E Martë, 04.23.2024, 08:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOSOVA E PARË DHE KOSOVA E DYTË
A ka gjë me tragjike se një soj i tillë si Mustafa të infiltrohet aq lehtë si kryetar i LDK-së
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Djelë, 11.23.2014, 11:59am (GMT+1)


Shqiptarët dhe Kosova e perjetuan sistemin komunist nën Jugosllavi. Ishte sistem ku shqiptaret u rrahen, u tortoruan dhe vdiqën nëper burgjet serbe vetëm pse e kundershtuan sistemin okupator serbosllav. Edhe pse në vitin 1999 Serbia u largua me forcë nga Kosova, sikur na ka lanë ambientin e kontaminuar me ideologjine komuniste jugosllave. Të gjithë e dimë së kemi jetuar në një sistem tjeter dhe nën një shtet krejt të huaj . Administrata mamute e UNMIK-ut më së shumti i ka favorizuar strukturat e ish sistemit komunist jugosllav, dhe ato struktura ende po gjinden në disa vende të pushtetit. Gjithë kjo hasmeri politike na ka mbetuar nga ish sistemi komunist që na mbolli për 90 vite me radhë. Nese i larguam forcat okupatore serbe nga Kosova, nuk i kemi larguar edhe te gjitha strukturat e tyre, të cilat po na shkaktojnë dëme të mëdha edhe 15 vite pas luftës. Aq me keq kur ka njerëz të ish sistemit komunist jugosllav që kanë vepruar, tash janë instaluar në krye të partive politike.

Njëri prej tyre është Isa Mustafa, i cili u vu në ballë të LDK-së të formuar nga presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. A ka gjë me tragjike se një soj i tillë si Mustafa të infiltrohet aq lehtë si kryetar i LDK-së. Ai e futi Kosovën në krizën me të madhe politike të pasluftës më dredhit prej komunisti të rryer. Isa Mustafa e ka lexuar kushtetuten e vendit sigurisht dhe e ka pranuar një hartim të tillë të kushtetutës. Si dinak që është po fshihet në menyrë mjeshtrore pas gjithë marifeteve të liga në kurriz të elektoratit dhe në kurriz të Kosovës. Ai fortë mirë e ka ditur dhe e ka planifikuar koalicionin më PDK. Për ta arsytuar humbjen në zgjedhet nacionale të jashtëzakonshme ai iu bashkangjit koalicionit VLAN, të cilin koalicion e tradhëtoi pas 6 muajve. Arriti ta prishë koalicionin me motivacionin dhe arsyetimin banal së "˜ qe valla u përpoqem boll për ta rrezuar Thaqin, por nuk po ban',tash patem edhe presion ndërkombetar".

Koalicionin me PDK-në e ka planifikuar fill pas humbjës së zgjedhjeve. Isa deshiron ti ikë përgjegjësisë për keqperdorimin e tre përqindeshit bashkë me kryeministrin ne ekzil Bujar Bukoshin e mbular me turp, të cilët kurrë deri me sot nuk dhanë llogari për paratë e shpenzuara të popullit. Isa ngarkohet edhe për 70 vepra të deponuara për korrupcion sa ishte kryetar i Prishtinës. Ky nuk e ban dallimin ose më mirë të themi se nuk e dëshiron të bëjë dallimin e Kosovës së parë të ish sistemit komunist jugosllav, prej Kosovës së dytë të mvetësuar dhe të pavarur e sistemit kapitalist.

Ibrahim Rugova as në ënderr nuk e ka paramenduar së LDK do të bjerë në duar të Isa Mustafës, Sabri Hamitit, Lutfi Hazirit, Ismet Beqirit. Mirë e shfrytëzuan emrin e presidentit Rugova duke u pasuruar kur shumica po vuajne për bukën e gojës. Kjo vlen edhe për krejt këtë elitë të pa pergjegjshme politike. Por ma të pa përgjegjeshem dhe me te pamoralshem se struktura e LDK-së për subjektin e vet politik zor së mund te gjesh.

Dhe tash gjithqka është qartësuar se elektorati e paska votuar një njeri më shumë fytyra.Nuk është puna qe është futur në koalicion me PDK për formimin e organeve të shtetit, më i rëndë është qendrimi i tij dualist. Secili tek e fundit do të kishte vepruar si PDK dhe Hashim Thaqi. Motivi i secilës parti politike është që të dalë fituese e zgjedhjeve. Po ku është qëndrimi burrëror dhe morali politik i Isa Mustafës pas nenshkrimit të koalicionit që pabesisht të ik për interesa përsonale. Se koalicioni PDK-LDK si do te funksionoj do të tregojë koha.

Kosova e dytë nuk po dallon shumë nga e para. Po dallon shume nga Kosova e parë vetem pse nuk jemi nen okupim. Kosova sot është shendrruar ne vend depresiv, është vend që më shumë po sundon e keqja së sa e mira. Është shokuese fakti së deri ku ka arritur krimi i organizuar dhe korrupcioni me fajin e krejt të kësaj kaste politike. Kosova kështu siq po shkojnë punët po rreshqet nga binaret e një shteti normal. Askush nuk ka ndonje program që na dergon në rrugën e shteteve të prosperuara evropiane. Kosova po zbrazet gjithnje e me shume. A ka gje me tragjike se kjo? Sigurisht qe jo. Është shumë demoralizuese që kemi ardhur në një situatë ku gënjeshtrat po i zëvëndësojnë argumentet racionale.

Krejt pasluftën ka munguar dialogu i ndërsjellë politik si mënyra me e kulturuar e komunikimit dhe e zgjedhjes se problemeve. Kosova pa u liruar nga njerëzit e ish sistemit , pa u liruar nga lakmitaret për pushtet apsolut, pa u liruar nga miopet politik nuk ka mundësi të ecë përpara. Nuk ka mundesi që të bëhet pjesë e Evropës së bashkuar ku shqiptarët edhe e kan vendin. Zor së në Evropë do të gjesh ndonjë vend tjeter ku aq shumë keqperdoret vota e sovranit, ku nuk përfillen kërkesat e qytetarëve të lodhur nga skamja dhe mjerimi. Veprimi i Mustafës per 6 muaj radhazi me deklarimet e tilla politike lehtë ka mund të na sjellin deri në një përshkallëzim të situatës edhe ashtu jo të mirë politike dhe ekonomike .Prandaj ,do të ishte mirë mendoj une që ky njeri mos të votohet për kryeminister të Kosoves...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'BUNK'ART' - NJË THESAR I KUJTESËS KOLEKTIVENga EDI RAMA* (11.23.2014)
NË BALLKANIN E SHKUAR APO NË EUROPËN E ARDHSHME?Nga SAIMIR LOLJA (11.23.2014)
22 NËNTOR 1963 - VRASJA E XHON KENEDIT DHE GABIMET FATALE TË SHËRBIMIT SEKRET AMERIKAN (11.23.2014)
SHQIPËRIA PAS HOXHËS - DILEMAT E NDRYSHIMITBotuar për herë të pare në Problems of Communism (Uashington), vëll. 34, nr. 6 (nëntor-dhjetor 1985), f. 32-47.Nga ELEZ BIBERAJ (11.22.2014)
“RINGJALLJE” APO RIPERSËRITJE.!?Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (11.22.2014)
LDK-ja NËNSHKROI VDEKJEN E SAJ!Nga FATON MEHMETI (11.22.2014)
TY RUGOVIST, SHPIRTIT, MENDJES DHE ARSYES SË KOMBITReagim nga SAIM TAHIRAJ, anëtar i ditëve të para i LDK-së si dhe ushtar i komandantit Sali Çekaj (11.21.2014)
MASAKRA KOMUNISTE NË ÇLIRIMIN E TIRANËS 1944 - Në mes të ekzekutuarve edhe babai i shkrimtarit Mustafa Greblleshi- Nga DANIEL GAZULLI (11.21.2014)
KOHA E TË QENIT NJERI- In memoriam për intelektualin e njohur  Idriz Logu, me ratin e 55 Vjetorit të Gjimnazit “Asim Vokshi” B.Curri - (11.21.2014)
Tonight Ilva Tare, ALEKSANDËR ARVIZU - ENVER HOXHA ËSHTË NJË MONSTËR, PROVOKIMET ME FOTOT E TIJ JANË FYERJE PËR SHQIPTARËT (Pjesë nga intervista) (11.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]