E Premte, 03.29.2024, 06:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LETËR E HAPUR PËR MICHEL PLATININË
Nga STEFANO TACCONI

E Enjte, 11.20.2014, 07:07pm (GMT+1)


I dashur Michel,
Unë Stefano Tacconi po të shkruaj këtë letër miku im, si Ambasador i Paqes i Qendrës së Paqes mes Popujve të Asizit (qytet simbol në rajonin e Umbrias, duke përfituar nga rasti i ndeshjes miqësore Itali-Shqipëri, ku isha i ftuar si testimonial i një inisiative solidariteti në favor të popullit të Genova-s. Gjatë kësaj inisiative pata rastin të konstatoj personalisht sesi populli shqiptar i'u bashkua me një entuziazëm dhe bujari të jashtëzakonshme nismës së ndërmarrë nga mikja ime e dashur, Keda Kaceli, dhe pashë sesi sërish futbolli mundet të jetë promovues solidariteti dhe përcues mesazhesh plot shpresë.

Shumë vite kanë kaluar nga koha kur unë e ti kryesonim me skuadren tone, garat sportive kudo ne bote dhe shume gjera kane ndryshuar qe kur ne fushe dhe ne dhomat e zhveshjes, i thonim njeri tjetrit se ishim me te miret dhe ne per nje kohe shume te gjate, vertet qeme me te miret. Dhe jam i sigurt se shpirti jone sportiv dhe ndjenjat fisnike e ndershmeria qe na udhehiqnin gjate cdo ndeshje, nuk kane ndryshuar. Me kujtohet mire kur i thonim me njeri tjetrin se duhej te ishte gjithmone "fusha e blerte" ajo qe duhej te ipte pergjigjet kundrejt te gjithe atyre qe na provokonin me insinuata dashakeqe, mbi fitoret tona te shumta, dhe sic e dijme mire, fusha jone ato pergjigje i dha per nje kohe shume te gjate e te paharruar, si gjate ashtu dhe tani pas karrieres kur ishim kampionet e futbollit: une si nje nder lojtaret me me shume tituj ne bote, e ti qe mban sot detyren e larte te Presidentit te UEFA-s, une gjithnje e me shpesh si Team Coach sportiv por mbi te gjitha si Ambasador i Paqes dhe Solidaritetit ne bote ndersa ti si gjyqtar i paanshem pikerisht i asaj fushe ku dikur une e ti ishim protagoniste, sebashku. Pikerisht ne emer te miqesise se vecante qe ende na lidh - i dashur miku im i vjeter, shok i mijera betejave - te shkruaj per te thene se e ndoqa me trishtim te madh ndjeshjen Serbi - Shqiperi qe u zhvillua ne Beograd me 14 tetor, dhe po si shume te dashuruar pas futbollit sic jemi ne, shoke te topit, nuk mund te mos vereja se si nje spektakel i mrekullueshem si i joni, i lindur me idene qe te bashkoje popujt, ndonjehere i ndan. Nuk flas per ato gjera qe ndodhen gjate atij takimi dhe qe gjithkush i pa, pasi secili i komenton dhe i interpreton sipas deshires, por flas duke menduar per gjithe ato miliona qytetare serbe dhe shqiptare, te cilet me bindjen dhe deshiren per te pare nje ndeshje futbolli, pane nje spektakel te shemtuar ngado qe ta kapesh. Sporti nuk eshte dhune: eshte paqe dhe miqesi! Une besoj, i dashur Michel, qe pjesa me e madhe e njerezve te mire, ka te drejte te te kerkoje qe ajo ndeshje fatkeqe te riperseritet, madje dhe me dyer te mbyllura. Sic te thashe nuk i futem ceshtjes per si rrodhen ngjarjet as per pergjegjesite inviduale apo kolektive te ketij apo atij qe ushtroi ate dhune te turpshme, por mendoj se bota e futbollit duhet t'i jape nje mesazh te forte e te qarte atyre qe mendojne se mund t'a shemtojne e shfuqizojne. Kjo per te thene sa me fort e qarte qe sporti - ai i verteti ai qe behet me kembe dhe zemer dhe jo me grushta e gura - ne fund, fiton gjithmone dhe nuk mund te jete kurre pre e instrumentalizimit per arsye politike, etnike apo fetare. Besoj se te njoh aq mire sa te mos gabohem me bindjen se nuk do e humbasesh rastin per te na treguar te gjitheve edhe nje here se sporti nuk eshte vec ekonomi, biznes dhe politike. Le ta perserisim pra ate ndeshje qe duhet harruar dhe qoft kjo, festa e futbollit. Qofte me ne fund ky rasti ku familjet e dy vendeve te gezojne per aksionet e skuadrave te tyre. Qofte nje rast per t'u njohur, per te dhene mesazhe paqeje dhe pajtimi, perndryshe nga ajo dite do mbetet pergjithmone vec inati dhe mllefi i paleve, dhe hidherimi i tifozeve, ndersa, ne qe besojme ne vlerat e sportit do kemi humbur rastin per t'a bere futbollin lajmetar te paqes te vlerave te ndershmerise dhe te miqesise.

P.S. Mos harro se me ke borxh dy ndere mik i dashur: se pari fitoret e shumta qe kemi korrur se bashku dhe se dyti cigaret e panumerta qe me kerkoje gjate kohes se kaluar bashke ne futbollin italian, te kujtohet? Ja pra ky eshte rast i mire per te dale barazim dhe per t'i keshilluar njeri-tjetrit qe te mos pijme me duhan.

Te perqafoj vellazerisht.
Genova 18 nentor 2014
STEFANO TACCONI
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE NA TRADHTUAT?Poemë nga AGIM GASHI (11.20.2014)
1 VIT NGA VDEKJA E SOKOL OLLDASHIT - NEW24 JEP PAMJE DHE DËSHMI TË REJA NGA NGJARJA (11.20.2014)
SHQIPNIA PRAP NË RRJETEN E MARIMANGËS NËN DREJTIMIN E INJORANCËS...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (11.20.2014)
AFRIMI I LDK-së ME PDK-në VËREHEJ MOTI, PRITEJ PËRFSHIRJA NDËRKOMBËTARE PËR ZYRTARIZIM (11.20.2014)
PABESIA POLITIKE E ISA MUSTAFËS E PËRÇAU KOALICIONINVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.20.2014)
KONFLIKTI NË KOSOVËBotuar për herë të parë në Survey (Londër), vëll. 28, nr. 3 (vjeshtë 1984), f. 39-57Nga ELEZ BIBERAJ (11.19.2014)
KUJTESA ËSHTË THEMELI I LIRISËLëveret e murtajës së kuqe që kanë dalë tani në 2014 tregojnë se nuk është bërë dekomunistizimi i ShqipërisëNga KOLEC TRABOINI (11.19.2014)
SHTYHET PËR VITIN 2015 CEREMONIA E RIVARRIMIT TË ISA BOLETINIT (11.18.2014)
HOTI E GRUDA, MË 14 NËNTOR 1918, I KËRKUAN KONFERENCËS SË PAQES NË PARIS T’IU GARANTOJË BASHKIM ME SHQIPËRINËNga RAMIZ LUSHAJ (11.18.2014)
'DOKTOR FLORI' PËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT MES LOTËVE, DUATROKITJEVE DHE MUZIKËS SË TIJ (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]