VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFRIMI I LDK-së ME PDK-në VËREHEJ MOTI, PRITEJ PËRFSHIRJA NDËRKOMBËTARE PËR ZYRTARIZIM

E Enjte, 11.20.2014, 08:53am (GMT1)



Nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa Remi, që ka qenë i vetmi që vazhdimisht ka kërkuar që partia e tij të bëjë koalicion me LDK-në, ka thënë se kjo gjë ishte punë e kryer tash një kohë.

"Marrëveshja PDK-LDK nuk është diçka e re, sepse ka kohë që ky ka qenë përcaktimi i udhëheqësve të LDK-së", ka thënë Remi në një bisedë për "Interaktiv" të KTV-së, pak kohë pas zyrtarizimit të marrëveshjes mes këtyre dy partive, në një takim tek Presidentja, ku prezente ka qenë edhe ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson.

Sipas Remit, vetëm është dashur që të pritet një intervenim ndërkombëtar që kjo gjë të bëhet publike. Remi e ka quajtur të nevojshëm një koalicion të madh, e që sipas tij është edhe cilësor PDK-LDK, që do të angazhohej për rend, ligj, edukim e zhvillim.

Ndërkohë, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, e kishte vërejtur afrimin e parterit të saj në Bllokun opozitar me PDK-në e Thaçit.

"Pas zhvillimeve në muajin e fundit kjo ishte e pritshme. Na vjen keq për prishjen e bllokut. AAK vazhdon me subjektivitetin e vet dhe me këmbënguljen për ndërtim të një vendi demokratik, të lirë prej korrupsionit dhe krimit te organizuar!", thuhet në komunikatën e AAK-së.

I tradhtuar nga Mustafa ndjehet edhe Jakup Krasniqi i Nismas për Kosovën.

Vetëvendosje nuk është deklaruar fare për koalicionin PDK-LDK.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.