E Enjte, 03.28.2024, 09:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
1 VIT NGA VDEKJA E SOKOL OLLDASHIT - NEW24 JEP PAMJE DHE DËSHMI TË REJA NGA NGJARJA

E Enjte, 11.20.2014, 12:23pm (GMT+1)



TIRANE - Sot, plot një vit nga vdekja e deputetit të partisë Demokratike Sokol Olldashi, i cili humbi jetën gjatë një udhëtimi automobilistik nga Elbasani në drejtim të Tiranës. News24 sjell fakte të reja nga ngjarja, pamje filmike, dëshmi dhe dokumenta të papublikuara të cilat janë administruar nga organ i Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.

Polemikat rreth shkakut të vdekjes të cila shoqëruan opinionin publik pas ngjarjes, u mbyllën zyrtarisht pas vendimit për pushimin e procedimin penal nga prokuroria me datë 10.09.2014, që pas 10 muajsh hetime përcaktoi si shkak të vdekjes shokun e rëndë traumatiko hemorragjik që ka ardhur nga trauma automobilistike.

Por çfarë ndodhi mbrëmjen e të mërkurës së 20 nëntorit të vitit 2013 ?

Me kë ishte në automjet deputeti Olldashi në momentin e aksidentit?

Cili kishte qenë itinerari ditor i deputetit deri në momentin e daljes së automjetit nga rruga nacionale Elbasan-Tiranë, në zonën e qafë Krrabës.

Çfarë nuk funksionoi si duhet në mjetin benz S550, një mjet i konsideruar si më të vlerësuarit sa i përket aspektit të sigurisë.

Në çrrethana u mor vesh ngjarja dhe kush e njoftoi policinë për të mbërritur në vendgjarje?

Çfarë është lënë pa thënë për shkak të etikës morale dhe imazhit të deputeti Olldashi, gjë për të cilën u kujdesën me mirëkuptim dhe nuk i dhanë jehonë, të gjitha palët, politika, të afërmit si dhe institucionet ligjzbatuese, aspekte këto të cilat nuk cënuan në asnjë moment hetimin për shkakun dhe rrethanat e ngjarjes.


Të gjitha këtyre pyetjeve do përpiqemi t'i japim përgjigje në materialin e zgjeruar në 1 vjetorin e vdekjes tragjike të deputetit Olldashi, babai i dy fëmijëve.

1.PAMJET FILMIKE
Pamjet filmike të regjistruara nga kamerat në tunelin e Krrabës, me sens lëvizje Elbasan-Tiranë kanë fiksuar automjetin tip Benz model S 550 4 matic me targë AA 003 HN me ngjyrë të zezë në të cilën udhëtonte deputeti Olldashi teksa ka hyrë në tunel në orën 21:08:56 sekonda të mbrëmjes dhe ka dalë nga tuneli rreth orës 21:10:50 sekonda.

Para mjetit që drejtonte Olldashi gjatë gjithë kohë ka qenë në një distancë 7-8 sekonda një automjet tjetër tip mini furgon ngjyrë blu e errët.

Sipas ekspertëve në të gjithë dinamikën e lëvizjes së mjetit dallohet qartësisht shpejtësia konstante e mjetit në të gjithë segmentin rrugor brenda tunelit, por në dalje të tunelit nga ajo që konstatohet distanca mes dy mjeteve ngushtohet në tre sekonda.

Në dy kamerat e jashtme të tunelit vihet re shiu i dendur që binte mbrëmjen e 20 nëntorit në segmentin rrugor Qafë Krrabë Tiranë.

Sipas prokurorëve, mendohet se humbja e kontrollit dhe dalja e mjetit nga rruga ka ndodhur rreth orës 21:14 -15 minuta

Nga 21 kamerat e sigurisë së tunelit të sekuestruara e vetmja që ka arritur ta kapë automjetin në pozicion ballor është kamera IFC TNL 001, por për shkak të dritave të automjetit si dhe errësisë së xhamave nuk arrihet të dallohen detaje të dy sediljeve të para.

SPECIALE E NEWS24 MBI NGJARJEN TRAGJIKE QE I MORI JETEN OLLDASHIT


2.ITINERARI DERI TEK AKSIDENTI

Sokol Olldashi po kthehej nga Qytetit i Elbasanit, ku në dosjen e prokurorisë nuk përcaktohet se me sa persona dhe në cilin vend ndodhej para aksidentit, por që miqtë dhe të afërmit janë në dijeni.

Sipas ekspertëve ka rezultuar se segmenti rrugor "Tuneli i Krrabës Lapidari i Krrabës", në kthesën pranë Xhamisë së fshatit Mushqeta. Rruga në këtë segment ka qenë e asfaltuar, në gjendje të rregullt, pa vijëzime horizontale, me gjerësi 7 m, ka bankine në anën lindore me gjerësi 2-2.5 m, dhe nga ana perëndimore ka qenë kanali kullues i ujrave. Rruga në këtë pjesë ka pasur një pjerrësi 2-5%, planimetria e rrugës ka qenë një kthesë me tendencë majtas sipas lëvizjes së mjetit me kend 90. Kthesa nuk kishte gardreil (Gardh mbrojtes metali)

3.DËSHMITARËT E PYETUR

Në lidhje me këtë ngjarje janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasit Hysni Lami, Eduart Çumani, Kadri Kullolli të tre punonjës policie, Igli Cara, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Bledar Begolli, Murat Bala, mjeku i urgjencës së Tiranës, Haki Sallufi dhe Lorenc Sallufi, banor të fshatit Mushqeta të cilët kanë dhënë deklarime për rrethana të ngjarjes.

Por, dëshmitë më të rëndësishme rreth ngjarjes janë cilësuar ato të Shoferit të Olldashit, shtetasi Bledar Begolli si dhe dëshmia e deputetit Igli Cara, që ka qenë i pari person që ka lajmëruar për aksidentin.

Deshmia e Bledar Begollit
Në datën 20. 11. 2013 unë kisha lënë takim më parë më Sokolin që do takoheshim në darkë, në zyrën e tij të ndodhur në adresën rruga Ismail Qemali, pranë Radio Televizionit, në katin e tretë të një pallati të ri. Une kam vajtur atje dhe rreth orës 21:00 më ka telefonuar vetë Sokoli dhe më thotë të dilja të prisja deputetin Igli Cara.

Më pas duke zbritur poshtë për të vajtur tek Igli, më ka telefonuar përsëri Sokoli dhe më pyeti nëse erdhën cunat dhe une i them Po. Ai më thotë se "për 10 minuta erdha, ndodhej pranë kafe 'Kiu'", që unë e di ku ndodhet.

E kam sqaruar duke i thënë se Igli po hante diçka tek lokali dhe nga ana tjetër kam dëgjuar një si zhurmë dhe nuk po përgjigjej njeri, une kam vazhduar "˜Alo, alo' dhe me telefon në vesh pa e shkëputur telefonatën, kam hyrë në lokal, kam marrë Iglin për krahu duke i thënë se 'hajde se duhet ti ketë ndodhur diçka Sokolit se nuk flet në telefon'. Igli ka marrë makinën e tij tip veture marka mercedes benz me ngjyre gri, me targa të reja numrat 009. I kam thënë për t`u nisur për në drejtim të kafe 'KIU'.

Ai nuk e dinte mirë rrugën dhe po e orientoja ndërkohë telefonin e mbaja hapur. Nisur nga fakti që telefonin e kisha të zënë, i kam thënë Iglit të telefononte policinë dhe t`u tregonte se për ku ishim nisur. Binte shi si litar. Igli i ka telefonuar policisë duke i dhënë sqarime se ku po shkonim.

Kemi arritur diku, pa vajtur në një karburat. Kam vënë re në anë të rrugës një makinë. Kemi ndaluar dhe kam parë në rrugë një mjet të prishur. Më pas jemi nisur përsëri në drejtim të kafe KIU dhe kemi kaluar lapidarin e Krrabës. Igli po ecte normal dhe në krahun e majtë kam parë dritat e një makine. I kam thënë Iglit të ndalonte makinën, ai ka hapur krahun në krahun e majtë të rrugës në një shesh. Dhe kur kam zbritur kam vënë re një mjet në një rrugë të pashtruar, rreth 30 m larg nga aty ku Igli parkoi makinën dhe në distancë duke u afruar drejt tij kam konstatuar se ishte mjeti i Sokolit, që ne përdornim, kam parë edhe targën AA003HN, kam vënë re se mjeti ishte i përmbysur me rrotat lart. Jam afruar pranë makinës, kam hapur derën e pasme, të krahut të shoferit, kam ndezur dritën e telefonit, kam parë një xhup dhe nuk kam parë gjë tjetër. I kam thënë Iglit që ndodhej pas meje se ka mundësi që duhet ta ketë nxjerrë makina dhe vetë kam dalë nga pas makinës duke parë përreth, kam parë poshtë dhe nuk vura re. Mendova të ngjitem lart në skarpatën me shkurre, ndërkohë Iglit i binte telefoni dhe ai ka dalë në rrugë për të pritur shërbimet e policisë. Unë pas tij me qëllim që të ngjitesha në vendin ku kishte rënë fillimisht makina, për të parë për trupin. Kam qenë në mes të distancës nga makina e përmbysur deri tek rruga kryesore, aty ku edhe kishte parkuar makinën Igli dhe kam parë që ka ardhur një automjet policie, kanë zbritur nga makina dy punonjës policie. Ata janë takuar me Iglin dhe më pas edhe me mua, që isha pak më poshtë. Të katërt kemi vajtur përsëri tek makina, dhe mund të kem hapur derën e parë të krahut të shoferit dhe me dritat e telefonit kemi pare brenda edhe një nga punonjësit e policisë më thotë se trupi ndodhej aty, dhe vetë kam parë këmbë njeriu nga gjunjët e poshtë, mbante veshur pantallona. Më pas jemi munduar të shohim më në brendësi pa prekur gjë, dhe kam dëgjuar një zhurmë si trokitje dhe vura re se ishte zhurmë boksi i kasetofonit që ishte i ndezur.


Nga tabulatet telefonike ardhur me shkresën Nr. Nr.2357 datë 18.08.2014, rezulton se deklarimet e bëra nga shtetasi Bledar Begolli përputhen plotësisht me qelizat e vendndodhjes së tij në momentin e ndodhjes së ngjarjes.

Në dëshminë e tij Igli Cara rrëfen se në momentet para ka njoftuar në numrin 129 të policisë për aksidentin rrugor në dalje të tuneli të Krrabës por pa i treguar se kush ndodhej në makinë.

Deshmia e Igli Cara (deputet)
Pas rreth dhjetë minutash Bledi vjen tek tavolina jonë i tronditur dhe pyet se kush prej nesh, bëhet fjalë unë dhe Eduarti, ishte me makinë. Makinën e kisha unë dhe ai më thotë se do të lëvizim të dy bashkë. Eduarti qëndroi në lokal dhe duhet të ketë bërë pagesën. Së bashke me Bledin jemi nisur me makinën time tip veturë marka mercedes benz tip veturë me targa AA009GF, ngjyrë gri metalizato, dhe më thotë të niseshim në drejtim të tunelit të Krrabës. Unë isha në drejtim të mjetit dhe Bledi ishte ulur në sediljen e parë të pasagjerit, dhe më thotë se duhej lajmëruar policia në murin 129. Unë kam telefonuar policinë në numrin 129, i jam prezantuar Igli Cara, dhe i kam thënë se në vendin e quajtur në dalje të tunelit të Krrabës për në Tiranë, pranë lokalit të quajtur Kafja e Rremës, ka ndodhur një aksident rrugor. Nuk i kam treguar se kush ndodhej në makinë. Pas rreth 10 -15 minutash ku ne pothuajse arritëm pranë zonës ku mendohej se kishte rënë mjeti, më kanë telefonuar nga ana e policies për të kërkuar të dhëna të sakta në lidhje me njoftimin që kisha bërë.

Unë i kam thënë se po arrij në vend, por duhet të afrohen edhe shërbimet e policisë. Po në këtë telefonatë i kam sqaruar se kisha kaluar Lapidarin e Krrabës, rreth 100-200m, dhe ishim duke ecur avash. Bledi më ka thënë të ndaloja në këtë zonë. Unë kam ndaluar mjetin dhe në këtë kohë Bledi ka parë dritat e emergjencës së një makine, bëhet fjalë për bllokazhin që ndizen dhe fiken me sistem RL. Në këto momente unë kam hapur krahun në krahun e majtë të rrugës, ishte një vend si shesh pushimi, aty ishte edhe një rrotë e madhe kamionesh. Bledi ka zbritur menjëherë edhe unë pas tij. Makinën e kam lënë me frexha të ndezura.

Dua të sqaroj se gjatë gjithë kohës më ka orientuar Bledi pasi unë nuk e dija këtë rrugë. Më kanë telefonuar përsëri nga ana e policisë dhe i kam thënë se ju do të shihni një makinë me frexha të ndezura ne cep të rrugës në krahun e majtë. Binte shi, Bledi ishte nisur para meje drejt makinës dhe unë pas tij. Gjatë kohës që po shkonim për tek makina më ka rënë përsëri telefoni dhe unë i kam thënë se jemi tek makina e aksidentuar. Bledi ka arritur para meje tek makina, ka hapur derën e pasme të krahut të majtë tonin kur po shkonim drejt makinës. Kam dëgjuar nga ai të thoshtë se nuk shikonte gjë brenda në makinë dhe mos e kishte nxjerrë jashtë baxho e makinës, sipas tij makina kishte qenë me dritare lart. Ai ka dalë nga pas makinës, nga ana e poshtme e saj dhe ka kontrolluar tek shkurret që ishin në krahun e djathtë tonin. Telefonuesit më thanë se nuk po ju shohim dhe unë i kam thënë se po dal tek rruga dhe kam dalë në rrugë. Dhe makinën e policisë e kam vënë re dhe i kam dalë përballë. Kam për të sqaruar se nga vendi ku unë parkova makinën deri tek makina e aksidentuar rruga ishte me zbritje, jo e asfaltuar. Distanca mund të ishte rreth 30 m. Ndaluan makinën e policisë, kanë zbritur që aty dy punonjës të policisë së shtetit me uniformë, dhe unë i kam sqaruar se ku ndodhej makina e aksidentuar, dhe i kam thënë se ky mjet është i Sokol Olldashit dhe ai ka qenë në makinë.


MAKINA E NJË TJETËR SHTETASI

Një detaji i cili zbulohet për herë të parë është dhe pronësia e mjetit. Sipas të dhënave në dosjen hetimore rezulton se automjeti tip Benz me targë AA 003 HN me ngjyrë të zezë është në pronësi të shtetasit Kujtim Riza Sulaj me origjinë nga Mamurrasi dhe me banim në Tiranë i cili mjetin ia kishte lënë në përdorim deputetit Olldashi.

Me datën 23 dhjetor 2013 Prokuroria e Tiranës në mbështjetje të nenit 217 dhe 218 të kodit penal i ka kthyer automjetin tip benz pronarit të saj, shtetasit Kujtim Sulaj.

SENDET E SEKUESTRUARA NE MJET
Në automjetin e Sokol Olldashit janë sekuestruar sende si provë materiale, (mungesa e portofolit).

Rezulton se në mjet nuk është gjetur portofoli, i cili dyshohet të jetë vjedhur në vendgjarje.

SHKAKU I AKSIDENTIT

Shkaku determinant teknik i ndodhjes së aksidentit janë shkeljet e kryera nga drejtuesi i autoveturës dhe konkretisht: 1.Neni 139 K.Rrugor, "Shpejtësia"-

Veçanërisht drejtuesi mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë në pjesët e rrugës me fushëpamje të kufizuar, në kthesa, në pjerrësi të forta, në kalime të ngushta ose të rënduara, në orët e natës, në rastet e fushëpamjes së pamjaftueshme për shkak të kushteve atmosferike ose për shkaqe të tjera,

2.Neni 144 K.Rrugor,"Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor",- Përdoruesi i rrugës është i detyruar të sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor
3.Neni 170 K.Rrugor,"Përdorimi i rripave të sigurimit dhe sistemeve të fiksimit" - Drejtuesi i mjetit,të prodhuara nga janari 1978, janë të detyruar të vendosin rripat e sigurisë në çdo lloj lëvizjeje me mjet.

MOMENTI I RËNIE SË MJETIT

Gjatë kqyrjes se automjetit është konstatuar se të katër gomat kanë qenë të fryra në gjendje të rregullt, me disqe alumini të prera me tendencë majtas. Është provuar,kqyrur e kontrolluar, sistemi i drejtimit në të gjithë komponentët përbërës të tij, dhe është konstauar se ka qenë në gjendje të rregullt. Janë lëvizur edhe gomat e pasme të mjetit dhe pas rrotullimit është konstatuar se ato xhironin në drejtim të kundërt me njëra tjetrën, veprim që tregon se kutia e shpejtësisë së këtij mjeti ka qene e aktivizuar.

Është konstatuar se sistemi i ndriçimit ka qenë i ndezur, dritat SOS me R-L, kanë qenë të ndezura, automjeti ka timonin në krahun e majtë. Sistemi i airbag-eve horizontale ka qenë i hapur, janë konstatuar të dalë airbag-ët, ndërsa airbag-u i timonit është konstatuar i pahapur.

Përtej çdo dyshimi të arsyeshëm e argumentuar kjo me prova, fakte dhe ekspertizat e zhvilluara, prokuroria e Tiranës është tërësisht e bindur se ngjarja e 20 nentorit 2013 është vetëm aksident automobilistik.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPNIA PRAP NË RRJETEN E MARIMANGËS NËN DREJTIMIN E INJORANCËS...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (11.20.2014)
AFRIMI I LDK-së ME PDK-në VËREHEJ MOTI, PRITEJ PËRFSHIRJA NDËRKOMBËTARE PËR ZYRTARIZIM (11.20.2014)
PABESIA POLITIKE E ISA MUSTAFËS E PËRÇAU KOALICIONINVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.20.2014)
KONFLIKTI NË KOSOVËBotuar për herë të parë në Survey (Londër), vëll. 28, nr. 3 (vjeshtë 1984), f. 39-57Nga ELEZ BIBERAJ (11.19.2014)
KUJTESA ËSHTË THEMELI I LIRISËLëveret e murtajës së kuqe që kanë dalë tani në 2014 tregojnë se nuk është bërë dekomunistizimi i ShqipërisëNga KOLEC TRABOINI (11.19.2014)
SHTYHET PËR VITIN 2015 CEREMONIA E RIVARRIMIT TË ISA BOLETINIT (11.18.2014)
HOTI E GRUDA, MË 14 NËNTOR 1918, I KËRKUAN KONFERENCËS SË PAQES NË PARIS T’IU GARANTOJË BASHKIM ME SHQIPËRINËNga RAMIZ LUSHAJ (11.18.2014)
'DOKTOR FLORI' PËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT MES LOTËVE, DUATROKITJEVE DHE MUZIKËS SË TIJ (11.18.2014)
NDESHJA ME ITALINË - KROATËT TIFO ME FLAMUR SHQIPTAR (11.18.2014)
MARY EDITH DURHAM - NJË ZONJË E MADHE PËR SHQIPËRINËNga KASTRIOT FRASHËRI (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]