E DASHURA ANGELA MERKEL, KUR DO TË ZGJOHET EVROPA? KUR TË JETË TEPËR VONË? DAÇIÇ - PITBULL I KRIMINELIT TË LUFTËS Nga STEFAN SCHWARZ, ish-deputet i CDU-së në Bundestagun gjerman
E Hënë, 11.24.2014, 10:13am (GMT+1)
Daçiç, vite me radhë qen zinxhiri i kriminelit të luftës Millosheviç, sot Ministër i Jashtëm i Serbisë në qeverinë Vuçiç, vite të tëra qen zinxhiri i kriminelit të luftës Sheshelj, dëshiron ta shpërndajë Tribunalin e Hagës. Zotëriu dhe mjeshtri i tij, krimineli i luftës Millosheviç, edhe ashtu nuk e ka njohur kurrë këtë tribunal. Të pandehurit Sheshelj, Mlladiç dhe Karaxhiç gjithashtu (çfarë surprize!). Ministri i Jashtëm i Serbisë është bërë avokat i tyre. A thua pse_
E dashura Angela Merkel,
nga miqtë e mi serb e di: ka shumë serb të ndershëm. Ata dëshirojnë që Evropa më në fund të mos i mbyllë më sytë para kësaj qeverie aktuale, e cila e mashtron Evropën, bën pakte me Putinin dhe mohon deri sot po thuajse të gjitha krimet e luftës dhe vrasjet masive.
KUR DO TË ZGJOHET EVROPA? KUR TË JETË TEPËR VONË?
STEFAN SCHWARZ
|