E Enjte, 04.18.2024, 05:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PSE VERIU I SHQIPNISË NUK HYNI NË LUFTË CIVILE? (Pjesa IV)
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI

E Martë, 11.25.2014, 03:59pm (GMT+1)



1943

 â– Pse, në të gjitha shkollat e Veriut, Rinia Shqiptare kishte studjue "Lahutën e Malcis"!
Pse, nder shkollat e Veriut, në krye të vendit ishte portreti i Gjegj Kastriotit...
Pse, Flamuri Kombtar i Gjergj Kastriotit valvitej "Porsi fleta e Ejllit t' Zotit..."
Pse, Mësuesi Martir i Shqipnisë At Shtjefen Gjeçovi ishte pranë portretit Kastriotit!

â– Pse, ishte Shoqnia "Bashkimi" që në vitin 1899 u tregoi Shqiptarëve deri ku, asht e do t' jetë Shqipnia Europjane...Ajo Shqipni që do të fliste, shkruente e lexonte Gjuhën Shqipe.

â– Pse, krah në krah me Dede Gjo' Lulin ishte Bajram Curri e Isa Boletini..., Idriz Seferi, Zefi i Vogel, Hasan Beg Prishtina, Zenel Begu etj. Trima të Maleve tona heroike. Hasan Riza Pasha, tha për Dedë Gjo' Lulin: "Ai asht burrë e atdhetar, jam mundue me i dhanë pare, por s'ka ndigjue me i marrë kurrsesi; dhe u ishte përgjegjë Nuk ka Sulltani pare aqsa me më thye mue!".

â– Pse, Veriu e Jugu, e dinte mirë thanjen e Luigj Gurakuqit në Parlamenti Shqiptar, në 1923 se:

"Na nuk vrasim!"...Pikrisht, Ai Luigj, që punoi i Pari per "Gjuhën e Njësueme Shqipe".

â– Pse, Shkolla e Parë në Elbasan për mësuesit e shkollave tona, përgatiste Pishtarët e Dijes në një nga Vatrat ku ndriçonte gjithë Trojet Shqiptare Gjaku i Kostandin Kristoforidhit.

â– Pse, që në 12 Qershorin 1913 At Gjergj Fishta, i kishte tregue ambasadorit De Philipps:

"Po mbushej gati moji që Fuqitë ndërkombtare kishin marrë sundimin e qytetit (me 14 Maji).

E At Fishta, mbasi u këshillue me disa bashkëvllazen të vet, kishte vendosë me ngritë Flamurin e Shqipnisë, e në ketë entuzjazëm kishte hartue edhe Hymnin, qi u kjé mësue njiheri fëmijve të shkollës Françeskane. Ndërsa, pra, prej kumbonarjet të Kishës së Françeskanve të Gjuhadolit valvitej Flamuri ma i madh se katër metra, fëmija menjiherë, si u patne porositë qyshë përpara, u shpërndanë çeta-çeta nepër rrugët e qytetit tue këndue: "Porsi fleta....". Menjiherë erdh urdhni prej sundimtarit të qytetit, Kolonel De Philipps, qi t'a zbresin Flamurin, ose do ta ulin me topa.. por Françeskani i Fishtes i tha: "Flamuri i Shqipnisë, e ka per nderë me u gjuejte me topa!"

â– Pse, nder shkollat e Shkodres lexohej, shkruhej dhe dihej përmendsh vjerrsha e Poetit Shqiptar Vaso Pashë Shkodrani... E të gjithë e dinin se, "kush po na zhyste me krye në hi..?"

â– Pse, shkodranët e dinin mirë vjerrshen "Liria" të Don Ndre Mjedjës...dhe vargjet e saj:

â– Pse, që në vitin 1924 gazeta "Ora e Maleve" tregonte rrezikun e madh të Shqipnisë, nga komunizmi, masoneria, ateizmi, korrupsioni qeveritar, vrasjet e gjaqet, dhe padija orientale...

â– Pse edhe nëse nuk dishroni Ju, Shkodra ishte dhe mbeti Kryeqyteti moral, kulturor dhe
shpirtnor i Shqipnisë Europjane Perëndimore...Në Vlonë, Burrat Shqiptarë nuk ishin mbledhë të dëgjojnë për një "Shqipni autonome në suazën e perandorisë otomane." E po, mos të dilte nga xhepi patllakja e Atdhetarit Luigj Gurakuqit, me 28 Nandor 1912... Né do të vazhdonim nën "suazen" Turke... si, u vazhdue me kenë nën disa modele robnije "moderne"...

Lirinë e keni ju, na hekra kemi...

â– Ja, fjalët e Hafiz Ali Krajës, para arkivolit At Gjergj Fishtës, me 31 Janar 1940:

"Të jesh i bindun, o Poet i Madh se, Shqiptari me "Lahutën e Malcis" ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë Helenët me Iliadën e Persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshme të popullit Shqiptar!..

Sot, djelmnia intelektuale me Lahutën Tande në dorë të nep besën Shqiptare, tue, t'u betue se idealin Tand të naltë që shprehe për kombsinë Shqiptare, do ta ruejm' e do ta mbajmë si gja të shtrenjtë morale!.."

â– Pse, Rinia shkodrane Lirinë e lexonte dhe e shihte nder veprat e Don Ndré Zadejës, bash kur në zemrat e Tyne vlonte gjaku per Liri nga okupatorët e tradhëtarët. Trokiti mu nder zemra "Ora e Shqypnisë", "Rozafa", "Ruba e kuqe", "Rrethimi i Shkodrës", "Shpella e Bogdanit", "Hijet e zeza"...etj., që zgjonin ndjenjat e Atdhedashunisë pa dallim krahinash e Feje.

Poeti i Ambëlsisë, pa Ju tutë syni me 16 gusht 1944, në ecjen me bajrakët e Shna Rrokut nga Kisha e Shirokës, e naltë në rrugën e Taraboshit, Ju drejtue besimtarëve me këte thirrje burrnore:

"Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij! Një rê e zezë me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s'keni për të pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqijat, se përveç, të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin."

Vepra "Ora e Shqypnisë", në 1919 kur Shqipnia ishte jo e lirë, u ba hymn Atdhetarie e revolte.

Ajo u vu në skenë për herë të parë në salonin e çfaqjeve të Kolegjes Saveriane, e kur aktorët me gjithë zemër këndonin: "Adrijes m'thuej krenare Vlona asht tokë Shqiptare!" ... Salla u ngrit në kambë, tue brohoritë: "Rrnoftë Vlona Shqiptare! Rrnoftë Vlona jonë!"...

â– Ishte po, mësim viti 1943, kur Shqipnia e Jugut ishte kallë flakë e mbulue në gjak...

â– Mbas vrasjes s' At Lekë Lulit...i angazhuem me Legalitetin, Provinçiali i Fretenve në Shkoder, At Mati Prennushi urdhnon: "Asnjë Klerik Françeskan nuk lejohet me u marrë me politikë... Në rasë të kundërt do të merren masa..." (Arkivi i Shtetit, Dosja Françeskanët 1943)

â– Burrat e Veriut, kapiten Gjelosh Luli, major Mul Bajraktari, major Dodë Nikolla (Ivezaj),
kapiten Llesh Marashi, me 23 Shtator 1943, të mbledhun për me shpëtue Atdheun nga një robni e ré që po kercnonte krahinat e Shqipnisë së Veriut të porsalirueme nga sllavët dhe italianët, që po administroheshin nga Shqiptarët, atëherë kur gjermanët ishin në terheqje, Këta Burra, në një mirëkuptim të plotë me Krenët e vendit, dhe me një guxim të admirueshëm të gjithë bashkë, formuen "Besë Lidhjen e Malësisë së Madhe, Rranxave dhe Postribës", që kishte si pikësynim kryesor: 1. Mbrojtja e Kufijëve të sotëm të Shtetit Shqiptar...tue u sigurue dhe:

â– 2. Qetësia e mbrendëshme në krahinat Shqiptare...me një Program të plotë, që përputhej me interesat kombtare të Lirisë, Pavarsisë, zhvillimit e përparimit në kahun e pikpamjeve tona Europjane Përendimore. Të nisun edhe nga sakrificat e Familjes së Atdhetarit Dedë Gjo' Luli, në vitin 1911, trashigimtarit të Gjakut të Tij, po edhe pasues i divoçem për nga Atdhetaria, kapiten Gjelosh Lulit, nga të gjithë drejtuesit iu besue drejtimi dhe organizimi i Saj.

Të parët që miratuen dhe u bashkuen me këte "Besë Lidhje të Veriut" ishin Krenët e Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit, Triepshit, Koçës, Fundës (Luare Ledhe), Reçit, Lohes, Rrjollit, Koplikut, Buzë-Ujit dhe Postribës. Shumë shpejtë me ta u lidh edhe koloneli Atdhetar i Dibres Muharrem Bajraktari. Me daten 19 Dhjetor 1944, drejtuesit e Besë Lidhjes i drejtojnë një kerkesë edhe anglezit, kolonelit Nill (Neell), që ndodhej në Veri...i cili "premton po, nuk mban asnjë nga ata që premtoi." (Dosja 1883, Arkivi Min. Mbrendshme Tiranë, 1998).

â– Xhafer Belegu tek libri i Tij "Lidhja e Prizrenit", (faqe 24, Tiranë 1939), shkruen se, Lord Beaconsfield (1804-1881), Më 13 qershor 1878, në Memorandumin e shkruem prej tij, me ia çue Kongresit të Berlinit, në pikën e parë thotë: "Indipendenca e Shqipnisë, përveçse, asht në interesin e shqiptarëve, por edhe ekujlibri i Europës e kërkon që kjo të jetë një shtet i pavarun, për me forcue murin mbrojtës të Europës Përëndimore, kundrejt invazionit Sllav."

â– A thue, e dinin "komshijtë" tanë "çlirimtarë" këte thanje që përsëriste Epopenë tonë kombtare të 500 vjetëve përpara, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbrojti Europën nga një shkatrrim i sigurtë otoman?

1944... "LAHUTA MBET VARË N' TRA...

 E NIPAT S' DIJNË ME I RA..." (Poet kosovarë)

â– Dhunohet edhe Shkodra nga shovenistët sllavë me ndihmën e terroristit Enver Hoxha.

â– Me 29 nandor 1944, forcat partizane rreth Shkodres, kanë hy në qytet si "çlirimtarë" pa e shkrepë një pushkë, mbasi forcat ushtarake gjermane u larguen në orët e para të ditës. Aty nga ora 6.00 e mëngjesit janë drejtue nga Kisha e Fretënve në Gjuhadol, ku, me forcë kanë hypë në kompanjel dhe bash aty, ku At Fishta, me 12 qershor 1913 kishte ngritë Flamurin Kombtar, aty partizanët e druzhe Titos, kanë vendosë "Flamurin me yllin e kuq" të sunduesëve jugosllav...

â– Shkodra u trand nga armiqtë shekullor të Popullit Shqiptar që ia arrijtën qellimit tyne me anën e PKSh, dhe tradhëtarëve të Atdheut të shitun tek shovenistët sllavë, Enver Hoxha me shokët e tij, që u instruktonin nga veglat terroriste të Titos në Shqipni, Mugosha, Popoviq e kompani...

â– Parimet bazë të komunizmit klasik janë: "Përçaj e sundo!", "Shpif e shpif se, dishka
mbetë!"... Porosia e Titos, për komunistët tanë në qytetin e Shkodres, ishte: "Shkatrroni kulm e thëmel çerdhën e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!", detyrë të cilën, Enver Hoxha ua ngarkoi kriminelëve Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Rahman Perdhaku, Sheuqet Peçi, Zoi Themeli... etj., nder të cilët, Koçi Xoxe, deklaron: "Per vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut komandant. Ka pasur edhe vëndim Byroje për këte... Kishim urdhër me vra dhe me i tretur në proskë njerëzit e dyshimtë dhe Parinë e vendit" (Dosja K. Xoxe, 1623. Arkivi M.Mbrendshme Tiranë, 1998)

â– Historiani Abaz Ermenji thotë: "Çdo laro me pushkë në krah ka rasë të bëjë ligjin, ku terrori bëhet si një ankth i padurueshëm". "Çlirimtarët" menjëherë "zëvendsojnë hymnin e Flamurit":

â– Ishte lufta e ndërsyeme e Jugut kundër Veriut. Ishin politikat shekullore të shovinistëve që përfituen prej kaosit të mbrendshëm, të cilët, në këtë moment përdorën komunistët anadollakë, për me përfitue ata vetë gjanë ma të rëndësishme: "përçaj e sundo!", tue shfrytzue inferioritetin e Jugorëve, që ua kishte dobësue logjikën. Kenja e Kryeqytetit Tirana në Veri gjithmonë qendër politike, kulturore, morale dhe ekonomike e një populli, Toskëve u dukej shburrnim ikja prej Vlonës. Ishte koha ma e përshtatëshme që Gegët, duhët t'i damshpërblenin me lanjen në "duartë e tyre" të Pushtetit "Popullor Komunist", fara e të cilit, u hodh në Përmet, Berat e kudo ku mujti me bijtë, ashtusi binë fara e keqe. Pa u "çliruar" Shkodra... Tito i zuni "kolltukët e qeverrisë".

â– Komunistët pëlqyen jetën e pyllit, ku si kafshët e egra shkyejshin intelektualët tue i nxjerrë me gishta gabzherrët prej ku, delte fjala e së vërtetës, dijës, kulturës dhe përparimit.

â– Ishte pra, lufta e haptë kundër Qytetnimit Europian, luftë shumë e rrebtë dhe shpartalluese prej padijës rrenuese fshatareske, që shfryente dufin e sajë tue djegë libra e biblioteka, tue plaçkitë muzeume e tue u mundue mos me lanë në kambë asnjë vepër arti e kulture Përparimtare.

â– Ishte alergji e Lindjës ndaj qëndrimit Përëndimor të Shqiptarëve, që nuk u pajtuen kurrë me pushtuesit, përderisa, asnjë krahinë ose një fshat kurrë nuk ka përdorë gjuhën e dhunuesit. U përdhosën Malët bashkë me "Kanunin e tyne" se vetëm, kështu, servilët e shërbëtorë besnikë të Titos e të Stalinit, masakronin edhe njëherë përsëvdekuni Etnit Fishta e Gjeçovi me shokë.

â– Ishte Shkodra, Kështjella e pathyeshme, ma e forta, ma e pastërta po, dhe ma e vëndosuna në shkambijtë e Veriut, antishoviniste sllave dhe për rrjedhojë ma antikomuniste, që u dogj e u përlue nga të gjitha këto lufta barbare e të përgjakëshme, një GJENOCID I VERTETË, që nuk e ka provue asnjë qytet tjetër i Evropës e, ... ndoshta..!!

â– Ishte lufta e "Internacionalizmit Proletar", që fikë e shuen ndjenjat Atdhetare tue nxitë Luftën vëllavrasëse, që asht rrënimi i popujve, tue përdorë ideologjinë marksiste-leniniste kundër Atdheut, Zotit e Besimit, tue ndezë mëllef e urrejtje mes vëllazënve, si dhe tue i shpërblye për këtë "meritë" shumë aventurierë dhe fondamentalistë me poste partie e shteti, tue i privilegjue në Sigurimin e shtetit terrorist me rroga të majme, medalje, dekorata, tituj, grada shkencore, spaleta ushtarake, bursa studimi jashta shteti etj., që po i gëzojnë edhe sot. Injorantët, servilët, hipokritët dhe imoralët agjentë, ishin ndër sferat ma të nalta të partisë dhe të shtetit komunist oriental.

MIGJA KALBET NË DHÉ...

"Hidhe hidhe këmbëne...eee, t' ia bëjmë Gegës nënën...eee..."

â– Ishte themeli i mjerimit që do të kunorzohej ma vonë nga "Lufta e kllasave" nën maskën e së cilës, u mëshefën luftat ma djallëzore e të pabesa të komunistëve ndaj Popullit Shqiptar.

â– Ky terror i ishte besue diktatorit Enver Hoxha, me shumë "besnikë" të pandamë jugosllavë, rus, anglez, amerikanë, të betuem në tradhëtinë e madhe ndaj Atdheut të Gjergj Kastriotit.

â– Ishin këta udhëheqësit e të gjitha këtyne LUFTAVE të flligta, që u përplasën për shkambin e Ilirisë dhe në veçansi për Kështjellën e Gencit e Teutës, djepin e Atdhetarizmës e folenë e kulturës demokratike. Gurt e Rozafës ishin thëmelët e gëdhenuna të Kulturës Europiane, të vëndosun nga Kreshnikët Atdhetarë Shqiptarë, të murosuna përjetësisht me Gjakun e Martirëve, që u derdhë rrëkajë prej majës së Bratilës në Deçiq, në Vlonë, e deri në Tokat tona në detin Jon, për FÉ, ATDHÉ E PËRPARIM EUROPIAN.

â– Ishim të gjithë Shqiptarët që u izoluem mjedis QYTETNIMIT - PA DRITË, ishim të gjithë të uritun e të etëshëm, mjedis EUROPËS PA LIRI !

â– Ishim në një vend mu në zemër t' Europës, ku u ushtrue një GJENOCIT, që sundoi për 50 vjetë një Popull Shqiptar, tue shrranjosë dëshirën për VIRTYT' E DIJE, pa të cilat, NUK KA JETË ASNJË POPULL. Gjithshka drejtë mëshefjes, fallsifikimit dhe "harresës"!

â– E mos harroni se ishte Ai Veri i Atdheut Nanë Terezës, për të cilin i "plasi zemra"!

â– Në sistemin komunist,

një rrashtë e shprazun nga armët trofé e në ballë,

e shkrueme me gjakun e sajë fjala "çlirim",

ka ma shumë vlerë...

 se, një kokë e skalitun

me I d e a l i n e naltë:

F é, A t d h é, P ë r p a r i m.

Melbourne, Nandor 2014. Vazhdon...
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GAZETARI GJERMAN VIKTOR MEIER - NJË MIK BESNIK I SHQIPTARËVE (11.25.2014)
BANAKIERJA E BUNKERIT - SI U VODHËN MË '97 SENDET E LUKSIT NGA DHOMA E DIKTATORIT (11.25.2014)
SOT MBUSHEN 2 VJET KUR DIPLOMATI DHE VEPRIMTARI I SHQUAR GANI AZEMI KALOI NË AMSHIM - E KUJTOJMË ME NJË SHKRIM QË AI IA KA KUSHTUAR KOSOVËS - DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS - 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës sapo shpalli pavarësinë (11.25.2014)
LULËKOSOVE E SHTYLL FLAMURI(Kushtuar Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt vrarë më 24 nëntor 2003 në krye të detyrës)Nga AGIM GASHI (11.24.2014)
E DASHURA ANGELA MERKEL, KUR DO TË ZGJOHET EVROPA? KUR TË JETË TEPËR VONË?DAÇIÇ - PITBULL I KRIMINELIT TË LUFTËSNga STEFAN SCHWARZ, ish-deputet i CDU-së në Bundestagun gjerman  (11.24.2014)
KISHA DHE USHTRIA NË AUSTRI BASHKOHEN PËR TË NDIHMUAR FËMIJËT KOSOVARË (11.24.2014)
SPARTAK NGJELA - BUNK'ARTI U HAP NGA ITHTARËT E ENVER HOXHËS, TË MBYLLET SA MË PARË (11.24.2014)
BANDITIZMI POLITIKNga ZEF MULAJ (11.24.2014)
EDITH DURHAM - SI E HARROI BRITANIA BIJËN E SAJNga BEN ANDONI (11.23.2014)
14 VJETORI I VRASJES SË XHEMAJL MUSTAFËS, BASHKËPUNËTORIT TË NGUSHTË TË PRESIDENTIT RUGOVAKronikë e 23 nëntorit 2000 (11.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]