VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
LULËKOSOVE E SHTYLL FLAMURI (Kushtuar Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt vrarë më 24 nëntor 2003 në krye të detyrës) Nga AGIM GASHI E Hënë, 11.24.2014, 02:34pm (GMT1) Vrasës të regjun i zunë pritat Me t´zeza maska mbulue ftyrën, Me i vazhdue vrasjet serike Pa zgjedh mjete, pa e ndrrue mënyrën. Atë mëngjes ju zgjodhen Juve Dy lule t´bukura e çrimtare, Me ju nda nga jeta e vepra, Ata vrasës, sortë tradhëtare. Lulëkosove Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj shtyll flamuri, Oficier të policisë Për atdhe Ju shëndriste nuri. Dy ushtar të UÇK-së Nuk kursyen mundin e jetën, Tash n´liri donin atdheun, Me zbulue të vërtetën. Kjo tokë e mbushun me spiuna Prap n´Kosovë vrasin barbarët, Në atë mëngjes të nantorit, N´liri vriten çlirimtarët. Kur u shkrepën ata plumba Trupa t´njomë shpuen përtej, U ndie dhimbje n´tokë Kosove Ardhmënia në zi e terr. Mallkuen bjeshkët e gjëmuan fushat, Dukagjini gjithmonë në zi, Oj Kosovë e mbjellun n´varre Prap derdh gjak, o e mejera Ti. II Ata vrasës i pau toka I pau rruga, i pau gjaku, I pau mali, i pau fusha, I pau shtëpia, i pau pragu. Qetë e qetë me gjakftoftësi, Kryen veprën, tash shpërblimi, Drejt n´pushtet e n´parlament, Kështu atdheun e udhëheq krimi. Në atdheun tim të mjerë Vazhdojnë vrasjet, gjenden kufomat, Kriminelët bëhen qingja, Nëpër entet e shkollat tona. Na ka mallkue Zoti i qiellit, T´u përbuz çdo gja shqiptare, Na ka mbush me kriminelë Në parti tona farë tradhëtare. Na i mbylli Zoti sytë As te hunda nuk shofim ma, Me kriminel e vrasës katila Ardhmëni atdheu ska. Zgjohu ma o populli im Po të lutë atdhe i mjeri, Ka ardhë koha sot ja kurr, Me u nda shapi nga sheqeri. III Ju dëshmorë jeni liria Sebahate të kujtojmë, Me Ty bashkë edhe Isufin Kurr për jetë sdo t´u harrojmë. Nuk ka qetsi toka dardane Pa u zbulue vrasësit e juej, Jeni kujtesa dhe drita e kombit, Jo, jo kurr s´baheni të huej. Do t´vie dita, do të çlirohemi, Nga vetëvetja e vetërobnimi, Do të shpërblehet atdhetari, Do ta marri denimin krimi. Vetëm atëhetë do të qeshin varret Shpirtat e Juej do të çlirohen, Rreze drite do t´bien n´atdhe, Kur kangët për Ju lirisht këndohen. 24.11.14 Düren AGIM GASHI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |