E Martë, 04.23.2024, 01:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BANAKIERJA E BUNKERIT - SI U VODHËN MË '97 SENDET E LUKSIT NGA DHOMA E DIKTATORIT

E Martë, 11.25.2014, 09:06am (GMT+1)



Është punësuar si banakiere civile pranë Batalionit të Sigurimit në bunkerin antibërthamor 5 kate nën tokë (i identifikuar si "objekti 0774"³) që më 25 shtator 1985 dhe, pavarësisht se në këto 3 dekada janë ndërruar shumë shefa Shtabi të Përgjithshëm apo komandantë batalioni, e vetmja që nuk ka lëvizur nga struktura është ajo, Natasha. Bijë ushtaraku, e martuar dhe me profesion merceologe, punoi fillimisht pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Për t'u pranuar si banakiere në bunkerin sekret të udhëheqjes, ajo u stërvit nga ana fizike dhe psikologjike. Për shtatë ditë ajo dhe Shtabi i Përgjithshëm u mbyll në bunker, duke simuluar gjendje lufte. U ushqye e fjeti aty, në krevatin prapa banakut të vogël, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite, i mbuluar me po atë batanije ushtrie ngjyrë gri. Jashtë banakut është salla e madhe me karrige e tavolina, ku uleshin ushtarakët gjatë kohës së pushimit. Ky quhej klubi i bunkerit, ku ata rrinin në radhë për të pirë kafen turke nga dora e Natashës. Ndërsa për "të mëdhenjtë" ishin mbi 20 ushtarë-korrierë, që ua çonin kafen në dhomat sekrete... Për ata që duan të shijojnë një kafe nëntokë, siç di ta bëjë Natasha, ajo do të jetë duke shërbyer brenda bunkerit, në nivelin e tretë, deri në fund të dhjetorit. Aty, ku ne e intervistuam
për gazetën "Panorama"...


Kur jeni punësuar në bunkerin sekret, ku do të mblidhej udhëheqja në rast lufte?
Në vitin 1985 u punësova në batalion sigurimi. Po bëhej një stërvitje e madhe dhe këtu duhej një person në banak.

Ju kujtohet se persona merrnin pjesë në atë stërvitje?
Mbi 200 veta, por shifrën e saktë nuk e mbaj mend.

Çfarë shërbeje?
Kafe turke, çaj mali, salep, kakao dhe ndonjë arançatë.

Po pije alkoolike?
Nuk kishte. Për uniformën ishte e ndaluar.

As ndonjërit fshehtas, p.sh. shefit të Shtabit ose komandantit të batalionit, besoj se ishte vështirë t'i thoshe "jo" për një gotë?
Jo, jo, se nuk kisha as si ta sillja në bunker, edhe po të doja. Nuk di çfarë mund të kenë pirë në dhomat e tyre, por këtu te banaku asnjëherë nuk ka ndodhur të kenë pirë alkool. Ishte e ndaluar kategorikisht.

Po për të ngrënë, bëje?
Jo, gatimi vinte nga mensa e repartit dhe shërbehej te mensa e godinës, po këtu brenda.

A ju kujtohet sa shefa Shtabi të Përgjithshëme komandantë batalioni keni ndërruar?
Nuk më kujtohet saktë... janë ndërruar me dhjetëra, ca me kohë të shkurtër e ca me kohë të gjatë, ndërsa unë shërbej këtu që nga viti 1985, pra vazhdoj të punoj ende. Deri në 1992-shin kemi qenë në shtet, më pas ka kaluar në privat.

Cili ka qenë personaliteti më i madh që ikeni shërbyer?
Për mua, çdo shef Shtabi apo komandant batalioni ishte personalitet. Kujtoj me kënaqësi Pëllumb Qazimin, Alfred Moisiun, Bujar Nishanin, Diko Zeqon, komandantin e parë të këtij reparti, por sigurisht edhe komandantin aktual nën/kolonel Arben Kingji, i cili ka qenë maksimalisht i angazhuar për të hapur Bunk'Art.

A ju kujtohet se çfarë preferonte të pinte ish-presidenti Moisiu dhe Presidenti aktual, Bujar Nishani?
Ish-presidenti Moisiu përgjithësisht çajmali pinte, por edhe kafe. Presidenti Bujar Nishani ka qenë komandant në një periudhë shumë të shkurtër, njëmujore. Këtu brenda objektit jo, por te klubi i repartit po, i kam shërbyer.

Nuk është se e frekuentonte shumë lokalin, por edhe kur vinte, vetëm kafe turke pinte. Cili nga këta ushtarakë të lartë që u ke shërbyer kishte teka, p.sh. nuk i pëlqente kafja, u bënte naze pijeve apo shërbimit?
Jo, jo, nuk e di si kanë qenë shefat e Shtabit apo komandantët e batalionit në raport me vartësit apo me ushtarët, por kur hynin këtu te klubi, ishin shumë të thjeshtë e seriozë njëkohësisht.

Mbanin radhën si të gjithë për të marrë kafen, ishin të sjellshëm dhe aspak të sertë.
A ka pasur femra të tjera që qëndronin në bunkerin antibërthamor?

Po, te centrali, shumica kanë qenë femra. Ato vareshin nga Ministria e Mbrojtjes dhe, kur ngrihej Shtabi i Përgjithshëm në stërvitje, ato vinin të gjitha këtu.

Këtu punohej me turne?
Jo, këtu punohej aq kohë sa vijonte stërvitja, p.sh. 24 orë, 48 orë e me ditë. Ne nuk mund të dilnim jashtë, por gjithçka na sillej këtu nëpërmjet ushtarëve.

Ju ishit e martuar kur keni filluar punë apo beqare?
Isha e martuar.

A nuk bëhej bashkëshorti juaj xheloz, pasi ju hynit nëntokë për të mos e ditur se kur dilni?
Jo, aspak. Pastaj ai mund të vinte të rrinte këtu me mua, kur kishte mundësi. Në mungesë të tij, vinte babai im. Por edhe vetë kam qëndruar, sepse unë jam vajzë ushtaraku, isha rritur në familje që më kuptonin shumë-shumë mirë për punën që kisha. Edhe bashkëshorti im ishte familjarizuar me ushtrinë.

Cila është koha më e gjatë që keni qëndruar këtu në bunker, pa parë dritën e diellit?
Në fillim, kur u punësova si banakiere, për shtatë ditë unë dhe Shtabi i Përgjithshëm u mbyllëm në bunker, duke simuluar gjendje lufte. Ka pasur edhe herë të tjera, me 48 orë ose 72 orë.

A ju tregonin arsyen se pse do të futeshit në bunker?
Nuk na thoshin asnjëherë se pse duhet të vinim këtu, sa do të qëndronim, nuk bëheshin pyetje të tilla. Po edhe sikur të bënim, nuk tregonte asnjeri, pasi çdo gjë ishte sekrete.

A nuk kishit frikë duke qëndruar këtu brenda?
Jo, jo. Ndoshta ngaqë shumicën e oficerëve i njihja, ngaqë më parë kisha punuar në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkaq, të gjithë ishin korrektë, por edhe të sjellshëm, duke ma bërë punën të lehtë dhe pa stres.

Kur ju jeni punësuar, Enver Hoxha kishte vdekur, ndërsa Mehmet Shehu ish vetëvrarë 4 vite para tij. Megjithatë, a të lejohej që të shkoje te dhomat sekrete të tyre, kush rrinte aty pas vdekjes së Hoxhës?

Jo, nuk kam shërbyer në dhomat e tyre. Nuk di të ketë qëndruar njeri atje pas vdekjes së Enverit. Di që kam bërë kafe "për të madhin", sepse ma jepte kështu porosinë ushtari. Pastaj kur e bëja, ia çonte ushtari kafen dhe "i madhi" kishte vetë dhomë.

Kush ishte "i madhi" në këtë rast?

Për kohën që kam punuar unë, "i madhi" ishte shefi i Shtabit, Kiço Mustaqi, ndërsa pas tij Pëllumb Qazimi. Por gjithsesi kafen ua çonte korrieri. Ishim mbi 20 ushtarë-korrierë që shërbenin nëpër dhoma, deri në vitin 1992.

Pra, ju nuk i patë asnjëherë dhomat e Enverit e Mehmetit, deri në vitin 1992?
Po, i kam parë vetëm një herë, por krejtësisht hajdutçe. Ishte stërvitja e parë kur hyra këtu, në vitin 1985. Ishte e ndaluar të futesha aty, por një herë kur kalova andej, nuk rezistova dot. Futa kokën shpejt e shpejt, por nuk arrita të fiksoj dot gjë, se ika "si drita".

A jeni në dijeni, nëse ata kanë qenë në bunker?

Enver Hoxha, me aq sa më kanë treguar ushtarakët ka qenë 3 herë, ndërsa Mehmet Shehu ka qenë më shpesh, ka qëndruar disa herë këtu me stërvitje. Por, meqë nuk kam qenë vetë asokohe, nuk mund të flas për gjëra që nuk i kam parë dhe nuk i di.

A keni përjetuar ndonjë incident brenda bunkerit, gjatë kohës së stërvitjeve?
Jo, personalisht nuk kam ndier dhe as kam parë ndonjë incident. Çdo gjë këtu ka qenë shumë e sigurt, madje ka pasur siguri maksimale.

Tani që u rihap bunkeri, a kanë ndryshuar shumë gjëra këtu brenda?
Bunkeri u shkatërrua në vitin 1997, shumë gjëra u dëmtuan, u vodhën objekte luksi, si p.sh. porcelanet luksoze të dhomës së Enverit e gjëra të tjera. Tani që është restauruar, më vjen mirë, pasi ky vend ka histori.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT MBUSHEN 2 VJET KUR DIPLOMATI DHE VEPRIMTARI I SHQUAR GANI AZEMI KALOI NË AMSHIM - E KUJTOJMË ME NJË SHKRIM QË AI IA KA KUSHTUAR KOSOVËS - DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS - 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës sapo shpalli pavarësinë (11.25.2014)
LULËKOSOVE E SHTYLL FLAMURI(Kushtuar Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt vrarë më 24 nëntor 2003 në krye të detyrës)Nga AGIM GASHI (11.24.2014)
E DASHURA ANGELA MERKEL, KUR DO TË ZGJOHET EVROPA? KUR TË JETË TEPËR VONË?DAÇIÇ - PITBULL I KRIMINELIT TË LUFTËSNga STEFAN SCHWARZ, ish-deputet i CDU-së në Bundestagun gjerman  (11.24.2014)
KISHA DHE USHTRIA NË AUSTRI BASHKOHEN PËR TË NDIHMUAR FËMIJËT KOSOVARË (11.24.2014)
SPARTAK NGJELA - BUNK'ARTI U HAP NGA ITHTARËT E ENVER HOXHËS, TË MBYLLET SA MË PARË (11.24.2014)
BANDITIZMI POLITIKNga ZEF MULAJ (11.24.2014)
EDITH DURHAM - SI E HARROI BRITANIA BIJËN E SAJNga BEN ANDONI (11.23.2014)
14 VJETORI I VRASJES SË XHEMAJL MUSTAFËS, BASHKËPUNËTORIT TË NGUSHTË TË PRESIDENTIT RUGOVAKronikë e 23 nëntorit 2000 (11.23.2014)
KOSOVA E PARË DHE KOSOVA E DYTËA ka gjë me tragjike se një soj i tillë si Mustafa të infiltrohet aq lehtë si kryetar i LDK-sëVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.23.2014)
'BUNK'ART' - NJË THESAR I KUJTESËS KOLEKTIVENga EDI RAMA* (11.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]