1984. sipas një reviste të Zagrebit, "pothuajse nuk ka një familje shqiptare që të mos ketë dikë në burg". shih "U potraži za dokazima povjerenja," Danas, 2 prill 1984, f. 23.
51  Politika, 9 mars 1982, f. 8 dhe 16 mars 1982, f. 8, si dhe Tanjug, shërbimi i brendshëm në
serbo-kroatisht, 1402 GMt, 3 prill 1982.
52  në Mitrovicë, për shembull, dr. Gani kajtazi, i cilësuar zyrtarisht si një komunist "i
shquar", aktiv, u përjashtua nga lkJ se i ati, me të cilin ishte ndarë që në moshën 6
vjeç, kishte marrë pjesë në demonstrata. shih Rilindja, 26 korrik 1981.
53 Po aty, 9 prill 1983, f. 6.
54 Po aty, 7 maj 1981, f. 1, 4.
55  në maj 1984, president i komitetit krahinor të lidhjes komuniste të kosovës u zgjodh një serb, svetislav dolasheviç, një post ky që më parë ishte mbajtur nga shqiptarët. edhe posti i Presidentit të këshillit ekzekutiv të kuvendi të kosovës u plotësua me një serb, nedjo Borkoviçin. Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1021 GMt, 5 maj
1984 dhe 0918 GMt, 15 maj 1984.
56 Rilindja, 9 tetor 1982, f. 4.
57   azem  vllasi, president i këshillit komunal të lk të Prishtinës, pohonte në prill të
vitit 1984 se në Universitetin e kosovës po bëhej një spastrim i ri i intelektualëve. ai
ankohej se një numër profesorësh nuk i kishin pranuar "vlerësimet e thella të lkJ-së
mbi ngjarjet kundërrevolucionare dhe kanë vendosur të distancohen, që do të thotë
të ushtrojnë një lloj rezistence pasive ndaj veprimeve të tanishme të lk-së."   këta
studiues, pohonte vllasi, nuk kishin pranuar të merrnin pjesë në aksionet që synonin
të demaskonin "thelbin e qëndrimeve ideologjike të lëvizjes irredentiste...  ata nuk
duan të mbajnë qëndrime kritike ndaj dështimeve, gabimeve, tendencave jo-marksiste
dhe jo-kritike në historinë e kosovës..."

58  shih elez Biberaj, "albanian-Yugoslav  relations  and the Question of kosovo," East
European Quarterly, vëll. Xvi, nr. 4 (janar 1983), f. 485-510.

59 Politika, 5 qershor 1983, f. 7.
60 dymbëdhjetë anëtarë të një grupi ilegal u arrestuan në mars 1984 me akuzat e vendosjes
së eksplozivave në Prishtinë. identitetet e tyre nuk u bënë të ditura "˜në interes të
hetimit'. Tanjug në anglisht, 1316 GMt, 28 mars 1984. Më parë, autoritetet njoftuan se
dy anëtarë të një grupi ilegal, nuri Berisha, një ish-student i drejtësisë, dhe rexhep
Mala, një ish-i dënuar politik, kishin vrarë veten që të mos binin në duart e forcave
të sigurimit. Radio Beogradi, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1840 GMt, 12 janar
1984. Zëri i Kosovës (nr. 1, shkurt 1984, f. 4) akuzonte se forcat e sigurimit kishin
përdorur gaz lotsjellës kundër Berishës dhe Malës, që po mbroheshin në një bodrum
dhe pastaj "ishin vrarë."
61 Cituar në Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1123 GMt, 20 tetor 1982.

ELEZ BIBERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUJTESA ËSHTË THEMELI I LIRISËLëveret e murtajës së kuqe që kanë dalë tani në 2014 tregojnë se nuk është bërë dekomunistizimi i ShqipërisëNga KOLEC TRABOINI (11.19.2014)
SHTYHET PËR VITIN 2015 CEREMONIA E RIVARRIMIT TË ISA BOLETINIT (11.18.2014)
HOTI E GRUDA, MË 14 NËNTOR 1918, I KËRKUAN KONFERENCËS SË PAQES NË PARIS T’IU GARANTOJË BASHKIM ME SHQIPËRINËNga RAMIZ LUSHAJ (11.18.2014)
'DOKTOR FLORI' PËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT MES LOTËVE, DUATROKITJEVE DHE MUZIKËS SË TIJ (11.18.2014)
NDESHJA ME ITALINË - KROATËT TIFO ME FLAMUR SHQIPTAR (11.18.2014)
MARY EDITH DURHAM - NJË ZONJË E MADHE PËR SHQIPËRINËNga KASTRIOT FRASHËRI (11.18.2014)
LETER BLLOKUTNga AGIM GASHI (11.18.2014)
1989 - REVOLUCIONI I KADIFENJTË, SLLOVAKIA DHE ÇEKIA FESTOJNË (11.17.2014)
RUSIA STËRVITET NË SERBI PËR TË ZBARKUAR NË BALLKANNga PETRIT HALITI (11.17.2014)
GJENOVA, SOLIDARITETI I SHQIPTAREVE PER PERMBYTJETNISMA, TE ARDHURAT NGA MIQESORJA ITALI – SHQIPERI SHKOJNE PER RIPARIMIN E DEMEVENDIHMA E SHQIPTAREVE TE GJENOVËS (11.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]