VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KISHA DHE USHTRIA NË AUSTRI BASHKOHEN PËR TË NDIHMUAR FËMIJËT KOSOVARË

E Hënë, 11.24.2014, 09:15am (GMT1)



Në një kishë në Klagenfurt (Austri), motra e nderit Johana, me ndihmën e orkestrës ushtarake të landit Karnten ka grumbulluar ndihma për të ndihmuar fëmijët e Kosovës. Bëhet fjalë për një ndihmë nxënësve kosovarë që u duhet të udhëtojnë gjatë për të shkuar në shkollë.

Ata detyrohen që vetëm në njërin drejtim të ecin këmbë plot gjashtë kilometra deri te autobusi më i afërm. Pastaj, u duhet të bëjnë edhe një gjysmë ore tjetër këmbë deri në shkollë, shkruan kleinezeitung.at, përcjell albinfo.

"Veç kësaj, shumë nga prindërit nuk kanë para për të paguar autobusin, kështu që fëmijët duhet të ndërpresin shkollimin", thotë motra Johanna.

Ka qenë hera e parë që orkestra ushtarake ka bërë muzikë për një qëllim humanitar si ky, shton motra e nderit nga Austria.

"E kam takuar në aeroplan ministrin e mbrojtjes dhe e kam lutur që ta organizojë këtë".

Me iniciativën dhe vullnetin e madh për të ndihmuar, motra Johana rreth një muaj më parë ka kurorëzuar edhe një aksion humanitar: me paratë e grumbulluara nga ajo, është rinovuar shkolla e fshatit Budakovë, e cila ishte buzë shkatërrimit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.