VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PABESIA POLITIKE E ISA MUSTAFËS E PËRÇAU KOALICIONIN
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Enjte, 11.20.2014, 08:25am (GMT1)



Çdo gjë edhe vet jeta  e ka fillimin por detyrimisht edhe mbarimin, asgje nuk ka mundësi të shkojë në pafundësi. Edhe lojës politike pas zgjedhjeve të jashtëzakonashme nacionale ne Kosovë , si duket po iu  vjen fundi. Sigurisht që kjo lojë do të kishte zgjatur më shumë po mos të ishte ambasadorja amarikane ne Kosovë, Jakobson, e cila koalicionit dhe PDK-së iu tha haptazi së e kan dhi punën . Kjo deklaratë e ambasdorës  ndikoi që loja shumë e dëmshme në kurriz të vendit  të përfundon  pas 6 muajve. Gjatë këtyre ditëve pamë dhe dëgjuam gjithëfare deklaratave politike si nga ana e VLAN-it , po ashtu edhe nga partia ne pushtet.  Thaqi me faktorin kohë arriti që  ti krijon favore vetit  karshi VLANI-it .  Përqarja e VLAN-it është ditur së do të ndodhë, së ky koalicion nuk ka qenë I natyrshem , nuk I ka paraqitur interesat e elektoratit. Koalicioni kur u formua për kryeminister e nominoi kryetarin e AAK së, Ramush Haradinaj.Por, me kalimin e kohës dukej qartazi së koalicioni do të përqahet për shkak së shumë kush mbrenda strukturave të bllokut opozitar nuk është pajtuar për një koalicion të tillë. Isa Mustafa dhe përgjithësisht blloku ishin dashur ti përmbahen  megjithate  marrveshjës së nënshkruar  në fillim.  LDK-ja e ndryshoj mendimin duke nominuar Isa Mustafën për kryeminIsiter, dhe  e gjithë kjo bie ndesh me marrveshjën paraprake.  Kjo lojë jo parimore  e kreut  të LDK-së, po i shkon përshtati PDK-së, e cila sipas të gjtha gjasave përpos kryeparlamentarit do ta synoje edhe postin e kryeministrit. Ka qenë dhe është iluzion i VLAN-it  mendimi se Thaqi për postin e kryeparlamentarit do të tregohet aq naiv  e ta lëshon postin e kryeministrit për të cilin post po bëhët e gjithë kjo luftë politike që nga data 8 qershor. Isa Mustafa me lojën prej komunisti të rryer e futi VLAN-in dhe vendin në një pozitë shumë të demshme politike. Këto dëme janë të pa riparushme për një shtet të vogël  siq është Kosova.  Thaqi nuk e pati vështire me heshtjen e tij gjatë gjithë kësaj kohe ta kthej situatën politike në favor të vetin . Dhe, gjithmonë vlen aksioma përqajë e sundo. Tash Thaqi prete me te drejte se cili subjekt politike do ti ofrohet per koalicion. Kjo e ngjanë thënjës popullore "˜ vjen capi te kasapi'.  Isa Mustafa dhe servilet  rreth tij duhet të reflektojne krejt me ndryshe , duke ua lëshuar radhën të tjerëve, të cilët janë në linjën politike të themeluesit të LDK-së dhe presidenitit historik   të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Isa Mustafa deri me tash veq ka numeruar të rëna  nen brez, dhe nese futet në koalicion me PDK-në  do ta fundos përfundimisht LDK-në si partinë dikur më të fuqishme në Kosovë .Edhe kështu si ka mbetur ndonjë alternativë e hajrit.  Vet i humbi zgjedhjet kur ishte disponimi   që ato të fitohen. Dhe,  tash sigurisht  nuk do të ballafaqoheshim me të gjitha këto probleme politike. E humbi edhe Prishtinën e deklaronte si diletant politik së do ta fiton më duar në gjepa. Si parti e dytë hoqi dorë nga pozita e kryeminisrit   qysh ne fillim . Isa Mustafa prapë po sillet sikur dëshiron me e pyet elektoratin për veprimet e metutjeshme. Kjo është loja tjeter e radhës , kur dihet se ky kurrë nuk  bëri reforma përmbajtësore mbrenda LDK-së, veq reforma kozmetike.Kjo eshte fotografia e zymte e LDK-së së Isa Mustafës me kompani . Ky  bashkë me  servilet  e  tij duhet të hiqen sa më parë nga elektorati, për tia kthyer reputacionin e humbur LDK-së.Frikacakët, të pabeset, të padinjitetshmit, të pa dijshmit dhe të pa moralet politik nuk e kanë as Dynjanë dhe as Ahiretin. Këtë lojë për poste e pushtet absolut kurrë nuk do tua falë populli i Kosovës kësaj kaste politike...   

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.