E Premte, 04.19.2024, 10:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EDITH DURHAM - SI E HARROI BRITANIA BIJËN E SAJ
Nga BEN ANDONI

E Djelë, 11.23.2014, 04:16pm (GMT+1)


Ndërsa forcat italiane marshonin në Shqipëri dhe anglezët ndiqnin te BBC lajmet për ekspansionin fashist, një grua e moshuar me çorape të vjetra dhe me një pankatë pro-Shqipërisë protestonte e vetme para Buckingam Palace. Pakkush ia vinte veshin, por ajo vazhdonte. Larg duart nga Shqipëria, thërriste gruaja e vjetër që në atë zallamahi dhe ndjenjë të ngritur lufte ishte gjëja më e pavërejtshme. Gruaja, atë ditë, sdo mjaftohej me kaq. Sipas asaj, që do të shkruante më pas një gazetar, një farë Edith Durham i kish bërë një letër familjes mbretërore dhe kryeministrit të saj për Shqipërinë dhe nuk largohej nga dera e monarkëve duke protestuar. Vite më vonë, këtë fakt, do e shënonte edhe Enver Hoxha, në një nga librat e vet, për të treguar se anglezët ishin mosmirënjohës me këtë grua, ashtu si ishin dhe me Shqipërinë dhe kauzën e saj.

Në një farë mënyre, e për ironi të fatit, kishte të drejtë.

Në vendin e saj, Britani, nuk ka asnjë tabelë, asnjë shenjë, që të kujtoj se ajo ka jetuar diku. Dhe, në fakt, sështë ndonjë gjë e madhe. Arsyeja është e thjeshtë, në morinë e atyre figurave që ka Anglia, kjo grua nuk paraqet ndonjë gjë të madhe, veç pasionit të saj. Por, pasioni është shumë më i vogël se politika. Kontributi i saj për Ballkanasit, nuk do të thotë asgjë për Mbretërinë e Bashkuar. Pasi, po të bashkoheshin të gjithë ata njerëz që kanë punuar jashtë Britanisë për vende të tjera, atëherë, kjo puna e shenjave sdo të kishte ndonjëherë fund në udhët angleze.

E megjithatë, shqiptarët e kanë respektuar si askush nga fqinjët Edith Durhamin, edhe pse ajo është treguar po kaq e mirë dhe me serbët, edhe me malazezët, dhe me boshnjakët. E dekoruar nga Zogu, nga Kralj Nikolla dhe autoritetet serbe, ajo pati kurajën që kur filluan masakrat malazeze mbi shqiptarët tia kthejë pas nderimin knjazit, duke i thënë se nderimi i vendit të tij, nuk mund të qëndronte mbi kraharorin e një gruaje, që kish jetuar me frymën e shqiptarëve. Larg gjërave, Edith Durhami mbeti një simbol e mirë human por edhe një grua e këndshme falë të gjithë asaj që kumtoi në kohën e vet. Ajo vizatonte, shkruante dhe dinte të bënte shoqëri të mirë. Ishte nga të pakat gra të huaja, në historinë e Maleve shqiptare, që është lejuar të ulej në tryezat mashkullore dhe më shumë se kaq të përcillte mesazhet e saj. Falë tyre, ajo ka njohur pa fund mentalitetet, ka treguar për juridiksionet e fiseve shqiptare dhe po ashtu dhe për veçoritë e fqinjëve të tyre. E vështirë të thuash se Edith Durhami ishte vetëm e shqiptarëve, më mirë nga të gjitha përcaktimet do ti shkonte vlerësimi " Krajlica e maleve", që i dhanë shqiptarët.

Ajo ndihmoi direkt skamnorët e Ballkanit, ajo mblodh shumë të dhëna antropologjike ngado dhe më shumë se çdo gjë tjetër, ajo përçoi zërin e Shqipërisë me potencialin e saj.

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare ballkanike që falë punimeve të saj antropologjike në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX, e bëri të njohur Ballkanin në vendin e saj, në atë kohë pishtar i studimeve gjeografike. Thuhet se shumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksioneve pas vdekjes. Në ditët e sotme, dokumentat e saj ruhen nga Museum of Mankind dhe Royal Anthropological Institute në Londër, ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në Ballkan gjendet në Pitt Rivers Museum në Oxford dhe Bankfield Museum në Halifax. Muzeumi Bankfield gjithashtu ka një përfaqësi rreth jetës dhe veprimtarisë së saj.

Shqipëria e ka nderuar këto ditë me një konferencë shkencore, organizuar nga Ministria e Kulturës, për ti bindur se të gjithë se kjo grua e ka një shenjë veç emrave të shumtë që ka në Shqipëri.
BEN ANDONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
14 VJETORI I VRASJES SË XHEMAJL MUSTAFËS, BASHKËPUNËTORIT TË NGUSHTË TË PRESIDENTIT RUGOVAKronikë e 23 nëntorit 2000 (11.23.2014)
KOSOVA E PARË DHE KOSOVA E DYTËA ka gjë me tragjike se një soj i tillë si Mustafa të infiltrohet aq lehtë si kryetar i LDK-sëVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.23.2014)
'BUNK'ART' - NJË THESAR I KUJTESËS KOLEKTIVENga EDI RAMA* (11.23.2014)
NË BALLKANIN E SHKUAR APO NË EUROPËN E ARDHSHME?Nga SAIMIR LOLJA (11.23.2014)
22 NËNTOR 1963 - VRASJA E XHON KENEDIT DHE GABIMET FATALE TË SHËRBIMIT SEKRET AMERIKAN (11.23.2014)
SHQIPËRIA PAS HOXHËS - DILEMAT E NDRYSHIMITBotuar për herë të pare në Problems of Communism (Uashington), vëll. 34, nr. 6 (nëntor-dhjetor 1985), f. 32-47.Nga ELEZ BIBERAJ (11.22.2014)
“RINGJALLJE” APO RIPERSËRITJE.!?Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (11.22.2014)
LDK-ja NËNSHKROI VDEKJEN E SAJ!Nga FATON MEHMETI (11.22.2014)
TY RUGOVIST, SHPIRTIT, MENDJES DHE ARSYES SË KOMBITReagim nga SAIM TAHIRAJ, anëtar i ditëve të para i LDK-së si dhe ushtar i komandantit Sali Çekaj (11.21.2014)
MASAKRA KOMUNISTE NË ÇLIRIMIN E TIRANËS 1944 - Në mes të ekzekutuarve edhe babai i shkrimtarit Mustafa Greblleshi- Nga DANIEL GAZULLI (11.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]