E Mërkurë, 04.24.2024, 11:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
14 VJETORI I VRASJES SË XHEMAJL MUSTAFËS, BASHKËPUNËTORIT TË NGUSHTË TË PRESIDENTIT RUGOVA
Kronikë e 23 nëntorit 2000

E Djelë, 11.23.2014, 12:14pm (GMT+1)



Qendra për Informim e Kosovës

Informatori ditor nr.2785C

Prishtinë, 23 nëntor 2000

 

Xhemail Mustafa u vra sot në një atentat në Prishtinë

Prishtinë, 23 nëntor (QIK) - Xhemail Mustafa, këshilltar për informim i kryetarit Rugova dhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, u vra sot pasdite në një atentat në Prishtinë.

Xhemail Mustafa u vra nga, siç besohet, dy persona, rreth orës 15:00, në hyrje të banesës së vet në lagjen Dardania, teksa kthehej nga puna.

Ai u dërgua menjëherë në Qendrën e Emergjencës në Prishtinë, por mjekët mundën të konstatojnë vetëm vdekjen e tij. Sipas burimeve nga kjo Qendër, zoti Mustafa ishte goditur së paku katër-pesë plumba në gjoks e në kokë.

KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke e bllokuar atë me qëllim të zhvillimit të hetimeve.

I ndjeri Mustafa la pas vetes gruan dhe dy fëmijë. (më gjerësisht në Informatorin ditor nr.2785b).

 

Varrimi i të ndjerit Xhemail Mustafa bëhet të premtën në Gllamnik të Podujevës në orën 14:00

Prishtinë, 23 nëntor (QIK) - Varrimi i të ndjerit Xhemail Mustafa, këshilltar i kryetarit Rugova, i cili u vra sot rreth orës 15:00 nga atentatorë të panjohur, bëhet të premtën në orën 14:00 në fshatin e lindjes në Gllamnik të Podujevës.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe asociacionet e jetës publike në Kosovë në orën 12:00 mbajnë mbledhje komemorative në Sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

 

U formua Këshilli për varrim

Prishtinë, 23 nëntor (QIK) - Në Prishtinë sot u formua Këshilli 23 anëtarësh për varrimin e Xhemail Mustafës në krye me dr. Ibrahim Rugovën.

Në këtë këshill bëjnë pjesë: Dr. Ibrahim RUGOVA, Mark KRASNIQI, Pajazit NUSHI, Nexhat DACI, Eqrem KRYEZIU, Kolë BERISHA, Nekibe KELMENDI, Alush GASHI, Edita TAHIRI, Zejnullah RRAHMANI, Sabri HAMITI, Edi SHUKRIU, Ali PODRIMJA, Melihate TËRMKOLLI, Sabedin HALITI, Fatmir SEJDIU, Adil PIREVA, Rexhep GJERGJI, Basri QAPRIQI, Sali BASHOTA, Sali GASHI, Ilaz PIREVA, Hafiz GAGICA

 

 

Koment i QIK-ut

Kush janë vrasësit, nxitësit dhe inspiruesit e atentateve politike?

Prishtinë, 23 nëntor (QIK) - Vrasja mizore sot në qendër të Prishtinës e Xhemail Mustafës është akt kriminal i paramenduar, i cili tronditi të gjithë miqtë e bashkëpunëtorët e tij, qytetin e Prishtinës dhe gjithë opinionin shqiptar dhe më gjerë. Kjo vrasje gjakftohtë dhe e porositur, është një sulm mbi demokracinë dhe fjalën e lirë, të cilën Xhemail Mustafa aq shumë i respektoi dhe u kultivoi.

Dikush që ngre dorë mbi shkrimtarin dhe intelektualin, ose është me mendje të turbulluar ose i porositur nga qarqe antishqiptare, të cilat në vend të demokracisë dhe shoqërisë së lirë, synojnë kaosin dhe anarkinë me pasoja të paparashikuara.

Xhemail Mustafa parreshtur, me vetëmohim e sakrificë, punoi për dhjetë vjet edhe nën regjimin e egër serb, pa u hamendur për asnjë moment dhe para syve të tij. Me aktivitetin e vet politik e publicistik ai sfidoi për gjithë këtë kohë pushtuesin pa u trembur në asnjë çast. Por në asnjë moment nuk ka menduar se në kohën kur Kosova më në fund ishte e lirë, dikush mund të ngre gishtin e armës kundër tij.

Zemërgjerë dhe thellësisht në shpirt demokrat, në shkrimet e tij kultivoi tolerancën e jo urrejtjen mes shqiptarëve, bashkëpunimin e gjerë dhe jo konfrontimin mes partive e njerëzve, demokracinë e jo totalitarizmin në shoqërinë kosovare.

Por krimi që shihet se nuk është i rastësishëm, prore e më shumë po godet themelet e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Edhe ditët e fundit pas zgjedhjeve, kërcënimet, plagosjet dhe vrasjet dëshmojnë se ka të interesuar, që hapur dalin me plumba dhe armë zjarri, të vrasin procesin, i cili me shumë sakrifica dhe vuajtje u ndërtua nga populli i Kosovës. Dhe njeriu që komunikoi plot dhjetë vjet me popullin e Kosovës dhe profesionisti i dashur i mediave, u vra pse fjalës dhe shkrimit të tij i besohej.

Kush janë vrasësit dhe ku fshihen ata? Apo dalin hapur dhe kërcënojnë e vrasin duke legjitimuar të drejtën për të marrë jetë personalitetesh, pse nuk mendojnë si ata apo pse nuk heshtin. A i njohim ne të gjithë vrasësit, nxitësit dhe inspiruesit tyre? A janë ata të familjes sonë, apo pjesë e një familjeje të krimit, që ndërtohet para syve tanë?

Një vrasje e një njeriu që tërë jetën punoi për Kosovën fton opinionin shqiptar, institucionet e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare të mos mbyllin sytë përpara vrasjeve politike. Të mos pajtohen me shuarjen e jetës së intelektualëve, politikanëve dhe qytetarëve të pafajshëm.

 

Xhek Kovi dhe Karlo Kabixhiozu vizituan selinë e LDK-së

Prishtinë, 23 nëntor (QIK) - Zëvendësadministratori i Kosovës Xhek Kovi, komandati i KFOR-it Karlo Kabizhiozu dhe shefi i policisë së UNMIK-ut vizituan sonte selinë e LDK-së në Prishtinë dhe biseduan me anëtarët e Kryesisë së LDK-së. Pasi i shprehën ngushëllimet e tyre Kryesisë së LDK-së për vrasjen e Xhemail Mustafës, këshilltar për informim të kryetarit Rugova, zotërinjtë Kovi dhe Kabixhiozu dënuan këtë vrasje mizore dhe shprehën indinjatën e tyre të thellë për këtë akt brutal të dhunës në qendër të Prishtinës.

Ndërkaq shefi i policisë së UNMIK-ut tha se janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorëve të këtij krimi dhe se policia e UNMIK-ut bashkë me atë të KFOR-it kanë shtuar masat e kontrollit në tërë qytetin.

 

Karlo Kabixhiozu: Dënoj me indinjatë këtë akt të shëmtuar

Prishtinë, 23 nëntor (QIK) - Komanadanti i forcave të KFOR-it, Karlo Kabixhiozu, pas takimit që pati sonte vonë me Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke komentuar atentatin ndaj këshilltarit të kryetarit Rugova për informim, Xhemail Mustafa, tha se ky është një rast i rëndë për mbarë popullin e Kosovës dhe e dënon me indinjatë të thellë këtë akt të shëmtuar.

 

Vrasja e Xhemail Mustafës lë pa imunitet shtypin shqiptar

Prishtinë, 23 nëntor (QIK) - Në reagimin e Forumi Kombetar të Mediave të Lira me seli në Tiranë, me rastin e vrasjes së Xhemail Mustafës thuhet:

Forumi Kombetar i mediave te Lira, mori me hidhërim lajmin mbi vrasjen e njërit prej emrave të shquar të publicistikës shqiptare, Xhemail Mustafa.

Zoti Mustafa është vrarë mizorisht afër shtëpisë së tij në Prishtinë, duke shtuar zinxhirin e vrasjeve mizore ndaj intelektualëve shqiptarë prej segmenteve të papërgjegjshëm të shoqërisë. Zoti Mustafa ka qenë për një kohë të gjatë komentator dhe drejtues i shtypit në Kosovë dhe së fundi si përfaqësues i shtypit pranë një institucioni politik. Vrasja e tij pason vrasjen e gazetarit të shquar Enver Maloku, plagosjen per vdekje të njërit prej shkrimtarëve të njohur të Kosovës Sabri Hamiti, vrasjen e disa gazetarëve të tjerë, përfshi të ndjerin Shefki Popova si dhe kërcënimet për vdekje që kanë marrë gazetarë të shtypit të shkruar në Kosovë, për shkak të qëndrimeve të tyre editorialiste që lidhen me zhvillimet e viteve të fundit në Kosovë.

Vrasja e zotit Mustafa është një rast i pastër i vrasjeve me karakter politik që synojnë frikësimin e njerëzve të shtypit. Vrasja e tij duket se është frymëzuar nga një farë agresiviteti dhe fryme revanshiste pas zgjedhjeve në Kosovë, nga njerëz që mendojnë se fajtor për humbjen e tyre politike janë njerëzit që i kanë qëndruar afër Dr. Ibrahim Rugovës. Zoti Mustafa, i cili ishte së fundi zëdhënësi i tij, pushkatuar, mes të tjerash, pse është konsideruar si një zë autoritar që u ka prishur punë, atyre që mungesën e lirisë dhe pluralizmit në Kosovë, janë përpjekur ta mbushin me autoritete jo legjitimë të cilët ditët e fundit kanë kërcënuar se do të

hakmerren ndaj popullit që nuk i votoi.

Kjo frymë revanshi i mori jetën publicistit të shquar Xhemail Mustafa, duke na bërë gjithë ne gazetarëve shqiptarë të ndihemi të vrarë dhe pa imunitet përballë kësaj llogjike kriminale që po lejohet të mbijetojë në shoqërinë shqiptare.

Forumi Kombëtar i Mediave të Lira, i bën thirrje autoritetit ndërkombëtar në Kosovë, të nxisë me urgjencë hetimin e ngjarjes, dhe të celë të gjitha proceset për vrasjet politike të gazetarëve në Kosovë, duke filluar nga vrasja e Enver Malokut. Çdo heshtje ndaj këtyre vrasjeve vetëm sa i lë pa imunitet gazetarët shqiptarë përballë krimit të ogranizuar dhe monopoleve politike mbi të.

 

Me rastin e vrasjes së Xhemail Mustafës dr. Rugovës dhe Kryesisë së LDK-së po i arrijnë telegram ngushëllimi


Prishtinë, 23 nëntor (QIK) - Në telegramin e ngushëllimit të degës së LDK-së në Gjilan thuhet:

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për vrasjen e Këshilltarit për Informim të dr. Rugovës z.Xhemajl Mustafa.

Vrasjet e tilla godasin rëndë Kosovën dhe familjen në veçanti, por ne na shtynë vepra e tijë që edhe më me vendosmëri të vazhdojmë rrugën tonë drejt pavarësisë tok me popullin shumicë e demokrat të Kosovës.

Nga Kryesia e LDK-së Dega në Gjilan, ngushëllon edhe familjen Mustafa, duke shtuar se kjo është vrasje makabër e njeriut tonë të ndërgjegjes, pendës, urtësisë, guximit e qendrueshmërisë që të gjitha veti të falura Kosovës se Lirë.

Ndërkaq në ngushëllimet e nëndegës së LDK-së në Solothurn të Gjermanisë thuhet se "me dhembje e shqetësim të thellë morëm lajmin se sot është vrarë Xhemajl Mustafa, këshilltar për informim i kryetarit Rugova", duke shtuar se me këtë rast "ndajmë dhembjen dhe piklimin me Ju, dhe me familjen e Z. Mustafa".

"Kërkojmë nga z. Bernard Kushner dhe KFOR-i, që sa më parë të ndriçohen rrethanat e vrasjes së z. Mustafa dhe se bandat kriminele sa më par të dalin para drejtësisë".

Vrasja e Xhemajl Mustafës është një koditje e rëndë që i bëhet Kosovës dhe popullit të saj.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar Kryesisë së LDK-së, kryetarit dr. Ibrahim Rugova, dega e LDK-së në Novergji thuhet se "me dhëmbje të thellë morëm lajmin e vrasjes së veprimtarit të shquar për pavarësi, këshilltarit për informim të dr. Rugovës, gazetar, publicist dhe shkrimtarë i shquar, Xhemajl Mustafa".

Kryesia e degës në Norvegji dënon ashpër vrasjen e z. Mustafa njëherit shpreh shqetësimet për situatën në përgjithësi në Kosovë si rezultat i organizimeve të atentateve ndaj veprimtarëve të LDK-së.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA E PARË DHE KOSOVA E DYTËA ka gjë me tragjike se një soj i tillë si Mustafa të infiltrohet aq lehtë si kryetar i LDK-sëVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.23.2014)
'BUNK'ART' - NJË THESAR I KUJTESËS KOLEKTIVENga EDI RAMA* (11.23.2014)
NË BALLKANIN E SHKUAR APO NË EUROPËN E ARDHSHME?Nga SAIMIR LOLJA (11.23.2014)
22 NËNTOR 1963 - VRASJA E XHON KENEDIT DHE GABIMET FATALE TË SHËRBIMIT SEKRET AMERIKAN (11.23.2014)
SHQIPËRIA PAS HOXHËS - DILEMAT E NDRYSHIMITBotuar për herë të pare në Problems of Communism (Uashington), vëll. 34, nr. 6 (nëntor-dhjetor 1985), f. 32-47.Nga ELEZ BIBERAJ (11.22.2014)
“RINGJALLJE” APO RIPERSËRITJE.!?Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (11.22.2014)
LDK-ja NËNSHKROI VDEKJEN E SAJ!Nga FATON MEHMETI (11.22.2014)
TY RUGOVIST, SHPIRTIT, MENDJES DHE ARSYES SË KOMBITReagim nga SAIM TAHIRAJ, anëtar i ditëve të para i LDK-së si dhe ushtar i komandantit Sali Çekaj (11.21.2014)
MASAKRA KOMUNISTE NË ÇLIRIMIN E TIRANËS 1944 - Në mes të ekzekutuarve edhe babai i shkrimtarit Mustafa Greblleshi- Nga DANIEL GAZULLI (11.21.2014)
KOHA E TË QENIT NJERI- In memoriam për intelektualin e njohur  Idriz Logu, me ratin e 55 Vjetorit të Gjimnazit “Asim Vokshi” B.Curri - (11.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]