E Mërkurë, 04.24.2024, 02:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AMERIKA FESTON DITËN E FALËNDERIMEVE - THANKSGIVING DAY - PRESIDENTI OBAMA FAL GJELAT MAC DHE CHEESE

E Enjte, 11.27.2014, 10:53am (GMT+1)



Voal-online - "Thanksgiving Day" "Dita e Falenderimeve" është ndër festat  më popullore , për të mos thënë më popullorja   në Amerike dhe është bërë  zakon te  festohet  të ejten e katërt  të muajit nëntor, pra sot..

Është historia e një dite të ftohtë në fund të vjeshtës në vitin 1621, kur rreth 50 kolonë anglezë të quajtur pelegrinë të cilët kishin mbijetuar me vështirësi pas dimrit të parë në Botën e Re, ndërsa 50 të tjerë vdiqën morën pjesë në një festë për të korrat me fqinjët e tyre indianët e fisit Wampanoag.

Kjo traditë, me origjinë fetare, opr që sot konsiderohet sekolare, jen prej vitit 1620. Pas të vjelave të vitit 1623, William Bradford, Governatori i Kolonisë themeluar nga baballarët pelegrinë në Plymouth, të Massachusettes, shpalli :

« Të gjithë ju Pelegrinë, me gratë e të vegjlit tuaj, ju ftojmë të vini e të bashkoheni me ne në Pallatin e Parlamentit mbi kodrinë për të degjuar pastorin që t'i thurë lavde e falenderime Zotit të Plotfuqishëm për mrekullitë e tij. ».

 

Aty ku pelegrinët dhe indianët shënuan të korrat mbi 300 vjet më parë, historia e Falenderimeve është e mbushur me mithe dhe teprime. Për shembull, ngjarja ka mundësi të ketë ndodhur në tetor, më pranë kohës së korrjes së misrit, rreth 90 burra vendas u mblodhën dhe hëngrën me Pelegrinët për tre ditë me radhë.

Pelegrinët ishin separatistë fetarë, një degë që ishte shkëputur nga një sekt strikt i quajtur puritanët, që paraqiten si një grup i ngurtë dhe jo shumë i prirur për festa.

Ata ishin njerëz shumë besimtarë në kohëra shumë fetare. Megjithatë ata vinin nga Anglia e vjetër dhe e bujshme. Ishte pjesë e jetës së tyre që të pinin, hanin dhe të festonin. Nuk diskutohet që ata nuk ishin krejtësisht njerëz që nuk dinin ç'ishte gëzimi"

Në dokumentat e pakta të vitit 1621 thuhet se në tryezë ishin shtruar shpezë, ka mundësi që të ishin rosa dhe pata dhe pa dyshim që nuk ishin gjela deti të shëndoshë që familjet amerikane mbushin dhe pjekin sot. As ilustrimet e tavolinave të gjata të ditës së parë të falenderimeve plot me bukë, kek me kunguj dhe salcë boronicash.

Anglezët i njihnin boronicat. Dhe anëtarët e fisit Wampanoag i hanin. Por ata nuk kishin aq sheqer sa të bënin salcë. Kunguj kishte, por nuk besojhej se mund të bënin kek me kunguj, pasi nuk kishte miell gruri dhe furrën për ta pjekur.

Ka plot  rrëfenja nga koha e të korrave në vitin 1621. Thuhet se Wampanoagët gjuajtën pesë drerë për festën. Por ndryshe nga ç'thuhet në legjendë, ata nuk sollën kokoshka, një lloj misri që nuk ekzistonte në Masaçusets. Ata gjithashtu nuk vishnin kapele me pupla si ato të Indianëve të tjerë. Veshjet e tyre ishin të thjeshta dhe praktike. Pra nuk kishte një fantazi edhe më të madhe të Falenderimeve.

Sipas mitit të krijuar, indianët i mirëpritën anglezët në tokën e tyre, hëngrën gjel deti dhe që atëherë jetuan së bashku në harmoni dhe se bëhej fjalë për festën e parë të Falenderimeve, e para e pasuar nga shumë të tjera më pas. Ideja është që vendasit e pranuan kolonizimin me dëshirë gjë që nuk është e vërtetë.

Aleanca mes Pelegrinëve dhe Wampanoagëve zgjatën vetëm 50 vjet para se traktatet e shkelura sollën si rezultat luftimet dhe gjakderdhjen.

Ka edhe një imazh tjetër të Festës së Falenderimeve që është shumë larg realitetit. Nëpër skica, burrat shfaqen me kostume pelegrinësh: pallto luksoze, këpucë me shkëlqim dhe kapele me rripa me tokëza. Në shekullin e 17-të vetëm të pasurit visheshin me aq ceremoni. Pelegrinët e varfër visheshin me pallto me lëkurë dreri. Pas vitit të vështirë që kishin kaluar, ata me siguri ishin mirënjohës edhe për ato veshje dhe që kishin shpëtuar gjallë. 

Falja Presienciale

Disa ditë para Ditës të Falenderimeve në Shtëpinë e Bardhë zhvillohet ceremonia ku Presidenti fal dy gjela deti. KJo traditë vjen prej kohë të presidentit John F.Kennedy më 1963. Prej vitit 2003, qytetarët amerikanë zgjedhin duke votuar online dy emrat e gjelave që do të falë presidenti. Në vititn 2009 Obama fali gjelin me emrin "Courage". Në vitin 2010 Presidenti Obama fali gjelat me emrat "Apple" dhe "Cider", ndërsa për vitin 2011 dy gjelat që fali Presidenti Obama quheshin "Liri" dhe "Paqe". Më 2012: Presidenti Obama fali Cobbler dhe Gobbler, dy gjela nga shteti i Virxhinias. 2013: Presidenti Obama pardoned Popcorn, (17 kg) turkey nga Minessota dhe Caramel,nga Virxhinia.

Për 2014 Presidenti Obama fali Mac dhe Cheese


Edhe këtë vit falja e gjelave të detit me rastin e Ditës të Falenderimeve u bë si zakonisht në ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.

"Unë e di se disa do të quajnë këtë një amnisti," tha ai, duke e bërë një referencë me një urdhër ekzekutiv që bëri në lidhje me emigracionin javën e kaluar.

"Sot unë jam duke marrë një veprim plotësisht brenda autoritetit tim ligjor, veprimi ekzekutiv ndërmarrë para meje nga presidentët demokratë dhe  republikanë, për faljen e jetës të dy gjelave nga fati që i priste - i tmerrshmëm për ta dhe i shijshëm për ne".

Dy gjelat - Mac dhe Cheese - ishin në diskutim për titullin në Ditën e Falenderimeve pas një fushate të fortë në Twitter, ku ata dolën fitimtarë përmes një votimi publik.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe dy vajzat e Presidentit Obama. 

Presidentët amerikanë kanë filluar traditën e faljes të gjelave që nga vitet 1800, si pjesë e festës kombëtare të Ditës të Falenderimeve.


Dreka tradicionale

Dreka e Ditës të falenderimeve është shumë e famshme, kjo ditë është pushim në gjithë Amerikën. Pjata kryesore padyshim që është gjeli i detit. Për Ditën e Falenderimeve në SHBA konsumohen rreth 40 milionë gjela deti.

Gjeli i detit gatuhet në mënyra të ndryshme. Në Bregun Lindor gjeli i detit mbushet me midhje, në Jug shoqërohet me kuleçë prej misri, në Veri me Oriz të Egër, tipik amerikan.

Tipike për Drekën e Falenderimeve është edhe salca me boronica. Ëmbëlsirë tradicionale e Thanksgiving Day janë edhe patatet e ëmbla me sheqer, erëza dhe gjalpë, që quhet Yam dhe torta me kungull.

Dita e Falenderimeve ndiqet nga e premtja që njihet si Black Friday, e Premtja e Zezë e që në  SHBA hap sezonin e blerjeve për Krishtlindje.

 


Festa në New York


"Dita e parë e falenderimeve" një pikturë e nga  Jean Louis Gerome Ferris

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLAMUR SHQIPTARPoezi nga RRUSTEM GECI (11.27.2014)
“TURQIA NA NXORI NGA EUROPA... ENVER HOXHA NA NXORI NGA KENJA NJERI !”Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa V) (11.27.2014)
MESILA DODA - NEVOJA PËR NJË PLATFORMË DEKOMUNISTIZIMI (11.27.2014)
NË SHTËPINË E IMZOT FAN NOLITNga VEHBI BAJRAMI (11.26.2014)
ISA RENEGAT - NGA Elida BUÇPAPAJ (KY OPINION ËSHTË BOTUAR MË 8 DHJETOR 2010 - 4 VITE MË PARË - E RISJELLIM PËR KUJTESË) (11.26.2014)
PSE VERIU I SHQIPNISË NUK HYNI NË LUFTË CIVILE? (Pjesa IV)Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga Fritz RADOVANI (11.25.2014)
GAZETARI GJERMAN VIKTOR MEIER - NJË MIK BESNIK I SHQIPTARËVE (11.25.2014)
BANAKIERJA E BUNKERIT - SI U VODHËN MË '97 SENDET E LUKSIT NGA DHOMA E DIKTATORIT (11.25.2014)
SOT MBUSHEN 2 VJET KUR DIPLOMATI DHE VEPRIMTARI I SHQUAR GANI AZEMI KALOI NË AMSHIM - E KUJTOJMË ME NJË SHKRIM QË AI IA KA KUSHTUAR KOSOVËS - DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS - 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës sapo shpalli pavarësinë (11.25.2014)
LULËKOSOVE E SHTYLL FLAMURI(Kushtuar Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt vrarë më 24 nëntor 2003 në krye të detyrës)Nga AGIM GASHI (11.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]