VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

“RINGJALLJE” APO RIPERSËRITJE.!?
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga FRITZ RADOVANI

E Shtunë, 11.22.2014, 09:22am (GMT1)



    Dy fjalë që në "politikë", përdoren shpeshë me "një" kuptim...kur e lypë nevoja!

    Kam lexue disa artikuj plot "optimizem" për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd... Shpesh ngjet, që ndër disa rrethana të veçanta asht perdorë edhe një shprehje nga Bibla: "Je ba si Shën Toma!"... Për Shqiptarë asht thanja ma e drejta!

    Eksperienca e ngjarjeve në këta 100 vjet, shpesh, ka shkue tue "ringjallë" ose ma mirë me thanë tue "ripersëritë" të maparshmën... sado e idhtë t' ishte ajo!

    Deri tashti, nuk dij se ka ndryshue gja në politikat e qeverisjes 100 vjeçare, flas për faktet dhe dokumentat historike që vertetojnë vazhdueshmëninë pasuese të tyne.

    Janë të njohuna ndonse, me vonesë, dokumentat e nënshkrueme që në vitin 1914 me Serbi, Malin e Zi... Jugosllavi, Rusi, Greqi, Itali, "Konferenca Islamike"... Po, mos të harrojmë, se njohja e tyne asht kenë gati kur janë dukë se u shfuqizuene, tue fillue nga Esad Pasha, Ahmet Zogu, dhe tashti mujtëm me njohtë dokumentat e vitit 1941, kur edhe Enver Hoxha, si paraardhësit e vet, "shiti Trojet Shqiptare"... Kur janë nënshkrue këta dokumenta, u publikuene ata?! Né Bristolin e kemi pa vetem si ndertesë!!

     Asnjë dokument nuk kemi pa! Kush i tregoi? Vetëm Historia!

    Cila qeveri pasuese holli poshtë dokumentat e nënshkrueme perpara? Asnjena!

    Nga të gjitha pazarlleqet e bame prej qeveritarëve tanë, asht vertetue ndonjë nga këta, që asht ba pa dokumenta dhe pa nënshkrime me firma të kryeministrave? Asnjë!

    Po, takimi i fundit i kryeministrit Rama, a ka pasë DEKLARATA bashkpunimi, mirkuptimi, ose të ndonjë ANULUMI të dokumentave të maparshëm, të trashiguem nga Enver Hoxha? As këte, askush nuk di me e tregue.

    Po, me logjikë të shndoshtë, a duhet të na shkojë mendja tek ndonje "dokument" që nënshkruhet në Beograd, flas për takimin e fundit, ku mund të "rifreskohet" edhe ndonjë nga dokumentat e para 72 ase 73 vjetëve perpara?! Ndoshta! Edhe mundet!!

    Të vërteten e tregojnë VETEM nënshkrimet e deklaratave të qeveritarëve.

    Se çka asht nenshkrue sivjet në Beograd a e di kush?! Jo, askush!

    A ka takim zyrtar pa nënshkrime deklaratash nga të dy palët?! Jo...Jo...Jo...

    Kryeministri Rama ka deklarue se do të "ringjalli"... ose do të "ripërsëris"... ose do të "rilindi"... dhe pa kalue java që u "rikthye" në Tiranë, shihet i knaqun me foton e Enver Hoxhës, në sfondin festiv të 17 nandorit 2014...Pikrisht, 70 vjetorit të fillimit të qeverisjes sllavokomuniste të Tito Enver Stalinit... A e do Serbia këte?! Besoj, se po!

    ***
    Bisedat e qeveritarëve në ekrane TV, janë si kangët e dasmave...
"Sa e bukur na ka dalë nusja!"

    Edhe kur.., nuk ka dreq që e sheh me sy...

    Melbourne, Nandor 2014.

FRITZ RADOVANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.