VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

E DASHURA ANGELA MERKEL, KUR DO TË ZGJOHET EVROPA? KUR TË JETË TEPËR VONË?
DAÇIÇ - PITBULL I KRIMINELIT TË LUFTËS
Nga STEFAN SCHWARZ, ish-deputet i CDU-së në Bundestagun gjerman 

E Hënë, 11.24.2014, 10:13am (GMT1)


Daçiç, vite me radhë qen zinxhiri i kriminelit të luftës Millosheviç, sot Ministër i Jashtëm i Serbisë në qeverinë Vuçiç, vite të tëra qen zinxhiri i kriminelit të luftës Sheshelj, dëshiron ta shpërndajë Tribunalin e Hagës. Zotëriu dhe mjeshtri i tij, krimineli i luftës Millosheviç, edhe ashtu nuk e ka njohur kurrë këtë tribunal. Të pandehurit Sheshelj, Mlladiç dhe Karaxhiç gjithashtu (çfarë surprize!). Ministri i Jashtëm i Serbisë është bërë avokat i tyre. A thua pse_

E dashura Angela Merkel,

nga miqtë e mi serb e di: ka shumë serb të ndershëm. Ata dëshirojnë që Evropa më në fund të mos i mbyllë më sytë para kësaj qeverie aktuale, e cila e mashtron Evropën, bën pakte me Putinin dhe mohon deri sot po thuajse të gjitha krimet e luftës dhe vrasjet masive.

KUR DO TË ZGJOHET EVROPA?
KUR TË JETË TEPËR VONË?

STEFAN SCHWARZ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.