VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TY RUGOVIST, SHPIRTIT, MENDJES DHE ARSYES SË KOMBIT
Reagim nga SAIM TAHIRAJ, anëtar i ditëve të para i LDK-së si dhe ushtar i komandantit Sali Çekaj

E Premte, 11.21.2014, 09:26pm (GMT1)





Të nderuar dhe shumë të respektuar Rugovistë - anëtarë të LDK-së sonë,

Pasiqë maskat u çjerrën dhe soji me sojin e vet u bënë bashkë, neve si anëtarë të devotshëm të partisë na goditi si thikë në zemër ky veprim jo vetëm dyfytyrësh por tradhtar.

E di që veprimet e shumëfytyrshme të Isa Mustafes dhe klanit të tij, që nga zgjedhjet e Qershorit e gjer më sot, e sidomos me vendimin e fundit për kurorëzimin martesor me kupolen të gjitha krimeve, ju kanë zhgënjyer dhe lënduar shumë, andaj nga ky zhgënjim i madh në shenjë revolte po ndëgjojmë që ka largime nga LDK-ja, madje edhe grisje të librezës së LDK-së. Unë e kuptoj shumë mirë zhgënjimin e madh dhe revolten tuaj të drejtë, sepse tradhtia me plumbin e saj helmues të godet mu në zemër. Mirëpo as librezat e tuaja, as edhe shtëpija jon e shenjtë nuk e meriton një gjest të tillë, duke treguar shenjën e revoltës ndaj atyre të cilët na tradhtuan në emër të partisë së cilës nuk i takuan kurrë, dhe hapi i juaj sikur u jep jetë atyre dhe tradhtisë së tyre.

Unë e kuptoj zhgënjimin tuaj të drejtë, po, përkundër kësaj tradhtie të cilën nuk e keni pritur nga ai të cilin vetë e kemi votuar dhe përkrahur për të parin e partisë sonë, librezat dhe partia janë të atyre të cilët i qëndruan dhe i qëndrojnë besnik asaj, andaj ato ju duhet i mbani për vete, duke punuar pa u ndalur për interesat e partisë, dhe duke vepruar dhe marrë hapa të formave tjera për largimin e tradhtarëve nga partia jonë.

Ne i përkrahëm ata me qëllimin më të sinqertë që partia jonë LDK-ja të fuqizohet dhe të ecë përpara dhe kështu në zgjedhjet e Qershorit të dali e para. Ne ju drejtuam atyre sa e sa herë për unitet dhe bashkëveprim të cilin nuk e pranuan, duke eliminuar figura shumë të rëndësishme dhe autoritative që me autoritetin e tyre do i sjellnin vota LDK-së dhe fitorja do ishte e sigurtë. Dhe kjo sjellje egoiste rezultoi me humbjen e zgjedhjeve, si dhe, për fatkeqësin tone, në vend që të mirrej hapi i përgjegjësisë morale për humbjet e njëpasnjëshme, pasuan veprimet dyftyrëshe të Isa Mustafa dhe klanit te tij, të cilat e minuan dhe atentuan agazhimin tonin shumë të sinqertë. Kjo gjë nuk guxon të na demotivojë por tä na mobilizojë për veprimet tona, që ta ruajmë shtëpinë tonë të shenjtë, meqë qëllimi i Isait dhe i klanit të tij ishte dhe mbetet shkatërrimi saj. Andaj librezat janë tuajat dhe shtëpia e LDK-së poashtu.
 
Duke futur në listen zgjedhore individë të klanit të tij që as mahalla e tyre nuk i njifte, kështu krijoi terrenin e përshtatshëm për humbje të sigurtë. Tani jeni ju në veprim, nxirrni ata nga përkrahja e juaj, mbani takimet nëpër aktivet dhe degët prej nga vini, kërkoni me ngulm përgjegjësin e tyre, duke votuar të besuarit tuaj.

Mblidhni nënshkrimet kundër atyre që tradhtuan votën tuaj. Nëse ju nuk reagoni në këtë mënyrë, por i grisni librezat tuaja, atëherë ju u hapni rrugë atyre të cilët u kurorëzuan me kupolën e krimit.

Martesa e tyre me krimin nuk është e rastësishme, porë ajo është, në mënyrën më të pistë, e koordinuar me SHIK-un, duke zhvilluar luftë speciale nëpërmes nëntokës së tyre, për të instaluar KALI TË TROJES ku qëllim kryesorë ka pakënaqësin dhe revolten tek antarësia besnike,duke vepruar ajo në këtë mënyrë me ikje masive nga partia, në vend që të organizohen tubime të pandalura për të shprehur paknaqësit tuaja të drejta.

Unë shfrytëzoj rastin të apeloj te të gjithë anëtarësia besnike e LDK-së që, në asnjë mënyrë, të mos largohen nga shtëpia e tyre e dashur. Ajo duhet të riorganizohet ne baze te rrethanave te krijuara duke dhene çdo gjë nga vetja e tyre për ndërtimin dhe funksionimin e saj normal.

Ata duhet të qendrojnë aty pa u lëkundur, por të bashkuar më tepër se kurrë.
Tërë këtë pakënaqësi dhe revoltë te arsyesheme, si një ortek i fuqishëm, duhet ta kanalizojmë dhe ta drejtojmë kundër Isa Mustafës dhe klanit të tij që sa më parë të largohet nga drejtimi i LDK-së.

Të dashur Rugovistë-LDK-istë, i madh dhe i vogël, plak dhe i ri, po sidomos ju intelektualë, themelues të LDK-së që shkritë mendjen tuaj per te, ne menyren me vellazerore u apeloj qe në këto momente të vështira zhgënjimi dhe revolte të mos qendroni anash si spektatorë, por angazhohuni fuqishëm si në kohen e themelimit të LDK-së, duke dalë në ballë dhe ti prini ketij procesi të kanalizimit të kësaj pakënaqsie dhe revolte, në mënyrë që sa më parë të largohet nga udhëheqja e LDK-së kjo strukturë e flliqur nga elementet më kriminale të shtetit tonë.



Gjithmonë i juaji Saim Tahiraj


SAIM TAHIRAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.